Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-08-09, 22:16   #67
Lida_
 
Avatari i Lida_
 
Anėtarėsuar: 27-08-09
Postime: 7
Lida_
Gabim Titulli: Muaji I Ramazanit

Dialog me musafirin e nderuar

Nė atmosferėn me aromė imani bėmė kėtė takim me musafirin e nderuar dhe me pozitė shumė tė madhe nė zemrat tona.
-Kush jeni ju?
-Unė jam musafiri juaj, udhėtari, vizituesi juaj i pėrkohshėm, kėshilluesi juaj i sinqertė.
-Si quheni ju, o musafir i nderuar?
-Unė quhem Ramazani, pasardhės i ditėve.
-Sa vjeē jeni?
-Jam pėrafėrsisht 1430 vjeē.
-Prej nga jeni ju?
-Unė jam nga Rrahmani (i Gjithmėshirshmi).
-Ku banoni ju?
-Nė zemrat e besimtarėve.
-A keni gjetur ndonjė vėshtirėsi nė banim?
-Po, kalova nė ēdo vend e pranė ēdo shtėpie, kėrkova banim me ēmime mė tė larta, por fatkeqėsisht mė refuzuan koprracėt, fatligėt e tė mjerėt si dhe ata fytyrėvrenjturit ndaj meje, injorantėt, por unė nuk e humba shpresėn dhe fillova tė gjurmoja pėr ata tė cilėt mė duan mua nga radhėt e besimtarėve tė sinqertė e bamirės dhe i gjeta duke mė pritur me mall.
-Sa do tė qėndroni te ne?
-Ditė tė caktuara, 29 apo 30 ditė.
-Cili ėshtė profesioni juaj?
-Profesionet e mia janė tė shumta, ja disa prej tyre:
1- Agronom: Mbjell imanin (besimin nė Zot) nė zemra, mbjell dashuri, mirėsjellje, bėj tranguj tė moralit, e ujis me ujė tė pastėr dhe jap si fryt devotshmėrinė, shpirtdėlirėsinė fisnikėrinė e bujarinė.
2- Ndėrtues: Ndėrtoj trupa tė fortė, pamje tė kėndshme dhe shpirtra tė pastėr.
3- Tregti: Jap shpėrblime tė mėdha, shlyej mėkatet e kush punon me mua, fiton xhenetin.
4- Mjekėsi: Mjekoj trupat dhe shpirtrat sėmurė me agjėrim e namaz.
5- Mėsime: I mėsoj njerėzit qė tė ndjekin rrugėn e drejtė.
-Neve po na shtohet edhe mė shumė kureshtja pėr tė biseduar me ju e tė dėgjojmė pėr ju.
-Unė jam muaji i pendimit, muaji i faljes, muaji nė tė cilin zbriti Kurani Kerim. Unė kam njė natė e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Unė i kam shoqėruar baballarėt tuaj muslimanė nė betejėn e Bedrit, nė Jermuk, nė Hitin dhe u mėsova sabrin e qėndrueshmėrinė, e fitorja ishte pėrherė me ta.
-Sė fundi, ēfarė do tė na kėshillosh?
-I kėshilloj tė gjithė muslimanėt qė tė bėjnė sa mė shumė ibadet (adhurim), tė lexojnė sa mė shumė Kuran, t'i bėjnė sa mė shumė dua (lutje) Allahut, tė bėjnė sa mė shumė istigfar (lutje Allahut pėr falje mėkatesh) e tė japin sa mė shumė lėmoshė.
-Tani ne tė njohim ty shumė mirė dhe e pėrkujtuam mirėsinė tėnde tė vjetėr. Ah, sikur tė na shoqėrosh tėrė jetėn, tė banosh nė zemrat tona e tė jetosh me shpirtrat tanė!
Lusim Allahun e Madhėruar qė tė na ndihmojė tė agjėrojmė sa mė mirė e tė falim namaz nė kėtė muaj sa mė mirė!
O Allah, na e prano agjėrimin!
O Allah, Ti me tė vėrtetė e do faljen e ne tė lutemi, na fal ne!
O Allah, na ruaj nga zjarri i xhehenemit!
O Allah, fali tė gjithė muslimanėt, tė gjallėt e tė vdekurit!


Pėrktheu: Hevzi Kadriu
23.8.2009
__________________
"S'ka tė adhuruar pėrveē Allahut, Njė dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdėrimi. Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi ēdo send!"
Lida_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė