Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-02-09, 20:55   #1
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Femra Shqiptare Dhe Opinioni I Saj

Femra shqiptare ėshtė Mbifemra! nga NEZIR MYRTA

E them, mbifemra, jo pse ėshtė e kombit tim, por sinqerisht ekziston njė fshehtėsi, a sekret i genit gjenealogjik, qė pretendon prore tė mbijetojė nė ēdo kohė e situatė sado e vėshtirė dhe e kobshme tė jetė! Pikėrisht ajo fshehtėsi gjenetike ėshtė nė femrėn shqiptare, e cila me durimin e saj, vuri mbi vete gjithēka me vlerė e pozitive pėr dashurinė, familjen, farėfisin dhe ruajti nderin e familjes e fisit kurdoherė, pėr atė quhet FISNIKE, ajo qė mbanė gjallė fisin e njeriut, qė askush tjetėr nuk ka kėtė epitet madhor! Dikush ende nuk mund ta kuptojė, kur e kanė kuptuar edhe tė huajt, qė popullzuam njė botė, as kėtė nuk mund ta kuptojė ende dikush...

Ėshtė lehtė ta ketė njė opinion tė vet tė lirė, femra e njė populli tė lirė e tė civilizuar - por ėshtė krenari qė femra shqiptare mbijetoi aq fuqishėm me genin e saj trashėgues, nė njė popull tė robėruar e tė shtypur e tė shkatrruar me themel, shkrumb e hi nėpėr mijėvjeēarėt histerik! Edhe sot, pas mijėra diskriminimeve deri nė pragzhdukjeje ndaj kombit shqiptar, femra shqiptare mbetet Hyjnia e Botės, ku vetėm me pak kujdes e vetpohim personaliteti, arrinė tė renditet edhe mbi femrat e popujve ma tė civilizuar, nė ēfarėdo aspekti pozitiv, qė nuk qėndron aspak ma ultė nė asnjė aspekt, se secila femėre botės! Bukuria, Menēuria, Nderi, Besa Shqiptare, Zgjuarsia, Guximi nė njė jetės aq tė vėshtirė (si me bre hekur e ēelik me dhėmb), Guximi ndaj edhe gjakpirėsve ma tė egjėr barbarė - Femra Shqiptare, kurrė nuk iu pėrkul me Nderin e saj - as pushtuesve, as mbretėrve as shtat' krajlave - por e ruajti genin e vet trashėgues edhe nė momentet ma kritike tė jetės - duke sakrifikuar edhe vet Jetėn para pushtuesve, ēnderuesve, e edhe krijoi histori pėr zili pėr njė botė!...

Nuk duhet tė merremi me shembujt e rrugėve, bareve, a ēkado tjetėr, kur masovikisht Femra Shqiptare, kudo ndodhet pa e treguar Vetveten Shqipetare, nuk e len, as do ta lejė kurrė edhe nė opinione tė huaja! Dihet se ēdo kohė ka ngritjet e rėniet e veta, shkundjet e jetės, e nuk ėshtė ēare pa rėnė gjethe e ndonjė degė Lisash, por kurrė lisa tė rrėxuar pėrdhe! Ndikimet e huaja e qėllimkėqija, mund tė vyshkin edhe lule shumė tė bukura erėkėndshme, po kopshti shqiptar, ėshtė i ruajtur nga Geni Trashėgues, sado rėnie e sakrifica tė ketė! Paramendoni: cila femėr vetflijohet, para njė ēnderimit tė huaj? - Po cila femėr nuk e lė embrionin e huaj as tė lindet gjallė? Po, cila femėr i bindet, e shtrohet me durimin paskaj, qoftė edhe njė burri aq tė ndruejtur edhe tė shėmtuar nė mendje e trup, kur njė bukuroshe shqiptare e tillė, lindi e rriti bijė shqiponjash, kur vet edhe emri - shqipja, i takon femrės shqiptare, ku Bijtė e Shqipes, nuk e lan pa e treguar vetveten, e pa bėrė histori ndėr ma tė rrallat botėrore - sa nga zilia e madhe edhe i pėrvehtėsuan tė huajt historikisht, sepse tė gjithė perandorėt e shtetformuesit, strategėt ma tė mėdhenjė botėror - ishin padyshim bijtė e femrės shqiptare!

Femra shqiptare ėshtė Hyjnia illiro-pellgasgjike, ėshtė poajo hyjnia antike, po ato perėndeshat olympike, po ata ''pellgasėt Hyjnorė'', qė ndėrtuan nga Akropoli, Aleksandria, e Hindi, e gati tė gjitha mrekullitė e botės! Dikujt mund t'i duket kjo njė humoreskė rasti, por le ta dij se vetem shqipja, lind bijė tė shqipes!

Vetėm Shqipja lind bijė tė shqipes dhe femra shqiptare sot, e ka nė vetėdijen e saj tė mrekullishme, aftėsinė e mbijetesės kudo ndodhet dhe opinioni i saj ėshtė i lirė dhe i hapur, sido qė tė jetė: fėmij, vajzė, nuse, grua a e moshuar - por, qė ajo don t'i hapet udha e opinionit, se e ka trashėgim nderin e themelit tė personalitetit, ėshtė themeltare, qė nuk mėsyen turr e nė opinion pėrpara si tjerat pėrrreth atdheut shqiptar - sepse ka Maturinė e Shqiponjes! -

Vetėm Shqipja Lind Bijė Tė Shqipes dhe opinioni i saj ėshtė i hapur me kohėn!



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:41
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante