Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 19:50   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Idealet e lirisė

Abdyl Frashėri
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nė njė situate tepėr tė rėndė, zgjodhi mė
pjekuri nyjen strategjike pėr levizjen kombėtare shqiptare, domosdoshmerinė e
kryengritjes sė armatosur kundėr Portės sė Lartė pėr ēlirim kombėtar dhe
formimin e shtetit shqiptar, pėr pėrballimin e sfides sė rrezikshme qė pasonte

nderhyrjen ushtarake tė monarkive fqinje pėr t`i copetuar trojet
shqiptare ndėrmjet tyre. Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha rėndėsi parėsore
luftės pėr shpetimin e terėsisė territoriale tė vendit nga copėtimi, pėr tė
pėrvijuar dora-dorės bashkimin e shqiptarėve nė njė vilajet tė vetėm dhe mė pas
krijimin e njė shteti tė pavarur shqiptar.
"…Qellimi i Kuvendit ėshtė
qė t`ua presim hovin armiqve
tė pa shpirt,
duke lidhur besėn
shqiptare dhe duke u betuar qė
t`i mbrojmė mė gjak
trojet qė
na i kane lenė gjyshrit dhe
stergjyshrit tanė…"*
Abdyl Frashėri
Ndonėse pėrfaqėsuese e njė vendi tė vogėl, tė robėruar nga njė zgjedhė
shekullore, Lidhja Shqiptare e Prizrenit i detyroi Fuqitė e Mėdha tė rishikonin
tri
herė vendimet e tyre te prera, tė cilat u sfiduan nga rezistenca e saj.
Idealet e Lidhjės sė Prizrenit nuk u shuan kurrė. Pėrpjekjet pėr realizimin e
detyrave tė parashtrura vazhduan nė kontinutet.
___________________________
*Nga fjalimi i ēelėjes se Kuvendit tė
Prizrenit mė 10 qershor l878.-
Duke qenė sė rreziku i copėtimit tė tokave shqiptare po rritej dhe
kėrkesat pėr autonomi nuk po merreshin parasysh, rrethet shqiptare shtruan si
detyrė krijimin
e njė organizate tė re, si ajo e Lidhjes sė Prizrenit, qė tė
pėrfshinte tė gjithė vendin dhe tė vihej nė krye tė Levizjes Kombėtare.
Pėrpjekjėt e para filluan qė nė vjeshtėn e vitit 1896. Nė krye tė kėsaj nisme u
vu Haxhi Zeka, njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė Levizjes Kombėtare nė
vilajetin e Kosovės dhe nė mbarė Shqipėrinė.
Atdhetarėt shqiptarė, tė udhėhequr nga Haxhi Zeka, arriten tė hidhnin
thėmelet e njė lidhjeje tė re. Nė Pejė u mblodh njė kuvend i madh, ku morėn
pjesė rreth 500 veta tė ardhur kryesisht nga vilajeti i Kosovės, si dhe disa
pėrfaqėsues tė vilajeteve tė Manastirit e tė Janines. Nė kėtė kuvend u formua
lidhja e re shqiptare qė u quajt Lidhja e Pejės
ose Besa-Besė*. Kuvendi
shpalli gjithashtu Besėn pėr njė vit, mė qellim qė tė ndėrpriteshin hakmarrjet,
grindjet etj.
____________________
*Kuvendi i Lidhjes sė Pejės u mbajt mė 23 janar
l899
Pas formimit tė Lidhjes, Haxhi Zeka dhe patriotėt e tjerė, brenda dhe jashtė
atdheut, bėnė pėrpjekje pėr tė shtrire atė edhe nė krahinat e tjera.
Njėkohėsisht u bėnė pėrpjekje pėr tė organizuar njė kuvend tė pėrgjithshėm
shqiptar, ku do tė miratohej programi kombėtar i Lidhjės. Mė anė tė shtypit
shqiptar dhe te thirrjeve drejtuar popullit kėrkohej bashkimi rreth Lidhjės sė
Pejės dhe programit pėr autonomi.
"… Dil e piqu n`Haxhi Zekėn,
Grish Kosovėn bashko Rekėn
Lesho kushtrim
n`Toskė e n`Gegė
Mblidhnu tok si kokrrat n`shegė…"
At. Gjergj Fishta

Pikėrisht nė kėtė kohė Sami Frasheri botoi veprėn
,,Shqipėria ē'ka qenė, c'ėshtė e ēdo tė bėhetė ?'' Nė tė Samiu jo vetėm qė
pėrshkruante gjendjėn e vėshtirė tė Shqipėrisė dhe rreziqėt qė i kanoseshin nga
armiqtė e jashtėm, por tregonte edhe rrugėn qė duhej tė ndiqte populli shqiptar
dhe levizja e tij kombėtare.
Samiu shtronte nevojėn e sigurimit, nė fillim tė
autonomisė, e pastaj tė pavaresisė sė plotė.
..." Qysh tė mos ketė shqiptari tė drejtė
tė shkruajė e tė kėndojė gjuhėn
e tij nė vendin e
tij, kur gjithė kombet e kanė kėtė te drejtė dhe
njeri
s“i ndalon? Pse shqiptarėt tė jenė tė mėrguar
nga njė e drejtė qė e kanė
gjithė kombet e dheut?
Tė mos mundin tė shkruajnė e tė mėsojnė gjuhėn e
tyre, po tė tjera kombe tė huaj tė vijnė e t“u hapin
shkollat nė gjuhėrat e
tyre e t“u kthejnė kombėrinė e gjuhėn e tyre? Janė kaq tė dobėt
shqiptarėt?
Ja! njė mijė herė jo"...!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė