Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-04-06, 13:26   #37
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim



Ahmadinexhad thotė se Irani do e pėrdorė energjinė atomike vetėm pėr qėllime paqėsore.

Qeveria e Teheranit nuk pret qė KS tė OKB-sė tė vendosė sanksione kundėr Iranit. Pėr kėtė ka pak gjasa, u tha presidenti Mahmud Ahmadinexhad gazetarėve tė hėnėn nė Teheran. Ky organ pati kėrkuar nga Irani qė tė ndėrpresė deri tė premten pasurimin e uraniumit.
Ishte konferenca e dytė ndėrkombėtare e shtypit e Mahmud Ahmadinexhadit, qė kur mori postin e presidentit nė gusht tė vitit tė kaluar. Por ai, qė priti shkarje verbale ose kėrcėnime kundėr perėndimit, u gabua. Kreu i shtetit iranian nė vend tė kėsaj u soll i matur.
Ahmadinexhadi, theksoi karakterin paqėsor tė vendit tė tij dhe se ai nuk ka ē'tė fshehė asgjė. Epoka e ndėrtimit tė bombave atomike ka kaluar, vendit tė tij i intereson vetėm pėrdorimi paqėsor i energjisė bėrthamore. "Ne jemi qė tani njė shtet atomik, por ne do ta pėrdorim teknologjinė tonė atomike vetėm pėr qėllime paqėsore", tha ai. Prandaj ai, Ahmadinexhadi nuk beson qė vendin e tij mund ta presin sanksione pėr shkak tė programit bėrthamor. Edhe aty "dy ose tri vende" qė kanė marrė pozicion veēanėrisht "armiqėsor" kundėr vendit tė tij kanė mjaft forcė arsyejeje pėr tė mos e bėrė kėtė gabim.
KS tė OKB-sė i kishte caktuar Iranit njė afat deri mė 28 prill. Deri atėherė Teherani duhet tė deklarojė se ka hequr dorė nga pasurimi i uraniumit. Kėtė kėrkesė ultimative e refuzoi qė nė fundjavėn e kaluar ministri i jashtėm i vendit, Mottaki. Njėkohėsisht, Irani shpalli se do tė paraqesė tender ndėrkombėtar pėr ndėrtuesit e dy centraleve tė reja atomike. Tė gjitha vendet janė tė ftuara tė marrin pjesė nė tender, tha ambasadori.
Aktualisht Irani po ndėrton me ndihmė ruse njė central atomik nė Busher tė Iranit tė Jugut. Me Rusinė Irani me sa duket ka rėnė dakord parimisht edhe pėr pasurimin e pėrbashkėt tė uraniumit. Tė dyja palėt kanė nėnshkruar njė marrėveshje bazė pėr prodhimin e lėndėve djegėse bėrthamore nė territorin rus, u tha tė shtunėn.
Por njė deklaratė tė ngjashme tė dyja vendet e bėnė edhe nė shkurt. Pėr mė tepėr Ahmadinexhadi lėshoi sinjale tė tjera nė kėtė drejtim: "Rusia ka programin e saj tė pasurimit, ne kemi programin tonė tė pasurimit dhe propozimi rus ėshtė bėrė gjashtė muaj mė parė, kur Irani nuk kishte ende program tė pasurimit", tha Ahmadinexhadi. SHBA dyshojnė se Irani pėrpiqet tė fitojė kohė me kėto manovra diplomatike. Nė fund tė fundit, ky vend po punon me shpejtėsi tė madhe qė ta pasurojė vetė uraniumin. Pėr herė tė parė, shkencėtarėt iranianė e arritėn kėtė dy javė mė parė.
Mbetet e hapur se cilat pasoja mund tė ketė Irani nėse afati i caktuar nga OKB kėtė tė premte kalon. Ahminexhadi nga ana e tij kėrcėnoi si pasojė e grindjes pėr programin e tij atomik se mund tė dalė nga Organizata Ndėrkombėtare e Energjisė Bėrthamore. "Ēfarė na sollėn mė shumė se 30 vjet anėtarėsi nė kėtė organizatė", pyeti ai.
Rusia dhe Kina i refuzojnė masat ndėshkimore ndaj Iranit. Dhe kėtyre dy fuqive me tė drejtė vetoje u qe drejtuar nė radhė tė parė konferenca e sotme jo e zakonshme harmonike e shtypit.

Gunar Köhne

Deutsche Welle ne gjuhen shqipe
















__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė