Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-11-07, 15:38   #40
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Sugjerimet pėr modele tė reja pėr Kosovėn janė "irelevante dhe tė pakuptimta", thotė Ēeku
Nju Jork, 15 nėntor - Procesi i statusit tė Kosovės po i afrohet fundi mė 10 dhjetor, andaj kjo do tė "krijojė njė atmosferė pėr shpallje pozitive dhe bashkėrenduese tė pavarėsisė" si dhe do tė nxisė njohjen nga bashkėsia ndėrkombėtare, shkruan kryeministri Agim Ēeku nė njė tekst autorial nė gazetėn "Uoll strit xhornal" (Wall Street Juornal). Sipas Ēekut, diskutimet pėr statusin kanė ngecur, kurse "Serbia nuk mund tė pranojė se pavarėsia ėshtė e pashmangshme", ndėrsa pala kosovare e di se "pavarėsia ėshtė e pashmangshme", dhe prandaj "nuk mund tė ketė kompromis apo shtyrje". Ēeku paralajmėron Beogradin se "ēdo pėrpjekje agresive e Serbisė pėr ta vonuar procesin", apo duke "vendosur sanksione ekonomike, do tė jetė e dėmshme jo vetėm pėr Kosovėn", por edhe pėr Serbinė dhe rajonin. Ndėrkaq sugjerimet pėr modele tė reja pėr statusin e Kosovės, Ēeku i quan "boshe, irelevante dhe tė pakuptimta". Ai shprehet se pas tė gjitha vuajtjeve gjatė viteve '90, Kosova kurrė nuk mund tė ketė asnjė lloj konfederate me Serbinė, por mund tė ketė bashkėpunim, nga i cili do tė pėrfitojnė tė dyja vendet.

Si pasojė e shembjes sė dheut, bllokohet magjistralja Kaēanik Hani i Elezit
Kaēanik, 15 nėntor - Sipas njė njoftimi tė SHPK-sė, sot nė orėn 10:00, nė magjistralen Kaēanik Hani i Elezit, pėrkatėsisht pas urės sė dytė nė drejtim tė Hanit tė Elezit tek vendi i quajtur "Urae Kashanit", ka ndodhur njė shembje dheu. Policėt e trafikut kanė dalė pėr tė rregulluar trafikun dhe pėr njė orė ka funksionuar njė korsi e kėsaj magjistrale. Gjatė rregullimit tė trafikut nga shembja e gurėve njė pjesėtar i SHPK sė ka pėsuar lėndime (thyerje tė kėmbės), dhe i njėjti ėshtė transportuar pėr nė QKUK, Prishtinė pėr trajtim mjekėsor. Pėr shkak tė shembjes sė vazhdueshme tė gurėve nė orėn 11:00 ėshtė bllokuar tėrėsishtė kjo magjistrale. Ėshtė njoftuar Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit pėr tė bėrė intervenimin nė mėnyrė qė kjo magjistarle tė lirohet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.

Pozicioni i SHBA-ve pėr Kosovėn nuk ka ndryshuar, tha Mekormak
Prishtinė, 15 nėntor - Pozicioni i SHBA-ve pėr Kosovėn nuk ka ndryshuar, tha zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė Shtetit, Shon Mekormak (Sean McCormack), duke komentuar idenė e tė dėrguarit tė Bashkimit Evropian, Volfgang Ichinger pėr zgjidhjen neutrale tė statusit tė Kosovės. "Mund tė them se pozicioni ynė ndaj Kosovės ėshtė i pandryshuar. Nėse kjo ide i konfirmon parametrat e qėndrimit tonė politik, jam i sigurtė se do ta dėgjojmė atė, por nė kėtė ēėshtje kemi qenė shumė tė qartė", tha Mekormak. Sipas Ishingerit, Treshja ndėrmjetėsuese pėrgatitet t'u paraqesė palėve propozimin e quajtur "status neutral" qė synon normalizimin e marrėdhėnieve tė Prishtinės dhe Beogradit, pavarėsisht se ēfarė mund tė vendoset sot ose nesėr pėr statusin e Kosovės. Dje ideja u hodh poshtė si nga presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, ashtu edhe nga ministri pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Sllobodan Samarxhiq.

Burns: Serbia tė mos i rezistojė me forcė pavarėsisė pėr Kosovėn
Uashington, 15 nėntor - Nėnsekretari amerikan i Shtetit ritheksoi dje mbėshtetjen amerikane pėr t'i dhėnė Kosovės pavarėsi tė mbikqyrur nėse negociatat pėr statusin e saj nuk ēojnė nė marrėveshje deri mė 10 dhjetor. Nėnsekretari i Shtetit qė merret me politikėn pėr Kosovėn tha se komunitetit ndėrkombėtar do t'i duhet tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e tij pėr Kosovėn nėse nuk arrihet marrėveshje me bisedime. Ai i bėri Serbisė njė paralajmėrim qė tė mos pėrpiqet t'i rezistojė me forcė njė rezultati tė tillė. Bėrns kėto komentei bėri pėrpara njė Nėnkomisioni pėr Punėt e Jashtėme tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pas takimit qė pati mė parė me zotin Wolfgang Ischinger, i dėrguar i Bashkimit Europian nė bisedimet pėr Kosovėn dhe me zotin Frank Wisner, i dėrguar i posaēėm i Shteteve tė Bashkuara nė kėto bisedime. Bėrns ritheksoi mbėshtetjen amerikane pėr tė kaluar nė njė periudhė tė pavarėsisė sė mbikqyrur pėr Kosovėn e cila do tė ēonte pastaj nė pavarėsi tė plotė, siē ėshtė propozuar nga ndėrmjetėsi i OKB sė, Martti Ahtisaari nė fillim tė kėtij viti, transmeton "Zėri i Amerikės". Disa figura politike nė Beograd kanė lėnė tė kuptohet se Serbia mund t'i rezistojė me forcė zbatimit tė planit Ahtisaari ndėrkohė qė vende tė tjera ballkanike janė tė shqetėsuara se nė Kosovė mund tė ketė trazira politike pas skadimit tė afatit. Megjithatė, Bėrns tha se nuk shikon ndonjė arsye pėr trazira meqenėse nė Kosovė ėshtė prania e trupave tė NATO s e cila parashikohet tė vazhdojė pa ndonjė afat. Ai tha se shpreson shumė se Serbia nuk do tė pėrpiqet tė nxisė trazira, sidomos nė pjesėn veriore tė Kosovės qė banohet kryesisht nga pakica serbe: "Ne kemi 17,000 trupa tė NATO s nė Kosovė, duke pėrfshirė rreth 1,500 trupa amerikane. Kėto trupa ndodhen atje pėr tė ruajtur ligjin dhe rendin. Ato do tė shtypin ēdo pėrpjekje nga cilado palė pėr ta marrė ligjin nė duart e saj, pėr tė kėrkuar ndarje ose pėr tė kėrkuar paqendrueshmėri. Dhe mendoj se ne mund t'ia besojmė NATO s kėtė punė dhe nė tė njėjtėn kohė mund tė besojmė se diplomacia jonė do tė ketė sukses pėr tė bindur popullin e atjeshėm qė tė ecė pėrpara, duke patur parasysh faktin se 95 pėrqind e njerėzve qė jetojnė tani nė Kosovė janė myslimanė shqiptarė", tha Bėrns.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė