Aktakuzė ndaj dy ish - ushtarakėve serbė pėr vrasjen e 27 shqiptarėve
Beograd, 06.11.2013
Prokuroria pėr krime lufte nė Serbi ka ngritur aktpadi kundėr oficerit tė Ushtrisė sė Serbisė (US) Pavle Gavriloviq (1965) nga Leskovci dhe kundėr nėnoficerit Rajka Kozlina (1976) nga Beogradi pėr vrasjen e 27 personave civilė nė Ternje tė Suharekės, Kosovė, mė 25 mars 1999, ka kumtuar Prokuroria, njofton Beta.
Nė aktakuzė theksohet se Gavriloviq e Kozlina, si ish- pjesėtarė tė Brigadės sė motorizuar 549 tė Ushtrisė sė Serbisė, bashkė me tė tjerė tė paidentifikuar nga Prapavija e batalionit, kanė vrarė 27 civilė, banorė tė Tėrnjes, meshkuj pleq, gra e fėmijė, ndėr tė cilėt edhe njė katėrvjeēar.
"Gavriloviq, i cili ka urdhėruar sulmin kundėr civilėve nė fshat, mė 25 mars ka tubuar vartėsit e tij, ndėr tė cilėt edhe Rajka Kozlina, dhe dha urdhėr qė tė vriten civilėt me fjalėt: 'Nuk guxon tė mbetet asnjė i gjallė, thuhet nė kumtesė.
Sipas kėtij urdhri, kjo do tė thoshte spastrim fshati dhe vrasje banorėsh, saktėson Prokuroria.
Eprorėt, ndėr tė cilėt edhe togeri Kozlina, i ndau ushtarėt nė tri grupe lufte qė hynė nė fshatin Ternje dhe gjatė aksionit vranė tė paktėn 27 banorė.
Gavriloviq dhe Kozlina ngarkohen me veprėn penal krime lufte ndaj popullatės civile.