Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-09, 22:48   #64
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Muaji I Ramazanit

Efektet mahnitėse tė agjėrimit nė organizėm
Agjėrimi ėshtė institucion i edukimit shpirtėror dhe muaji i Ramazanit ėshtė periudha e lulėzimit tė vlerave shpirtėrore dhe humane...
E martė, 25 Gusht 2009 13:57


Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Allahu i madhėrishėm nė Kuranin fisnik urdhėron e thotė:
"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (Jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri, ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aq mė mirė pėr te. Mirėpo, po qe se e dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju.
(Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju. (Tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, ta madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falėnderoni."
(El - Bekare, 183-185)

Agjėrimi ėshtė institucion i edukimit shpirtėror dhe muaji i Ramazanit ėshtė periudha e lulėzimit tė vlerave shpirtėrore dhe humane.

Agjėrimi na ofron mundėsinė qė t'i akordojmė natyrės dhe karakterit tonė dhe njėkohėsisht tė zhvillohen tek ai cilėsitė e durimit, ekuilibrit, kontrollit dhe vetėpėrmbajtjes.


Agjėrimi ėshtė i karakterizuar me vlera unikale, morale, shpirtėrore dhe edukative.

Ėshtė pikėrisht ky sistem i vlerave i kristalizuar nė kėtė ritual adhurimi, i cili simbolizon urtėsinė hyjnore tė Krijuesit tė Gjithėdijshėm.

Duke vlerėsuar planin teologjik, rituali i agjėrimit konsiston nė: ndėrtimin e sistemit tė vlerave, nė edukimin moral e shpirtėror dhe nė formimin e karakterit devocional tė jetės njerėzore.

Arritja e devotshmėrisė ėshtė vendimtare pėr tė cilėn synon ēdo besimtar i mirėfilltė. Ai e aftėson njeriun t'i nėnshtrohet urdhėrave hyjnore.

Pos kėsaj agjėrimi vendos njė ekuilibėr mahnitės mes trupit dhe shpirtit qė ata tė pėrjetojnė sė bashku njė ekzistencė tė harmonizuar paqėsore.
Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė: "Agjėroni do tė jeni tė shėndetshėm."
Ja, kjo thėnie e tij mbi 14 shekuj, sot po vėrtetohet nga shumė eksperimente tė bėra nė qendra mjekėsore botėrore. Ėshtė i madh numri i mjekėve me renome botėrore tė cilėt vėrtetojnė efektet mahnitėse tė agjėrimit nė organizmin e njeriut. Do tė citojmė vetėm disa prej tyre:
Dr. Alexis Carrel (fitues i ēmimit Nobel nė mjekėsi - 1940), nė librin e tij "L'homme cet incanu" - (Njeriu, ky i panjohur) thotė: "Gjatė agjėrimit shpenzohen dhjamėrat dhe lėndėt e tepėrta tė depozituara nė trup, e mė pas kėto zėvendėsohen me tė reja, kėshtu ndodh njė ripėrtėritje nė trup."
Agjėrimi, shėrim pėr shumė sėmundje e kanė vėrtetuar mjekėt me renome botėrore si: Dr. Dexey, Dr. Guelp, Dr. Frumusan, Dr. Noman, Dr. Pauchet.
Pas studimit tė gjatė, Dr. Noman ka vėrtetuar se agjėrimi gjatė Ramazanit shkakton njė ngritje tė shėnuar tė kolesterolit me densitet tė lartė (HDL) dhe zvogėlon kolesterolin me densitet tė vogėl (LDL).

Studimi ėshtė pėrcjellur nė 32 meshkuj tė shėndoshė. Zvogėlimi sinjifikant (7,9%, p < 0,001) nė serum tė koncentrimit tė kolesterolit total dhe triglicerideve (30%, p < 0,001) gjatė muajit tė Ramazanit ėshtė krahasuar me periudhėn para agjėrimit. Pas pėrfundimit tė Ramazanit, serumi HDL kolesteroli ėshtė ngritur dukshėm (14,3%, p < 0,001) dhe ka mbetur i ngritur niveli edhe njė muaj pas Ramazanit nė krahasim me LDL kolesterolin qė ka treguar zvogėlim sinjifikant (11,7%, p < 0,001).

R. Habbal dhe autorėt nga Qendra kardiologjike tė Spitalit Universitar Ibn Roch nė Kasablankė (Marok), nė studimin e pėrfshirė 72 femra dhe 27 meshkuj me hipertension (shtypja e lartė e gjakut) vėrtetuan ulje sinjifikante tė tensionit tė gjakut gjatė muajit tė Ramazanit. Kjo pėr arsye tė natriurezės.
Agjėrimi nxit efektin natriuretik, qė e lejon trupin tė eliminojė natriumin dhe ujin e tepėrt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me tė enjtura (edem), ndihmon nė uljen e volumit tė rritur tė gjakut, bashkė me uljen e tensionit tė lartė tė gjakut.
Agjėrimi i Ramazanit mund tė shėrbejė si model i shkėlqyer pėr hulumtime tė metabolizmit tė njeriut dhe sjelljes sė tė ushqyerit. Gjatė 20 viteve tė fundit janė bėrė pėrpjekje tė shumė shkencėtarėve dhe agjėrimi i Ramazanit ėshtė pėrdorur si model pėr shumė studime metabolike (Iraki et al, Ayabak et al, Husain et al, Malik et al, El Ati et al, Nomani et al, Sweileh et al dhe Malhotra et al, etj.).
Shkencėtarėt gjatė hulumtimit vėrtetuan se gjatė agjėrimit niveli i magneziumit nė gjak rritet.
Magneziumi ka efekt mbrojtės kardiovaskular dhe shėrben pėr prevenimin dhe shėrimin e sulmeve nė zemėr.
- Ai pėrmban nė vete cilėsi antiplateletale dhe mbron nga pėrhapja e trombeve.
- Ka efekt stabilizues i membranės qelizore qė vepron nė marrėdhėnien e kaliumit dhe kalciumit nė nivelin membranor. Pėr kėtė ai mbron nga disritmitė e zemrės dhe trurit.
- Agjėrimi nėpėrmes efekteve tė magneziumit parapengon formimin e ateromeve (pllakėzat e yndyrės tė cilat krijohen nė enėt e gjakut) dhe zbėrthen kėto pllakėza tė cilat janė pėrgjegjėse pėr sulme nė zemėr dhe tru.
- Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik tė gjakut i cili udhėheq kah prevenimi dhe krijimi i koagulėve tė rinj.

Gjatė agjėrimit tajimi i hormoneve tė gjėndrrės hipofizare rritet, sepse ekziston hormoni anabolik pėr sintezėn e proteinėve dhe kolagjenit i cili prodhon baraspeshėn pozitive tė azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezėn dhe sintezėn e kolagjenit.

Gjatė agjėrimit, namazit dhe pėrvojave tė ndryshme shpirtėrore nė Ramazan, disa substanca tė caktuara endogjene nėpėrmes trurit lirohen nė organizėm.
Kėto substanca quhen opoide. Kėto pėrfshijnė eukefalinėn dhe endorfinėn qė janė pėrgjegjėse pėr eufori, qetėsi, disponim dhe ēiltėsi gjatė kėsaj periudhe.

Beta-endorfinėt janė mė aktivėt. Kėta janė 20 herė mė tė fuqishėm se morfina. Kėta pėrveē qė eliminojnė dhembjen, shkaktojnė ndjenjėn e fortė tė euforisė.

Gjatė agjėrimit arrihet rikalibrimi enzimatik. Organizmi shton ndryshimet enzimatike qė ndikojnė nė rregullimin e shumė sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimi i rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky ėshtė edhe shkaku i pėrmirėsimit tė gjendjeve klinike tė pacientėve.

Atmosfera shpirtėrore gjatė agjėrimit ul stresin. Stresi ndikon nė kualitetin e jetės dhe ėshtė shkak potencial pėr shumė sėmundje.

Agjėrimi lehtėson dhe mobilizon eliminimin e substancave tė dėmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje tė tjera toksike.
Agjėrimi ka njė ndikim normalizues nė sistemin autonom nervor. Ul shqetėsimet nė sistemin digjestiv si dhe qetėson gjendjen e ankthit.
Agjėrimi pėrbėn njė periudhė pushimi pėr organet e sistemit tretės dhe zemrės:
- Mėlqia (laboratori qėndror i organizmit) pushon 4-6 orė.
- Zemra gjatė ditės rrah 14.000 herė mė pak.
- Veshkėt gjatė agjėrimit pushojnė dhe ripėrtėrihen.
- Zorrėt kanė njė periudhė pushimi dhe ulet ritmi i punės sė tyre.
Agjėrimi ka efekt stabilizues edhe te diabetikėt, sepse ngrit nivelin e insulinės.
Poashtu efekt evident, agjėrimi ka treguar se sėmundja e Alz'hajmerit (demencė e hershme e trurit), padyshim si pasojė e efektit detoksifikues tė agjėrimit nė sistemin nervor.
Agjėrimi ėshtė sekret i jetėgjatėsisė.
Poashtu ka efekt antikancerogjen.

Agjėrimi ndihmon nė lehtėsimin e sėmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitė e ndryshme dhe largon lodhjen.

Kokėdhembja qė paraqitet nė ditėt e para tė Ramazanit veēanėrisht te konsumuesit e kafesė dhe duhanit, gjithashtu shoqėrohet me humbje tė gjumit dhe me ndjenjėn e urisė. Kėtyre personave u kėshillohet qė tė fillojnė t'i lėnė kafenė dhe duhanin dalėngadalė qysh para njė ose dy javė para Ramazanit.

Vendin e kafesė duhet ta zėnė pije pa kafeinė, si bli, ēaj mali dhe pije joalkoolike.

Niveli i ulėt i sheqerit nė gjak (hipoglicemi) shoqėrohet me dobėsi, marrėmendje, lodhje, dobėsi nė pėrqendrim, djerėsitje e shpejtė, dridhje (tremor), paaftėsi pėr veprimtari fizike, kokėdhimbje, rrahje zemre e fortė.
Si shkak ėshtė marrja e bollshme e sheqerit veēanėrisht nė syfyr nė formėn e karbohidrateve tė rafinuara. Si pėrgjigje, trupi sekreton shumė insulinė, gjė qė shkakton rėnien e nivelit tė sheqerit nė gjak.

Kėtyre personave u kėshillohet qė nė syfyr tė marrin pak dhe nė mėnyrė tė kufizuar ushqime me sheqer, tė pijnė lėngje.

Tė agjėrosh prej tė ngrėnit, tė pirit, dėshirave tunduese, shikimeve provokuese, prej tė folurit pėrgojues, shpifjeve, ofendimeve, sharjeve, prej tė menduarit djallėzor, ndaj intrigave, komploteve e parapaskenave. Ėshtė pikėrisht ky ridimensioni i vlerave tė karakterit njerėzor.

Thesari shpirtėror si gjėja mė e ēmuar, ėshtė pikėrisht ndėrtimi i kėtij sistemi vlerash nė personalitetin dhe karakterin tonė, me qėllim qė jetėn, shėndetin, dhe energjinė shpirtėrore, qė na ka dhururar Allahu i madhėrishėm, ta pėrjetojmė nė formė tė dobishme pėr veten, familjen dhe shoqėrinė.
Na e pranoftė Allahu agjėrimin tonė, ibadetet dhe veprat tona dhe na bashkoftė nėn bajrakun e Kuranit nė Ditėn e Gjykimit.
Lutja jonė e fundit tė jetė:

Lavdia i qoftė Allahut, Sunduesit tė botėve!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 26-08-09 nė 22:49
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė