Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-03-06, 20:16   #5
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shqipnia asht nji Dhi e Zgjebosun me Bisht Perpjete
Cfare duhet ba sot, kur Shqipnia jo vetem qe asht shume ma e mbrapambetun se Kosova, ēka asht edhe aresyeja kryesore e lindjes se rrymes Kosovariste, por pervec kesaje e trajton Kosoven si vend vasal?

Lufta kunder neglizhimit, negativizimit dhe keqtrajtimit te kosovareve nga ana e Shtetit e Medias Shqiptare asht Fronti Aktual i Kosoves mbasqe ajo te fitoje Pavaresine nga Serbia. Negociatat per Pavaresi nga Serbia duhen zevendesue me negociata per Barazi ose per Integrim te Shendoshe me Shqipnine. Kosova nuk do t’i bashkohet Shqipnine, as Shqipnia nuk do t’i bashkohet Kosoves. Kosova dhe Shqipnia, dy shtete dhe identitete shqiptare do te shkrihen ne nji shtet dhe identitet te vetem. Edhe sikur mos te jene te afta me u integrue territorikisht ngase influenca greko-serbe nuk e deshiron nji shtet te forte shqiptar, integrimi shoqnor, kulturor e tregtar (commonwealth) asht absolutisht i nevojshem dhe i detyrueshem ndaj shqiptarit te thjeshte.
  • <LI class=MsoNormal>Hapi i pare i integrimit asht integrimi i Gegnishtes ne te ashtuquajtunen Gjuhe e Njisuar. Pa integrimin e Gegnishtes Kosovari i bashkuem me Shqipnine do te mbesin ne rolin e te neglizhuemit, te huajit, argatit, provincialit te pa-edukuem
    <LI class=MsoNormal>Se dyti e kaluemja shqiptare duhet qite ne drite. Dhuna, terrorizmi dhe perdhunimi i tokes, historise, identitetit, shpirtit e zotave te Shqipnise duhen qite ne gjyq shoqnor, dmth publikue dhe debatue haptas. Pa i la llogarite - nepermjet diskursit, jo dhunes e hakmarrjes - me te kaluemen e vet, Shqipnia nuk asht gati, psikologjikisht, me u bashkue me Kosoven sepse Kosova nuk e ka nji te kalueme te tille ku Kosovaret kane shkaktue terror mbi popullin e vet. Prandaj shqiptaret duhet me i dlire keto probleme perpara bashkimit me Kosoven ne menyre qe Kosovaret mos te kene nevoje me u marre me idiotizmin e kozakeve te Stalinit. Kosova nuk duhet me gabue me u bashkue me nji popull qe ka nji histori te mshehun ne terrin e dhunes e terrorit dhe refuzon me e qite ne drite kete ferr qe egzistoi per dekada te tana sepse vone a heret ata duhet me u marre me keto probleme. Keshtu ata, dashje padashje, do te bahen pjese e asaje historie. Kosova duhet me i pase duert e pastra nga stalinizmit shqiptar dhe kjo arrihet vetem me dlirjen e asaje mizerie perpara integrimit.
  • Perndryshe bashkimi i institucioneve gjithe-shqiptare dmth bartjen e te gjitha zyreve nga Prishtina ne Tirane, ku kosovaret do t’a gjejne vetvetin ne rolin e vasalit? Fjithashtu, ēka do te bahet me institucionet e Kosoves? Do t'u jepen tregtareve Kinez me qira si apartamente? Do te kthehen ne depo ushqimesh per supermarketet?
Rexhep Qosja ka te drejte kur refuzon dyzimin e shqiptareve, por ai asht gabim kur neglizhon aresyet e lindjes dhe rritjes se Kosovarizmit

Nuk jane Kosovaret qe kane krijue ose shpike Kosovarizmin. Asht dhuna Serbe dhe neglizhimi i Shqipnise qe e kane detyrue me dhune Kosovarin inteligjent, patriot e te ndershem me krijue ne menyre gjeniale nji identitet te ri, dhe shpresoj te perjetshem – Kosovarizmin.
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė