Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-05-05, 11:25   #34
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Gati nje dekade jetova vete ne perendim.Perveq obligimeve qe kerkonte puna e rende fizike gati per cdo sekond me mendje e me shpirti isha ne brendesi te familjes.
Netet me beheshin edhe me te veshtira kur me shkonte ndermend se si femit e mi riteshin pa baba,pse jo edhe per gruan me te cilen krijova familje.Nuk eshte turp te pranoj se vertet me mungonte gruja sa me mungonin edhe femite.Rrethana te asaj kohe ishin te tilla te cilat nuk me lejonin sa here te dua te ua mbathe kembeve dhe te gjindem ne mesin e familjes qe krijova me dashuri,por kur nuk me kishte shku ndermend se nje dite do te jetojme ndaras,dhe se te krijosh familje vertet eshte shume rende.Une si baba dhe bashkeshort nuk di se si u riten femite,bile nuk pata rastin qe njeher ne jete te nderoj pampersin femive.
Sa here qe shkojsha ne shtepi femit i gjejsha edhe me te ritur sa qe nuk mundesha te i njoh se kush eshte,po edhe ato nuk me njifnin mua.
Kjo ndenje me pikellonte thelle ne shpirte,bile me krijonte huti se nje dite keto femi me plote te drejte do te me thonin"Shporu sysh ne nuk te njohim ty".Une krenohem sote me familjen qe kam kriju bashke me bashkeshorten,por meriten me te madhe e ka bashkeshortja qe vertet ka dite te edukoj femit ashtu si i ka hije nje gruaje te ndershme dhe fisnike.
Une nuk i perkas atij grupi te mashkullit modern,por fale gruas disa me ka afru deri te nje imazh i mire,dhe mundem lirisht te them pa ndihmen e gruas nuk do te isha ai qe jam.
Por nje dite me ndodhi te mendoj se une jam duke humbur ate imazh qe kisha kriju.Nuk ndodhi asgje katastrofale por vetem nje keqkuptim e nje ndjenje qe filoj gradualisht te me mbjellet ne tru se une si i zoti i shtepis
nuk jam kurkushi vetem "Kali"qe duhet te zbatoj urdhrat e gruas dhe femive,dhe e gjithe kjo storie filloj kure nje dite me raste te nje feste ne familje gruaja me dhuroj nje toalet kolekcion per meshkuj"Cayman Winds"kolekcion vajrash aromatike te portokallit dhe limonit.Thartira qe nuk kan te bejne me natyren qe i perkas.
Kaloj nje kohe qe une nuk kisha ndermend te perdore ate kolekcion deri athere kur me pyeti gruaja.A nuk te pelqen ky peshqesh qe te dhurova?.
"Po po,por do te ruaj kete si peshqesh me te shtrejte qe ke mundur gjate gjithe jetes te perbashket te me dhurosh"."Dhe qe athere me duket se une nuk jam me une,por vetem imazhi i asaj thartire qe kam edhe sot ne tru".Dhe tani me ka mbet vetem te pyes vetem se kush jam une,dhe pres qe edhe ju te me ndihmoni te dale nga kjo ndjenje qe me vret vetem mua.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė