Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-06, 16:04   #207
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Pėr Zvicrėn ėshtė vetėm njė zgjidhje pėr tė ardhmen e Kosovės - pavarėsia


Shkruan: Mishlin Kalmi-Rej

Qė prej mė shumė se njė gjenerate, popullata qė vjen nga Ballkani Perėndimor nuk ka pushuar sė rrituri nė Zvicėr, pėr tė arritur aktualisht nė 400 mijė persona, pra, mė shumė se 5 pėr qind tė tėrė popullatės tonė.
Nė mesin e saj, kosovarėt pėrbėnin komunitetin mė tė madh edhe para vitit 1998. Ai vazhdimisht ėshtė forcuar dhe efektivi i pėrafėrt i kėtij komuniteti sot ėshtė 200 mijė persona. Afėr ēdo i dhjeti kosovar jeton nė Zvicėr. Ishte e pashmangshme qė konfliktet qė kanė pėrfshirė kėto vende tė mos kenė reperkusione tė thella po ashtu nė Zvicėr, duke pasur parasysh afėrsinė e tyre gjeografike dhe humane me vendin tim.
Nė Zvicėr, sikur edhe nė Francė, ne kemi interes qė ky rajon fqinj tė jetė stabil. Banja-Lluka (kryeqyteti i Republikės serbe tė Bosnės) ėshtė mė afėr Bernės se Bresti, Bajona apo Barcelona, Sarajeva mė afėr se Kopenhaga, Prishtina e Shkupi mė afėr se Stokholmi, Beogradi mė afėr se Madridi apo Athina.
Tokė pritėse dhe me traditė tė gjatė humanitare, Zvicra u ka dalė nė ndihmė popullatave mė halleliga, nga Kroacia deri nė ish-Republikėn jugosllave tė Maqedonisė. Ajo ka marrė pjesė aktive nė pėrpjekjen ndėrkombėtare pėr kthimin e paqes dhe rindėrtimin, duke dėrguar personel civil dhe ushtarak, si dhe duke dhėnė kontribute substanciale financiare, sidomos nė Bosnjė-Hercegovinė dhe nė Kosovė, ku Zvicra ėshtė bashkuar me Misionin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara dhe me forcėn shumėkombėshe tė NATO-s nė Kosovė (KFOR) me njė ė kontingjent tė armatosur.
Kudo qė ekspertiza e ty ishte e nevojshme, vendi im ka dhėnė ndihmėn e tij, duke vėzhguar pėr shembull pėrshtatjen e sistemit gjyqėsor tė Bosnjė-Hercegovinės me konventėn evropiane tė tė drejtave tė njeriut apo edhe duke e pranuar ish-Republikėn
federale jugosllave, Unionin aktual tė Serbisė e Malit tė Zi, brenda grupit tė tij nė institucionet e Bretton Ėoodsit. Pėrveē transfereve financiare, tė cilat reflektojnė lidhjet e ngushta qė kosovarėt qė punojnė te ne i mbajnė me familjet e tyre, Zvicra e mbėshtet rimėkėmbjen e ekonomisė sė Kosovės me projekte tė infrastrukturės dhe me ndihma pėr ndėrmarrjet e vogla. Pararendėse nė pėrpjek-jen nė favor tė njė dialogu pa pengesa, ajo ka marrė nėn patronazh shumė takime joformale tė pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tė Kosovės dhe tė fqinjėve tė tyre.
Duke qenė kėshtu, mund tė konstatohet se statusi i tanishėm i Kosovės, i paqartė dhe kundėrthėnės, mbetet njė problem i madh, i cili hipotekon stabilitetin e Ballkanit perėndimor. Situata e tanishme ėshtė e padurueshme. Ne s'mund ta injorojmė vullnetin pėr vetėvendosje tė plotė tė shprehur nga shumica shumė e madhe e popullatės sė Kosovės. Kėshtu qė, qė nga fundi i majit 2005, Zvicra ėshtė shprehur para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė favor tė njė rregullimi tė shpejtė tė ēėshtjes sė statusit. Sipas nesh, zgjidhja mė e mirė do tė ishte pavarėsia formale, pa rezerva, as restrikcione, e cila do t'i shėrbente interesave afatgjata tė tė gjitha palėve.
Nė mungesė tė njė forme tė pavarėsisė, ekziston frika se forcat ekstreme tė Kosovės do tė vazhdojnė tė pėrqendrohen nė zemėrimin dhe antagonizmat e tyre. Nėse kjo situatė do tė zgjaste, efekti i saj destabilizues do ta dėmtonte nė masė tė madhe rindėrtimin ekonomik dhe social tė tėrė rajonit. Kėto pikėpamje janė konflrmuar nga raporti i Eides, i dorėzuar nė Kėshillin e Sigurimit mė 7 tetor 2005, i cili i ka paraprirė emėrimit tė njė pėrfaqėsuesi special nga sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuar pėr negociatat rreth statusit tė ardhshėm tė Kosovės, pra ish-presidentin finlandez Martti Ahtisaari.
Nė mungesė tė njė statusi pėrfundimtar qė do tė kėnaqte palėt kryesore, ēėshtja e tė drejtave tė pronėsisė do tė mbetet pa zgjidhje. Po ashtu, pa siguri juridike, nuk do tė ketė investime. Si rrjedhojė, banorėve do t'u mungojnė mjetet (mėnyrat) pėr jetesė dhe papunėsia do tė jetė e pamatur (aktualisht ėshtė mbi 50 pėr qind).
Pėr mė tepėr, nė gjendjen e tanishme, Kosova nuk ka qasje nė shėrbimet e institucioneve financiare ndėrkombėtare, tė cilat janė tė hapu-ra vetėm pėr shtetet. Nė njė Kosovė tė pavarur, ndėrkaq, perspektivat e mbėshtetjes financiare pėr tė nxjerr nė pah resurset humane dhe natyrore tė vendit do tė ishin mė tė favorshme. Diaspora do tė mund tė investonte nė zhvillimin e vendit tė saj tė origjinės dhe popullata do tė shihte hapjen e njė tė ardhme tė denjė pėr t'u jetuar.
Nė mungesė tė pavarėsisė, Kosova do tė vazhdojė tė ecė nė njė pothuaj zbrazėtirė juridike, zbrazėti qė nuk do tė ishte e favorshme as pėr minoritetet, as pėr forcimin e luftės kundėr kriminalitetit tė organizuar dhe korrupsionit. Kurse, pavarėsia dhe marrja e pėrgjegjėsive institucionale qė ajo implikon pėr komunitetin kosovar pėrbėjnė shpresėn mė tė qartė pėr njė kthim tė qėndrueshėm nė pėrmbajtje dhe tolerancė nė Kosovė.
Nuk ka fjalė se respektimi i standardeve ndėrkombėtare nė fushėn e mbrojtjes sė minoriteteve dhe tė drejtave tė njeriut mbetet i njė rėndėsie primare, sot sikur edhe nesėr, nė Kosovėn e pavarur. Po ashtu, njė pranim e fuqishme ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė e domosdoshme dhe do tė mbetet edhe pėr njė kohė tė gjatė.
Sikur Bashkimi Evropian, i cili qė prej gjysmė shekulli ka bėrė qė tė pėrparojnė vlerat e pajtimit, tė demokracisė, lirisė individuale dhe tė tolerancės, edhe Zvicra ėshtė e vendosur qė tė promovojė ēdo gjė qė ėshtė esenciale pėr paqen e Evropės. Mė nė fund, pėrmes solidaritetit ne jemi angazhuar nė favor tė popullatave tė vrara tė Ballkanit. Prandaj, nėse ky angazhim ėshtė vital pėr vendet qė pėrfitojnė, ai ėshtė edhe nė interesin tonė gjithashtu, sepse kontribuon nė sigurinė tonė dhe nė prosperitetin tonė tė ardhshėm, Pėr kėtė arsye Zvicra nuk do tė heqė dorė nga pėrpjekjet e saj - pėr stabilitetin e rajonit dhe pėr pavarėsinė e Kosovės, shkruan ajo sot nė tė pėrditshmen franceze "Le Monde".

(Autorja ėshtė kėshilltare federale, ministre Punėve tė Jashtme tė Zvicrės)
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė