Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-05, 22:14   #29
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Domethene ti je per nje treg proteksionist.
Ndersa per mendimin tim, tregu i lire i jep fryme ekonomise, nxit konkurencen dhe aplikimin e teknologjive te larta me qellim qe te perballohet konkurenca.
Ne fillim tregu i lire shkakton krize, papunesi te larte, rritje cmimesh, rritje te importeve. Po me kalimin e kohes ai nxit reagimin e biznesit per t'u mbrojt nga falimentimi, permes investimeve ne sektorin prodhues, i cili nxit prodhimin vendas, pra eksportin, shton punesimin dhe mbush buxhetin me taksa. Sot gati jane hequr taksat doganore ne mes te shteteve te Ballkanit dhe e vetmja rruge per te mbushur buxhetin jane investimet.
Ndersa tregu i mbrojtur, ne fakt e frenon zhvillimin dhe ul konkurencen.
Eshte e vertete qe vendet e reja te bashkimit Evropian ne kete faze po vuajne, por pas disa viteve atje do te jete transferuar teknologjia prej shteteve te tjera me te zhvilluara (sic edhe po behet), sepse niveli i pagave eshte me i ulet. per rrjedhoje do te hapen vende te reja pune, do te rriten eksportet etj.
Une jam perkrahes i tregut te lire.
Shqiptaret pikerisht kete po vuajne qe sa vite, pra rikonstruktimin e ekonomise. Si Shqiperia ashtu dhe Kosova kane patur sistemin socialist te planifikuar ekonomise, ndonese ne ish-Jugosllavi ka qene sistemi ekonomik me liberal (veteadministrimi).
Gjendja e teknologjise aktuale, kualifikimi i punetoreve, sistemi menaxhues nuk pershtaten me ekonomine e tregut te lire.
Industria e vjeter ka falimentuar dhe nga ana tjeter nuk ka interes as te ringrihen serish sepse kerkojne investime qe nuk jane efektive.
Rrjedhimisht duhet nderruar kahu i levizjes prej nje industrie te rende, ne industrine e lehte prodhuese, sektorin e sherbimeve dhe transportit, turizmin etj.
Mirepo Shqiperia dhe Kosova duhet te ndertojne nje strategji te perbashket te zhvillimit ekonomik, duke hapur tregun se pari.
A kane shqiptaret nje strategji te perbashket ekonomike?
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė