Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-11, 00:26   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Rrėfimi i panjohur: Migjeni e humbi virgjėrinė me “Njenėn nga ato...”





Nuk mbaj mend se kur dhe si u njoha me Andrea Stefin, por di te them se ky njeri mė hyri shpejt nė zemėr, madje dhe u miqėsova me tė. Dhe shkak pėr kėtė u bė Migjeni. Kjo ndodhi nga mesi i viteve 50, kur unė punoja nė Shtėpinė botuese “Naim Frashėri”, ndėrsa ai jetonte nė Durrės, ku punonte si mėsues dhe vinte herė pas here nė Tiranė. Dėshira e Andreas ishte tė botonte njė pėrmbledhje me shkrimet e veta, tė botuara nė vitet ‘30 nė revistėn “Rilindja” e nė gazetėn “Shtypi”, dhe kėrkonte ndihmėn time. Qenė kryesisht shkrime publicistike, ese dhe skica letrare, qė ai i kish nėnshkruar me pseudonimet Corvus dhe Trinitas. Ē’ėshtė e vėrteta, fillimisht, nga ē’mė tregonte autori, isha pak skeptik, por kur i lexova nė dorėshkrimin qė mė dha, mė tėrhoqėn dhe m’u dukėn me vlerė. Ishin krijime tipike tė letėrsisė sė brezit tė viteve ‘30 pėr nga tematika dhe fryma kritike, deri dhe nga stili dhe llojet letrare qė lėvroheshin atėherė. Ndihej menjėherė ndikimi i Migjenit, siē e kisha vėnė re dhe nė shkrimet e disa tė tjerėve. Kėshtu do tė hynte nė bisedat tona Migjeni, pėr vlerat e tij si artist e si njeri, duke u rikthyer nga njė takim nė tjetrin.
Sa herė vinte Andrea nga Durrėsi, ne takoheshim nė Kafe Tirana, njė lokal i njohur aso kohe, qė frekuentohej aq shumė nga intelektualėt. Ai nuk binte aq nė sy, qe njė burrė i shkurtėr, rreth tė pesėdhjetave, me njė vėshtrim tė butė, fjalė-ėmbėl e natyrė e sinqertė, me njė formim kulturor qė tė ngjallte respekt. Ishte i lexuar dhe e njihte mirė jetėn letrare tė paraluftės dhe kjo mua do tė mė tėrhiqte, sidomos rrėfimet e tij pėr disa nga figurat e asaj kohe, qė ai kish pasur rast t’i takonte e t’i njihte, disa edhe nga afėr. Kėshtu, ai do tė mė fliste me admirim tė madh pėr N. Mjedėn, me ftohtėsi pėr Gj.Fishtėn dhe me armiqėsi pėr E. Koliqin.
Andrea ishte nga Kavaja, por kishte jetuar disa vjet nė Shkodėr, te e motra qė ishte martuar atje, ku kish kryer gjimnazin dhe kish pasur shok klase Veli Stafėn dhe Zef Malėn. Nė shoqėri me ta, nga sa do tė kuptoja, ai ishte ushqyer me ide tė majta tė kohės, tė cilat do t’i shprehte dhe nė shkrimet e veta me frymė antikonformiste.
Kuptohet qė, nė bisedat tona, tema qendrore do tė ishte Migjeni ose, mė saktė, Milloshi, siē e thėrriste ai. Rrėfimet e tij pėr tė nuk kishin tė shteruar dhe ajo qė mė tėrhiqte e herė-herė mė magjepste, ishte mėnyra e tė treguarit, sinqeriteti dhe vėrtetėsia, linja koherente e rrėfimit. Dhe ēka e bėnte akoma mė tė besueshėm Andrean ishte objektiviteti dhe shmangja e komenteve, sepse me gjithė admirimin dhe nostalgjinė qė kish pėr Milloshin, ai s’mbaj mend ta idealizonte dhe mistifikonte. Milloshi ishte gjithnjė Millosh, qė nga kreu deri nė fund tė kujtimeve tė Andreas.
Nga gjithė sa do mė fliste, do tė merrja vesh se ata qenė njohur qė herėt, kishin qenė bashkėmoshatarė, me njė vit diferencė, kishin njohje familjare, vinin tė dy nga komuniteti ortodoks. Por kėto do tė ishin vetėm rrethanat e njohjes, qė do tė ndihmonin pėr lidhjen e tyre, e cila do tė rridhte nga afėrsia shpirtėrore, nga cilėsi e vlera tė pėrbashkėta, nga natyra tė ngjashme, ndonėse me temperamente tė ndryshme. Me kohė pastaj, do tė hynin nė kėto marrėdhėnie mendimet dhe interesat e pėrafėrta, prirjet e brendshme, leximet, dashuria pėr artin e mbi tė gjitha pėrkushtimi letrar.
Por me sa kuptoja unė dhe nga sa do ta njihja Andrean, mendoj se Milloshi do ta ēmonte atė pėr miqėsinė e sinqertė qė ai i falte, pėr karakterin e ēiltėr, pėr ndershmėrinė e besnikėrinė, si njeri qė s’njihte djallėzinė dhe hipokrizinė. Kėtyre vlerave u shtohej pastaj shpirti i tij i ndjeshėm dhe mospajtimi me padrejtėsinė, qė e shprehte me qėndrimet e reagimet e tij sociale nė mbrojtje tė tė dobėtėve e tė varfėrve. Ashtu si Milloshi dhe ai e ndjente thellė mjerimin qė zotėronte nė jetėn shqiptare tė kohės.
Dihet qė Migjeni ishte natyrė e mbyllur, qė bėnte njė jetė tė veēuar, qė kish pak miq dhe jo pak admirues. Andrea, duke qenė se gėzonte besimin dhe respektin e tij, dashur padashur do tė ndėrlidhte nė disa raste poetin me njerėzit pėrqark. Veē asnjėherė nuk do tė fliste pėr kėtė gjė drejt pėr drejt. Por, nga sa do tė mė tregonin tė tjerė mė vonė dhe nga burimet arkivore, del se Andrea do t’i gjendej pranė shokut tė tij nė hallet veta. Kėshtu, ai, duke qenė lexuesi i parė i vjershave tė Migjenit, jo rastėsisht autori do ta ngarkonte si “kujdestar tė plotfuqishėm” pėr botimin e “Vargjeve tė lira”. Gjithashtu, ai do t’i vinte nė ndihmė Milloshit kur u kthye nga studimet dhe mbeti pėr njė kohė i papunė. Do tė qe Andrea qė do tė ndėrmjetėsonte te Dhimitėr Gjergo, inspektor nė Ministrinė e Arsimit (mik i familjes sė tij, edhe ai nga Kavaja), pėr ta emėruar mėsues nė Vrakė. Po kėshtu, prapė i njėjti njeri do t’i nxirrte bursė tė motrės, Ollgės, pėr studime tė larta nė Itali.
Tė gjitha kėto qė po pėrmend, por dhe nga sa do tė mė tregonte Andrea pėr marrėdhėniet e tyre tė pėrditėshme, qė unė tani e kam tė vėshtirė t’i kujtoj, jam i bindur se Milloshi s’kish shok mė tė afėrt (ndoshta tė vetmin mik konfidencial) nė vitet e fundit tė jetės se sa Andrea.
Pėr kėtė flet, veē tė tjerash, dhe njė episod i rrallė e tepėr kuptimplotė qė mbaj mend nga rrėfimet e Andreas, tė cilin ma tregoi njė ditė. Ngjarja qė mė tha mė la aq mbresa sa, kur u ktheva nė shtėpi, e hodha nė bllokun e shėnimeve. Ishte fjala pėr njė sferė krejt tė panjohur te poetit, pėr jetėn e tij intime, qė nė vitet 60 as bėhej fjalė se mund ta publikoja nė shtyp.
Ē’ėshtė e vėrteta, nė bisedat tona, nėn shtytjen time, Andrea e kish prekur jo njėherė temėn e dashurisė nė jetėn e Milloshit. Sipas tij poeti, pėr vet natyrėn e ndjeshme, s’kish si tė mos tregonte interes dhe joshje ndaj vajzave, por ajo qė e dallonte nga tė tjerėt ishte vetėpėrmbajtja dhe sjellja fisnike. Ai ishte sa romantik aq dhe realist nė raport me to. Andrea kujtonte me nostalgji shėtitjet qė bėnin mbrėmjeve nėpėr Rrugėn e Madhe, vėshtrimet qė u hidhnin vajzave, shkėmbimin e pėrshėndetjeve me tė njohurat e tyre, ndonjė takim tė rastit dhe pastaj komentet qė bėnin. Nė kėto raste ai hapej dhe i pėlqente tė jepte pėlqimet ose mospėlqimet e veta, por gjithnjė i pėrmbajtur e dinjitoz. Ndaj dhe Andrea, pėr ta respektuar kujtimin e tij, i kursente fjalėt, i shmangej dekonspirimit tė intimiteteve. Madje, kur njėherė e pyeta se kush fshihej pas inicialeve Z.B. te poezia omonime, qė ia kish kushtuar Milloshi, ai mė tha se kjo ishte zonjusha B., shoqja mė e afėrt e Ollgės, njė vajzė e bukur, e zgjuar dhe e kulturuar, pėr tė cilėn poeti kish shumė dobėsi, siē del dhe nga vjersha. Ajo mė vonė u martua me njė ortodoks shkodran e pėr kureshtjen time shtoi se tani jetonte nė Tiranė, por pa mė thėnė emrin e saj tė vėrtetė. Dhe kur nė njė takim tjetėr ngula kėmbė tė ma tregonte emrin, ai u ndje ngushtė dhe mė kėrkoi tė betohesha para se tė ma thoshte se kjo do tė mbetej e fshehtė midis nesh. Dhe unė do ta mbaja fjalėn deri sa, pas disa vitesh, do tė zbuloheshin dy letrat e saj dėrguar Ollgės, ku fliste hapur pėr dashurinė e tyre.
vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė