Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-06, 12:10   #25
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Prishtinė, 30 maj (QIK)
Shtypi i sotėm i Tiranės, siē njoftuan nė emisionin e mėngjesit radio "Zėri i Amerikės" dhe radio BBC i kushtoi vėmendje tė posaēme takimit tė djeshėm tė kryetarit tė Republikės sė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova me presidentin e SHBA-ve, Bill Klinton.

Gazeta "Republika" nė editorialin e saj "Lamtumirė politikė e pasivitetit", shkruan se nė imagjinatėn evropiane takimi Klinton-Rugova shėnon braktisjen e politikave abstrakte dhe mobilizimin drejt njė tė ardhme autentike. Sipas kėsaj gazete, kjo ndodhi pas paralizimit tė aftėsisė utopike evropiane me mbarimin e luftės sė ftoftė. Nė kėtė shkrim theksohet se me kėtė takim SHBA-tė kėrkojnė t'u tregojnė shqiptarėve se rruga qė ndjek dr. Rugova ėshtė rruga mė autentike drejt paqes.

Ndėrkaq, pėr gazetėn "Albania", takimi i presidentit Klinton me pėrfaqėsuesit legjitimė shqiptarė tė Kosovės ėshtė njė mbėshtetje mė e fortė dhe mė e qartė qė SHBA-tė i kanė dhėnė ndonjėherė shqiptarėve nė Kosovė. Kurse pyetjes se ēfarė presin amerikanėt nga shqiptarėt nė Kosovė, gazeta pėrgjigjet se udhėheqėsit shqiptarė nė Kosovė duhet tė vendosin autoritetin e tyre real nė terren, si dhe tė marrin pėrsipėr qėndresėn shqiptare si e vetmja mėnyrė pėr tė merituar njė ndėrhyrje ndėrkombėtare nė favor tė palės qė mbron trojet dhe liritė e veta.

Nga deklarimet zyrtare, por edhe nga burime tė tjera tė informacionit, duket se amerikanėt po shprehen qartė se janė pėr njė Kosovė, e cila duhet tė jetė njėsi federative nė Jugosllavi. Ndėrsa nė anėn tjetėr po theksohet njė qėndrim i prerė amerikan pėr tė mos lejuar qė nė Kosovė tė pėrsėritet Bosnja. Por, situata nė terren vėren gazeta "Albania" ėshtė krejt ndryshe dhe larg nga ajo ēfarė ėshtė biseduar nė Shtėpinė e Bardhė. Pikėrisht dje, Millosheviqi provoi se ka filluar ta kthejė Kosovėn nė Bosnjė duke ndėrmarrė njė sulm ushtarak nga mė tė fuqishmit qysh nga fillimi i masakrave nė Kosovė.

"Zėri i Popullit" i konsideron rezultatet e takimit si njė mbėshtetje tė alternativės tė zgjidhjes paqėsore tė krizės nė Kosovė. Duke sjellė informacione rreth mbledhjes sė Kėshillit tė Partneritetit Atlantik nė Luksemburg, gazeta bėnė tė ditur se ministri i jashtėm shqiptar, Paskal Milo u ka bėrė thirrje homologėve tė tij tė mbėshtesin zgjidhjen e konfliktit nėpėrmjet dialogut, si dhe tė dėnojnė dhunėn serbe ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė.

Takimin Klinton-Rugova e ka pėrshėndetur edhe lideri i opozitės shqiptare Sali Berisha. Sipas "Rilindjes Demokratike", ai e ka vlerėsuar kėtė takim si njė faqe tė re tė miqėsisė midis Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Kosovės, si dhe si njė angazhim direkt tė Uashingtonit pėr tė ndėrprerė agresionin serb ndaj popullatės shqiptare dhe pėr tė ndihmuar zgjidhjen e krizės nė rajonin e Ballkanit.

Klinton: Rugovės: "Do ta mbrojmė Kosovėn", Rugova: "Shtetet e Bashkuara tė jenė tė pranishme nė Kosovė", "Mbėshtetja e alternativės sė zgjidhjes paqėsore tė krizės nė Kosovė", "Takimi historik pėr ēėshtjen e Kosovės"... ishin titujt kryesorė nė gazetat e sotme tė Tiranės, kushtuar takimit Rugova-Klinton.

Udhėheqėsi i shqiptarėve tė Kosovės, ashtu siē ishte parashikuar zhvilloi dje njė takim me presidentin amerikan, Bill Klinton shkruan gazeta e pavarur "Koha jonė". Nė takim u diskutua rreth krizės nė Kosovė, si dhe gjetjen e rrugėdaljes nga kriza e cila ėshtė aktualisht nė muajt e parė tė kėtij viti si pasojė e mungesės sė gjatė tė dialogut ku kategorikisht janė armėt. Dr. Rugova me sa bėhet e ditur prej bashkėpunėtorėve tė ngushtė tė presidentit Rugova i kėrkoi presidentit amerikan, Bill Klinton tė ndėrhyjė, nė mėnyrė qė t'i jepet fund dhunės qė ka pėrfshirė pėr disa muaj Kosovėn. Mė tej, gazeta "Koha jonė" citon presidentin Rugova tė ketė thėnė se ka kėrkuar nga presidenti Klinton njė prani mė tė madhe tė SHBA-ve nė Kosovė dhe se i ka parashtruar presidentit Klinton kauzėn e krijimit tė njė shteti tė pavarur dhe neutral, si zgjidhjen mė tė mirė lidhur me krizėn nė Kosovė. Nė vijim tė shkrimit thuhet se presidenti Rugova nė takimin me presidentin amerikan ka propozuar njė fazė tė tranzicionit nė mėnyrė qė t'i jepet fund dhunės serbe nė Kosovė dhe tė mundėsohet kėrkimi i njė zgjidhjeje politike. Nga ana e tij, sipas kėsaj gazete, presidenti Klinton siguroi presidentin e Kosovės pėr njė mbėshtetje tė parezervė tė SHBA-ve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė