Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-06-09, 00:27   #1777
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

Ju lutem klikoni nė njė nga ikonat e pėrgjigjeve tė shpejta ne postimet e mėposhtme pėr tė aktivuar Pergjigjet E Shpejta.Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Gurėt e Heshtur
-----------------------

Autori Xhelal Ferizi liriku nė mėrgim
-----------------------------------------

Po heshtin kudo gurėt , e nuk iu del fjala

edhe pse un me copa tė yjeve gjithkah ju bėj tė fala

a thue i ka mbytė heshtja e vet nė kėt mjegull

kur vargu im ,shkrinė qdo gurė e qdo tjegull

e qajnė bilbilat kudo degė mė degė

nė lot po shėndrrohet lėngu shegė mė shegė

e un kahdo me varg i biri i shqipnisė

turr po i thrras dijetarve e turr gjithkah me i,nisė

vargjet t' mija n' lot e kahdo kushtrimtare

por su gjet kund gjuhė e su gjet m'shirė shqiptare

vargut tim nji lot as kund nji shpresė me i falė

jo su gjet kund qikė e jo su gjet kund djalė

thue se nė gurė e nė heshtje tė gjith,mė jan pėrsheshė

thue se me akull nėpėr gjak jan veshė

se loti i vargut s' po i duhet ma kujė

ma shum po iu duhet ah ai urdhri i hujė

se mund tė digjen germat qė hanen e kan tha

kund su gjet njė motėr e kund su gjet nji vlla

me e puthė nė ballė germen time tė arit

nuk u gjet ndoj bi as ndoj bir' i shqiptarit

e kėshtu nė gurė u kthye thonė gjithkah etnike shqipnija

gurė mbi gurė jan shtrue ah fiset e mija

pėr rreze'varg ma kush ,nuk shprehė ndoj gzim deh'tarė

jan dhanė pėrmbas vrapit tė gjith si do gjahtarė

me njė heshtje guri e me gjuhė qė s' merret vesh

vrapojnė kush ma parė me lakmi me u ndeshė

tue shkelė pėrmbi vargje qė po qesin gjak

kush kėndon si sorrė kush,qyqe nė ogjak

e ,ecin,e ecin me thumba shpues mbi diell

disa me kokė poshtė disa ecin n' qiell

por kush ndoj fjalė nuk e merr qė ėsht falas me e ble

disa blejnė tallava e do tjerė blejnė fe

e kush ndoj vrap t' pandalur e turrun si furija

qė shkelin mbi ato lule qė i ka mbjellė shqipnia

yrysh mbi ushkure e kush bjen n' litarė

disa bien si hutat me fat mbi thesarė

e turren disa tjerė me gri e me pre

pa kqyrė kund pėr gjak e pėr lot qė bJen rrke

e un me varg tė urtė nga i her kur ju dal para

qe i thrras me mbjellė paqe e grurė nėpėr ara

me mbjellė rrush e mollė e qershi e dardhė

se dita sot shqipnisė ndoshta i ka ardhė

me qenė ma e vyeshme se kurr ndonjiherė

me i qelė ndonji gaz me mbjellė ndoj pranverė

e un kur me varg vrapoj si bilbili

ata kurr s' m dhurojnė ndoj fletė karajfili

mbi zallė as mbi dhe “s 'm' lėnė me flutrue

as kurr ndonji krah ndoj filiz s' m' kan shtue

veq nxjerr' e 'tha mi kan mbi hapsirė

qė un nė flutrim tė mos dukem i lirė

pse k'shtu o orrla qė kend qiellit s' leni

mbi krye bilbil me pa nuk dėfreni

as kėngė e vargut s' ju shkrinė nėpėr mote

a thue bilbil kjo s' ėsht toka jote

ku me zbritė nė fole nuk t' lėnė gjeraqinat

pėr ty qajnė zymbylat e qajnė kanarinat

e sqepi yt loti qė i pikė nėpėr vija

biblil a thue ty pse nuk t' don shqipnija

pse qerdhes tėnde ike prej foleje

a thue dole kombi a thue dole feje

qė kėngen s' ta duan e s' ta duen as cicėrimen

as vargun e lotit as tė shekullit cingrrimen

qė ti nė qdo germė i thrrret pėr me u zgju

e ata nė gurė tash mė jan shėndrru

s' tė ndėgjojnė me besė s' tė ndegjojnė me hall

vargu yt po qanė pėrmbi gurė e zallė


e at lot tėndin po e pin zallina

germat t 'jan ba vuajtje qė po ti pin stina

ik o i mjerė poet e shterr dete e dhe

se t' jan mbulua gurėt e t' jan veshė me fe

dikush veshė me akull dikush veshė me hije

nuk ka mbetė mbi degė ndoj bilbil etnija

disa veshė si guri me njė ftoftsi moti

disa veshė n 'dėshprime varfri halle loti

dikush vrap tatpjetes e dikush drejt prronit

disa hije t' zymta disa brymė rreth ftonit

disa porsi huti nė zgure e nė fate

disa rrijnė n'mjerime porsi qyqe nate

disa si ndoj vyshkje nė rrugė akuj hije

disa mbetė si terri qė s , kan dritė as dije

qė nuk ju bjen dielli as rrezja e askujė

disa n' vend tė gjakut tash jetojnė me ujė

a thue kshtu n' kėt gjuhė don me vdekė shqipnija

se n' kėt heshtje t' zymt vyshken fiset t' mija

e vargu im qė d'nesė e udhė i lshon hapsira

nuk qėndiset n' stinė as te ajo ma e,mira

ikni vargje t' mija ikni merrni dhe

pėrtej fundit t' fundit ku s' ka kombe e fe

se edhe me qa ju me bekim tė qiellit

se edhe me u veshė ju me rreze t'dielit

se udhė me sh'ndrrue ju vet n'ė shtat tė ylberit

se edhe me qenė vet shejtrija e nderit

veshin ma s' ta vejnė ata tė bijtė e gurit

se ti s' shkon nėn dhe siq shkojnė t' bijtė e urit

se kto vargje e germa qė flasin me qdo akull

ditėt kur tė vijnė yjt kan me ra shakull

nė secilin varg kan me falė lot ari

e me i fal gjuhė shqipe qė e kan nga i pari

pėrgzime nga qielli pėrgzime nga magjija

kan me falė pėrgzime ehde nga vet mahnija

kurr s' kan per ti falė heshtjet qė u veshen me kėt petk

qė i kan marr kaparet e i kan marr lekt

vyshkė mbas interesi e mbas injorimi

vyshkur mbas lakmije qė ua sjell mashtrimi

kthye jan nė heshtje kthye jan nė gurė

humben gaz e shend humben dritė e nurė

pse k'shtu u zbeh venitur mohuese shqipnija

e tash s' po ka mikpritje pėr vargjet e mija

askund nuk iu shtohet fleta as kėrcylli

as nuk i don fusha e as nuk i don pylli

se kund diell nuk nxenė nė kta klorofila

se nuk ndjehet kėngė nuk ligjrojnė bilbila

as nuk ka kund zemer ligjruese mbi dhe

nga vrapi i mashtrimit me pare jan ble

e jan ble nga marka jan ble nga dollari

jan ble nga verbimi grabitja e ari

jan ble nga shum brryla zemrat jan ngurtsue

mos qajė vargu im se ti je vet krue

ti je vet burimi shekujt qė ujitė

do tė njomet koha dhe pė r ty njė ditė

ikni vargje t' mija shkoni n' tjera dhena

se nuk ka ma zemra se nuk ka ma krena

qė ju mbajnė nė gji qe ju duan krah,hapur

se gurėt me ferr nė valle jan kapur

se gjaku me ujė tash jan bė njė vlla

se qeshje as qehre si dikurė nuk ka

e ksaj vallje t' vdekjes i thonė n' gjuhė tė mjerė

ikni vargje t' mija gjeni bibil tjerė


se ktu n' kėt fole s' flet kush pėr shqipni

se gzimi esht shterrė se loti ėsht pi

e ju kur tė shkoni kahdo n' gjamė tue kja

s' keni me gjetė motėr s' keni me gjetė vlla

se n' pėr dhena tjera gjuha s' ju kupton

keni me u strukė n' skuta jeni lindur vonė

ah vargjet e mija pse doni me u tha

pse po u vyshkė mjerimi a nuk keni vlla

a nuk keni nanė a nuk keni shoq

m' thueni vargje t' mija keni mbetur troq

nėpėr gurė e dhena me mallė tu u vardisė

rreth hijeve t' ftofta pa ndoj gaz t' shqipnisė

e pėr n' fole rrugė nuk jan duke gjetė

atje s' po ka rrėnj ė atje s' po ka fletė

ku ju mund tė gjeni ndoj ushqim a hije

as nuk keni shpresė as nuk keni fije

ku me u kapė n' ndoj kopsht a' n' ndoj trėndafil

thue se gjuhė e juaj kėndon pėr tamil

thue se kndon pėr grek pėr shkje a indi

thue se nuk kėndon pėr shqip e etni

mosni vargje t' mija mos shtrydhni ma lot

mos qani pėr mua mos qani pėr mot

se kur gurėt prap ,t' bėhen me damarė

gjak keni me qenė e shpirtė pėr shqiptarė

---------------------------------------
Nga autori Xhelal Ferizi liriku i vargjeve shqiptare
---------------------------------------------------
kontakti me autorin e vargjeve
-----------------------------------------------
[email protected]
-------------------------------------------------------
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė