Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-06-11, 22:22   #49
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajmet me te reja nga Astronomia

Laboratori qė kėrkon tė vėrtetat e Gjithėsisė



http://www.telegrafi.com/foto/shkenc...323289_210.jpg



Nė laboratorin Fermi tė Ēikagos po merr fund kėrkimi njėzetepesėvjeēar pėr njė prej elementėve kyēė qė ndihmon pėr tė shpjeguar strukturėn e gjithėsisė. Akseleratori Tevatron, ku bėhet pėrplasja e pjesėzave nėnatomike do tė mbyllet brenda kėtij viti.


Pas kėsaj, kėrkimet pėr gjetjen e sė ashtuquajturės “Pjesėza e Zotit”, do t’i kalojnė plotėsisht akseleratorit tė madh Hadron nė Gjenevė tė Zvicrės. Por Tevatroni ende nuk e ka plotėsuar misionin e tij. Ka mė shumė se 15 vjet qė shkencėtari Robert Roser kėrkon pjesėzėn nėnatomike tė quajtur "Higgs Boson."

"Higgs Boson ėshtė njė pjesėzė hipotetike qė ne besojmė se ekziston pėr tė plotėsuar njė tė metė nė modelin standard. Pėr ne, modeli standard ėshtė mekanizmi matematik i funksionimit tė gjithėsisė. Problemi ėshtė se ky model nuk e shpjegon dot nocionin e masės."

Zbulimi i pjesėzės Higgs Boson, i njohur si “Pjesėza e Zotit”, mund t’u jepte shkencėtarėve pėrgjigjen pėr shumė prej pyetjeve mė tė rėndėsishme qė shtrohen sot para njerėzimit.

"Pyetja qė ne shtrojmė ėshtė se si funksionon gjithėsia dhe pėrse ėshtė e ndėrtuar kėshtu?”

Pėr tė gjetur kėtė pjesėzė hipotetike, shkencėtarėt nė Laboratorin Fermi pėrdorin akseleratorin Tevatron pėr tė bėrė pėrplasjen e protoneve dhe antiprotoneve. Me tė dhėnat qė marrin ata pėrpiqen tė diktojnė shenja tė ekzistencės sė saj. Deri tani nuk e kanė gjetur, por Roser thotė se ata mund tė kenė gjetur diēka tjetėr.

"Duke kontrolluar tė dhėnat qė kemi nxjerrė gjatė dhjetė vjetėve, ne po veēojnė ato qė kemi mėsuar nga kėto tė dhėna. Kėtu pėr shembull, mund tė shihni dėshminė e ndoshta njė pjesėze tė re. Ndoshta gjatė muajve tė ardhshėm mund tė dalin edhe gjėra tė tjera po aq interesante."

Zbulimi i njė pjesėze nėnatomike ndoshta tė panjohur mė parė, mund tė jetė edhe zbulimi i fundit qė bėhet me Tevatronin.

"Ēdo gjė e mirė ka fundin e saj dhe ky do tė jetė fundi i Tevatronit. Ai ka patur njė karrierė tė lavdishme, 25-vjeēare, mjaft e gjatė pėr njė akselerator."

Pier Oddone ėshtė drejtor i Laboratorit Fermi. Ai thotė se financimi qė duhet pėr tė vazhduar kėrkimin e pjesėzės Higgs Boson, nėse ajo ekziston, e kalon buxhetin vjetor tė laboratorit prej 400 milion dollarėsh.

"Kjo ėshtė sa njė e treta e buxhetit tė laboratorit tė Gjenevės."

Nė laboratorin CERN tė Gjenevės ndodhet akseleratori i madh Hadron, i ndėrtuar nė bashkėpunim me laboratorin Fermi dhe qė ėshtė mė i fuqishėm se Tevatroni. Kur Tevatroni tė mbyllet, fokusi nė kėtė fushė do tė zhvendoset nga Amerika nė Evropė.

"Nė dy dekadat e fundit fokusi nisi tė zhvendoset kur filloi ndėrtimi i laboratorit tė Gjenevės me akseleratorin gjigant qė ne u pėrpoqėm tė ndėrtojmė nė Teksas e qė quhej superakseleratori superpėrcjellės. Ne e mbyllėm tonin por evropianėt e vazhduan punėn dhe kjo ēoi nė kėtė diferencė pėrsa i pėrket financimit tė laboratorėve."

Shkencėtarėt thonė se edhe pse laboratori Fermi mund tė humbė nga prestigji i tij kur tė mbyllet Tevatroni, Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė jenė mjaft tė pranishme nė fizikėn e pjesėzave. Robert Roser thotė se Tevatroni ka qenė njė pėrpjekje ndėrkombėtare dhe do tė vazhdojė tė njihet si i tillė edhe pasi kėrkimet tė jenė zhvendosur nė Gjenevė.

"Nė kėtė eksperimetg marrin pjesė 15 vende. Rreth 300 nga 600 bashkėpunėtorėt janė nga institucione joamerikane. Pra kemi tė bėjmė me njė bashkėpunim tė madh ndėrkombėtar. Sot, e gjithė shkenca ėshtė e tillė."

Edhe pasi Tevatroni tė shuhet, ai do tė vazhdojė tė luajė rol nė laboratorin Fermi. Inxhinjerėt do tė hapin disa pjesė tė tunelit ku mė parė nuk mund tė hyhej dhe do tė ekspozojnė nė to disa pajisje tė akseleratorit, qė do tė mund tė vizitohen nga publiku i gjerė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė