Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-10, 22:58   #39
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A do tė tolerohėt edhe kėsaj rradhe Izraeli ? ( 9/20 Turq te vrar )

Sulmi izraelit, mbledhje e jashtzakonshme e Kėshillit tė Sigurimit

Published or updated- 31/05/2010 18:45:00
Madhėsia:
http://alsat-m.tv/thumbnail.php?file...article_medium

Kėshilli i Sigurimit do tė mbajė mbledhje tė jashtzakonshme pėr sulmin e komandove izraelite ndaj flotės sė anijeve qė bartnin ndihma humanitare pėr nė Rripin e Gazės, nė tė cilin u vranė tė paktėn nėntė vetė dhe 50 u plagosėn.
Ambasadori i Libanit, vendit qė kryeson kėshillin, e thirri mbledhjen pėr tė diskutuar sulmin e izraelitėve ndaj gjashtė anijeve qė lundronin drejt Gazės.
Protesta tė fuqishme ndėrkombėtare po bėhen pėr shkak tė ndėrhyrjes sė komandove izraelite.
Nėnsekretari i ministrisė sė Jashtme turke, Salim Jenel, i tha Radios Evropa e Lirė se ambasadori izraelit ėshtė paralajmėruar pėr "dėmtim tė pakthyeshėm" tė marrėdhėnieve dypalėshe.
Jenel i hodhi poshtė pohimet e Izraelit se anijet humanitare turke, tė cilat ishin inspektuar nga njė vend i NATO-s, mund tė kenė trafikuar armė.
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB, Ban Ki-mun tha se ėshtė "i shokuar" nga sulmi.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Uiliam Barton shprehu "keqardhje tė thellė" pėr humbjen e jetėve.
Rusia e dėnoi incidentin si shkelje tė rėndė tė ligjit ndėrkombėtar.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili ndodhet pėr vizitė nė Kanada, tha se do ta anulojė vizitėn nė Uashington dhe do tė kthehet nė Izrael. /rel/



SHBA-ja shpreh keqardhje pėr tė vrarėt nė sulmin izraelit
"SHBA-ja shpreh keqardhjen e thellė pėr tė vdekurit dhe tė plagosurit dhe po punon pėr zbardhjen e rrethanave tė kėsaj tragjedie'', theksoi zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, William Burton.
Postuar mė 31.05.2010 14:42:46 UTC
Pėrditėsuar mė 31.05.2010 14:42:46 UTC
SHBA-ja shprehu keqardhje pėr tė vrarėt pas sulmit izraelit kundėr flotiljes propalestineze nisur drejt Rripit tė Gazės, por ajo kėrkon tė njohė rrethanat e tragjedisė, sipas njė komunikate tė Shtėpisė sė Bardhė.

"SHBA-ja shpreh keqardhjen e thellė pėr tė vdekurit dhe tė plagosurit dhe po punon pėr zbardhjen e rrethanave tė kėsaj tragjedie'', theksoi zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, William Burton.

Ky ėshtė reagimi i parė zyrtar amerikan pas sulmit nga komando izraelite kundėr njė prej anijeve tė flotiljes ndėrkombėtare.

Sipas njė televizioni izraelit, rreth 19 pasagjerė tė flotiljes janė vrarė dhe 36 tė tjerė janė plagosur nė kėtė sulm.
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Lapsi : 31-05-10 nė 22:59
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė