Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:49   #13
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

All-llahu xh.sh. po ashtu thotė:
"Dhe ata thanė: "Ajo qė gjen­det nė barkun e kėtyre kafshėve shtėpiake u pėrket vetėm mashkujve tonė, kurse pėr gratė tona janė tė ndaluara. E, nėse lindin ato tė ngordhura, ata tė gjithė (burra e gra) janė pjesė­marrės nė tė." All-llahu do t'i ndėshkojė ata pėr gėnjeshtra, se Ai, me tė vėrtetė ėshtė i Plotdijshėm dhe i Gjithdijshėm." (6,139).
Mirėpo, ekzistojnė edhe shpjegime tjera tė kėtyre llojeve tė kaf­shėve.[1]
Se'id b. El-Musejjibi konsideron se kėto lloje kafshėsh janė tė dedikuara vetėm pėr idolet e tyre,[2] ndėrsa nė hadithin autentik, i cili ėshtė "merfu'un" - i pandėrprerė, i transmetuar nga Resulull-llahu a.s. qėndron: "Amėr b. Lihjai ka qenė i pari i cili i ka mbrojtur dhe i ka liruar kėto lloje kafshėsh dhe i ka futur nė rituale adhurimi."[3]
Tė gjitha punėt paraprake, arabėt i bėnin pėr t'i kėnaqur zotat, duke besuar se zotat do t'i afrojnė te All-llahu, dhe se do tė ndėrmjetė­sojnė dhe do tė angazhohen pėr ata tek All-llahu.
Nė lidhje me kėtė Kur'ani thotė:
"E, ata qė marrin mbrojtės, pos All-llahut thonė: "Ne i lutemi atyre vetėm qė tė na afrojnė te All-llahu." (39,3). "Ata adhurojnė - pėrveē All-llahut - atė qė as nuk u bėnė dėm, as nuk u sjellė dobi dhe thonė: "Kėta janė ndėrmjetėsit tonė te All-llahu." (10,18).
Arabėt e bėnin ndarjen e shumė gjėrave me ndihmėn e shigjetėzave pa pupla, tė cilat shėrbenin pėr bixhoz dhe pėr lojė. Ekzistonin tri lloje shigjetėzash: shigjetėza nė tė cilat shkruante "Po" dhe shigjetėza nė tė cilat shkruante "Jo", qė i pėrdornin pėr tė marr vendime lidhur me punėn, udhėtimet, martesėn etj. Nėse dilte shigjetėza me "Po", atėherė kėtė punė e bėnin, ndėrsa me "Jo", nuk e bėnin at vit, por pėrsėri i hidhnin vitin e ardhshėm, e kėshtu me radhė. Ekzistonin shigjetėza nė tė cilat ka pasur ujė ose gjak, pastaj tė tilla nė tė cilat shkruante: "ėshtė nga ju" dhe "nuk ėshtė i juaji" dhe "tė dyjat". Kėshtu p.sh. nėse dysho­nin nė origjinėn e fėmijės, e vendosnin atė para "Hubelit", i merrnin me veti njėqind kurbanė, tė cilėt ia dorėzonin shortarit (fallgjiut). Ky i hidhte shigjetėzat dhe nėse dilte "ėshtė nga ju", do tė thoshte se fėmija ėshtė i juaji dhe ka tė drejtė trashėgimi, e nėse dilte "nuk ėshtė i juaji", nuk ka pasur tė drejtė nė trashėgim, e nėse dilte "tė dyjat", fėmija mbe­tej nė kėtė familje, trajtohej sikurse i tyre, por pa tė drejtė nė trashėgim dhe pa baba tė vėrtetė.
E ngjashme me shigjetėzat ka qenė gurėgaca, si dhe lojėrat e rre­zikshme tė cilat kanė lidhje me bast. Me bast ndanin mishin e kurba­nit tė flijuar pėr idhuj dhe tė therur me shortin e shigjetėzave. Arabėt beso­nin nė fjalėt e "Kahinėve", "arrafėve" dhe "munexhxhimėve".
"Kahin" ėshtė ai i cili parashikonte ardhmėrinė. Ai e shpallte ve­tėn si njohės i fshehtėsive. Mes tyre kishte edhe tė atillė qė konsi­dero­nin se ishin pasues tė xhinnėve dhe se xhinnėt u sjellin lajme.
"Arraf" ėshtė ai i cili e konsideronte vetėn si njohės tė ngjarjeve me shkaqe dhe pasoja tė cilat i theksonte nė situatat pėrkatėse. Ai e qėllonte p.sh. se kush ėshtė vjedhėsi, ku ka ndodhur vjedhja, ēka ėshtė vjedhur dhe pėrgjithėsisht i qėllonte ngjarjet e pėrditshme.
"Munexhxhim" ėshtė ai i cili zbulonte kismetin dhe ngjarjet nėpėr­mjet horoskopit dhe yjeve. Ky ishte astrolog. Tė besuarit nė fjalėt e tija nė realitet paraqiste adhurimin e yjeve.
Arabėt besonin nė parashenja (isharet i keq) apo nė pesimizėm. Ata nė kėtė besim shkonin aq larg sa qė kalimin e macės pėrtej rrugės, ose fluturimin e zogut pėrmbi kokė, e konsideronin fatkeqėsi. I afroheshin zogut apo kaprollit pėr ta trembur, dhe nėse ikte nė anėn e djathtė, vazh­donin punėn e filluar dhe e konsideronin hair, e nėse ikte nė anėn e majtė, ata e ndėrprenin punėn e filluar duke parė nė kėtė parashenjė "tė keqe". Kėtyre zakoneve shortare mund t'u shtohen edhe disa tė tjera, si p.sh.: bartja e shputės sė lepurit rreth qafe, pastaj drojtja prej disa ditėve apo muajve, prej disa kafshėve, shtėpive, grave, besimi nė armikun ose kryeparėt. Gjithashtu besonin se trupi i tė vrarit nuk do tė qetėsohet derisa tė mos paguhet gjaku, dhe se shpirti i tij do tė rrijė pezull duke thėnė: "Ma ktheni trupin tim, ma ktheni trupin tim", ose "mė jepni ujė, mė jepni ujė", e kur kryhej hakmarrja ose kur paguhej gjaku, shpirti hynte pėrsėri nė trup dhe trupi qetėsohej.[4]
Ja, kėshtu pra kanė besuar arabėt paraislamik, edhe pse kanė pasur diēka nga besimi i Ibrahimit a.s., tė cilin nuk e kanė braktisur krejtė­sisht, si p.sh. lavdėrimin e Ka'bes ose tavafin rreth Ka'bes, kryerjen e haxhxhit, umres, qėndrimin nė Arafat, Muzdelife dhe therjen e kurba­neve. Por gjithashtu nė tė gjitha kėto kanė futur bid'ate - risi.
Kurejshitėt thonin: "Ne jemi bijtė e Ibrahimit dhe trashėgimtarė tė Ka'bes, ne jemi pronarė tė saj dhe banorė tė Mekės. Askush prej arabė­ve nuk gėzon tė drejta dhe pozita tė tilla." vetėn e quanin "elhimes", e ky ishte emri i pėrbashkėt i tė gjithė pjesėtarėve tė fisit Kurejsh, Kinan dhe Xhedil. "Ne nuk guxojmė ta braktisim Haremin dhe t'i zhveshim ihramet." Ata nuk qėndronin nė Arafat e as qė bėnin ifaden nga Arafati, por kėtė e bėnin nga Muzdelifeja. (Ifade ėshtė kthimi i pėrbashkėt gru­por nga Arafati.)
Nė lidhje me kėtė All-llahu xh.sh. thotė:
"Mandej kthehuni nga Arafati, siē kthehen tė gjithė tė tjerėt dhe kėrkoni ndjesė prej All-llahut." (2,199)
Ata po ashtu thonin: "Ne himesėt, nuk guxojmė tė marrim ushqim dhe ta fėrgojmė nė tlyen, gjersa jemi nė ihrame. Ne nuk hyjmė nė ēadra nga kėmenda (lesh dhie ose deveje) e kur kemi nevojė tė pushojmė, pushojmė vetėm nėpėr shtėpia pėrderisa jemi nė ihrame."[5] Gjithashtu thonin: " Kush ka ardhur nė Tempull, e me vete ka marrė ushqim nuk duhet ta hajė atė ushqim gjatė kohės sė haxhxhit dhe umres."[6]
Atyre qė banonin jashtė haremit u urdhėronin qė tavafin e parė rreth Ka'bes ta bėnin nė petkat e ndonjė himesi, e nėse nuk gjejshin petka pėrkatėse, mashkujt e bėnin tavafin lakuriq. Femrat kėtė e bėnin krejtėsisht tė zhveshura, me pėrjashtim tė njė kėmishe tė prerė. Nė lidhje me veshje All-llahu xh.sh. thotė: "O bijtė e Ademit, vishuni bukur kurdo qė tė faleni!" (7,31)
Nėse ndonjė mashkull apo femėr kishte nderin ta bėnte tavafin nė teshat e veta nė tė cilat kishte ardhur, atėherė pasi e kryente tavafin i gjuante ato dhe nuk i pėrdorte mė, as ai e as dikush tjetėr. E kishin zakon qė tė mos hyjshin nė shtėpi nga dera kryesore pėrderisa ishin nė ihrame, por nė pjesėn e mbrapme tė shtėpisė e bėnin njė tė ēelur nėpėr cilėn hynin dhe dilnin.
Kėtė absurditet e konsideronin si bamirėsi. Kur'ani kėtė e ka ndaluar, andaj All-llahu xh.sh. thotė:
"...Nuk shprehet mirėsia me tė hyrit nė shtėpi nga pjesa e mbrapme, por mirėsia qėndron nė tė ruajturit nga tė kėqijat. Hyni nė shtėpia kah dyert e tyre dhe droni All-llahut." (2,189).
Tė gjitha kėto bindje fetare tė arabėve paraislamik kanė qenė shirk i kulluar ose politeizėm. Po kėshtu janė edhe besimet nė idhuj, fall, nė trille etj. Madje edhe hebrenjtė, tė krishterėt, mexhusijėt - adhuruesit e zjarrit, seb'ejėt dhe tė tjerėt, gjenin rrugė tė volitshme tė hynin nė Arabi me bindje dhe adete tė veta fetare. Hebrenjtė tė paktėn i kanė pasur dy periudha, kur patėn sukses tė depėrtojnė nė trevat e Arabisė.
1. Shpėrngulja e tyre gjatė fushatave luftarake tė Asirisė dhe Babi­lonisė nė Palestinė. Fushata pushtuese ushtarake u nis si shkas i presio­nit ndaj hebrenjve, pėr shkak tė rrėnimit tė qyteteve dhe tempujve tė tyre nga vetė mbreti Buhatanaseri nė vitin 589. para erės sė re.
Shumica e hebrenjve tė robėruar dėrgohen nė Babiloni, dhe prej aty ndajnė tokėn e braktisur prej Palestinės gjer nė Hixhaz qė tė vendo­seshin nė veri tė Arabisė.[7]

[1] Ibni Hisham: I/89, 90.

[2] Sahihu-l-Buhari: I/499.

[3] Sahihu-l-Buhari: I/499.

[4] Sahihu-l-Muslim, me komentuesin Nevevije-Kitabu-l-imami: I/59.

[5] Ibni Hisham: I/199, Sahihu-l-Buhari: I/226.

[6] Ibni Hishami: I/202.

[7] Kalbu-xhezireti-l-Arebi: f. 151.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė