Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 01:41   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kolonizimi Serb I Kosovės

Pikėrisht kėtij momenti “boshllėku” fiktiv, kur prania shqiptare nė strukturėn demoetnike tė Kosovės pati rėnie relative, i referohet mė sė shumti dija serbe pėr tė provuar se shqiptarėt “u dyndėn” drejt veriut pėr tė zėnė troje tė tė tjerėve, nė fillim tė shekullit tė 18-tė. Ndėrsa e vėrteta ėshtė e thjeshtė: Kur, mė 1710, Porta e Lartė e hoqi regjimin “nėn ferman”, shqiptarėt kryengritės u rikthyen nė trojet e mėhershme. Shkenca serbe pikėrisht nė kėtė moment e fillon historinė: shqiptarėt e ripopulluan Kosovėn nė shekujt 17-tė dhe tė 18-tė, sepse Perandoria Osmane e favorizoi dyndjen e tyre si shpėrblim pėr ndėrrimin e fesė dhe si ndėshkim pėr serbėt fanatikė. Asaj nuk i intereson kronologjia absolute, mjafton njė kronologji relative, qė shqiptarėt t’i gjejė nė mungesė.[5]
Njė pjesė e popullsisė shqiptare qė ishte vendosur pėrkohėsisht nė viset malore tė Shqipėrisė Qendrore, pas pėrfundimit tė luftės austro-osmane qė zgjati gati 20 vite, filloi gradualisht pėrsėri tė kthehet nė vendbanimet e tyre tė mėparshm nė territoret e sotme tė Kosovės dhe mė gjėrė, qė atėherė administrativisht kryesisht jetonin nė Sanxhakun e Vushtrrisė, Prizrenit etj. Por njė pjesė e popullsisė shqiptare e besimit orthodoks si edhe tė asaj katolike qė kishte qenė e inkuadruar nė radhėt e ushtrisė austriake, nga frika e ushtrisė osmane u shtėrnguan tė dynden nė Vojvodinė e vende tė tjera tė asaj ane, e jo popullsia serbe qė numėrohej nė gjishtrinjė e njė fakt ajo ishte me prejardhje vllehe e serbizuar nė mesjetė, siē ishte serbizuar edhe njė pjesė e popullsisė shqiptare tė besimit tė krishterė.[6]

Pėrpjekjet e shqiptarėve pėr ēlirim kombėtar nuk pushuan asnjėherė, por pėrkundrazi ato vazhduan duke gjetur forma tė reja tė rezistencės, me qėllim qė tė ēlirohen nga sundimi i Perandorisė osmane.
Ēlirimi i viseve tė Pashallėkut tė Beogradit[7] dhe 6 nahijet[8] gjatė viteve 1800 e deri nė vitet 1875 ishte e drejtė legjitime serbe. Mirėpo, nė anėn tjetėr, ajo largoi popullatėn joserbe nga ato treva. Kėshtu sipas njė shėnimi historiografik nga periudha 1800 e deri nė vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartėpėrmendura dhe nga Lugina e Moravės, siē thuhet aty, rreth 150.000 banorė shqiptarė.[9] Regjimet e dinastisė sė Obrenoviqėve (1817-1903) vazhduan politikėn terroriste shtetėrore ndaj shqiptarėve e boshnjakėve e gjatė viteve ‘30 tė shekullit XIX, me qėllim tė spastrimit etnik. Nė frymėn e kėsaj politike, qeveria e Principatės sė Serbisė urdhėroi me 1832 qė ēdo shqiptari dhe boshnjaku, qė kapet nė territorin e Serbisė, t’i mėshohen nga 25 tė rėna me shkop, ndėrsa mė 1834 urdhėroi qė tė pėrdoret ushtria pėr t’iu djegur fshatrat.[10]

Politika e Mbretėrisė serbe pėrherė kishte pėr qėllim dhe synim tė pėrhershėm grabitjen e tokave shqiptare dhe zgjerimin e tyre. Serbia shpresonte qė tė shfrytėzojė rastin nė rrethanat e krijuara, pėr tė gllabėruar nė tėrėsi jo vetėm Kosovėn, por edhe tėrė Shqipėrinė bregdetare, pėr tė dalė nė detin e hapur. Qė nga viti 1844 ajo kishte pėrpiluar shumė programe, me tė vetmin qėllim pėr t’i shfarosė shqiptarėt si popull - pėr njė moment ose nė etapa. Ndėrsa, ato vise tė vendosen tė kolonizohen me elementin sllav. Ata pėr tė shkėputur pjesė nga trojet shqiptare intensifikuan veprimtarinė e tyre diplomatike. Pėr kėtė qėllim monarkia serbe, infensifikoi edhe shtypin, publikimet dhe aktivitetin shkencor, ku synonte t’i vinte njė mbėshtetje gjoja historike shkencore politikės grabitqare pushtuese tė borgjezisė serbomadhe ndaj tokave shqiptare nė Kosovė e gjetiu. Nė kėtė politikė ishte dhe ėshtė angazhuar edhe shkenca serbe, sidomos pėr sa i pėrket trajtimit tė sė kaluarės historike dhe autoktonisė sė popullit shqiptar nė viset e Ballkanit, ku jeton sot, para sė gjithash nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Kjo “shkencė” nuk ka pasur pėr bazė normat dhe moralin shkencor, tė vėrtetėn shkencore, por vetėm interesat e politikės sė ditės, politikės antishqiptare. Shkencėtarėt e tillė pėrpiqen qė me ēdo kusht ta mohojnė prejardhjen ilire tė shqiptarėve. Ata kishin vetėm njė qėllim tė caktuar - mohimin e sė kaluarės historike etnike tė shqiptarėve, falsifikimin e historisė dhe tė autoktonisė sė tyre.[11] Pėr realizimin e kėsaj, ata pėrdorėn tė gjitha format dhe metodat diplomatike e “shkencore”, duke mos kursyer mė vonė edhe metodėn e dhunės e tė terrorit pėr spastrimin etnik tė Kosovės, shkombėtarizimin e saj dhe kolonizimin me elementin sllav.

Gadi katėr dekada mė parė, nė Vilajetin e Kosovės bėnte pjesė edhe Sanxhaku i Nishit me kazatė e saj tė Vranjės, tė Pirotit, tė Leskocit ku prania e shqiptarėve ishte e konsiderueshme. Por Kongresi i Berlinit, Sanxhakun e Nishit ia dha Serbisė, pėr tė kėnaqur Rusinė, e cila e kishte fituar luftėn kundėr Perandorisė Osmane. Sė bashku me Sanxhakun e Nishit, Vilajeti i Kosovės pėrfshinte nė gjirin e vet troje etnike shqiptare. Kėtė e pohojnė, midis tė tjerėve, tre vezhgues tė huaj objektivė, tė cilėt disa dekada pėrpara Kongresit tė Berlinit, i vizituan kėto troje. Qė te tre kėta vėzhgues, njohės tė mirė tė Gadishullit Ballkanik, studimtari erodit freng Ami Boue mė 1810, analisti i mprehtė britanik E. Spenser mė 1847 dhe shkencėtari i njohur austriak J. Hahn mė 1853, kishin dhėnė nė mėnyrė tė pėrafėrt edhe konturet e trojeve ku shqiptarėt ishin tė pranishėm nė kohėn e tyre. Sipas tyre, shqiptarėt ishin tė pranishėm nė Veri deri nė Nish, Leskofc dhe Vranjė, nė Lindje deri nė Kumanovė, Perlep dhe Manastir, nė Jug deri nė Konicė, Janinė dhe Prevezė, pa qenė nevoja tė pėrsėritet se nė periferi tė kėsaj treve kishte pėrzirje etnish, ku shqiptarėt formonin diku pakicėn pėrball etnive tjera.[12]
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė