Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:33   #16
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

III.

ORIGJINA E RACĖS SHQIPTARE
PROVA GJUHĖSORE PER AUTOKTONIN E RACĖS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTHROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl TĖ SOTĖSHME - PĖRFUNDIM.
Pesė vjetė mė parė, Shpend Bardhi pat botuar nė Pėrpjekjen Shqiptare njė studim sintetik mbi origjinėn e popullit t'onė. 1) Duke marrė pėr bazė gjurmimet e linguistėve dhe t'albanologėve mė tė rėndėsishėm tė botės, ai rrihte me radhė hipothezat e ndryshme qė mbėshteten sidomos nė gjuhė.

Kemi shumė rasje qė provojnė se origjina e gjuhės sė folur nga njė popull nuk ka asnjė lidhje me racėn sė cilės ky popull i pėrket. Kėshtu, pėr shėmbull, s'kanė tė bėjnė aspak me arjanizmin, e posaēėrisht me racėn nordike t'Anglosaksonėve, tė gjitha ato fise me ngjyrė tė ndryshme qė, nė tė pesė kontinentet e dheut, miren vesh nė mes tė tyre me anėn e inglishtes. Por, pėr Shqiptarėt gjak e gjuhė kamė burim tė njėjtė e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t'i zinte me shumė tė drejtė faqet e kėsaj kaptine, sikur mos tė donim tė kėrkojmė edhe ndonjė burim tjetėr pėr tė provuar mė me siguri se ē'ėsht kjo raca shqiptare duke nxjerė argumentat jo vetėm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kėrkimet anthropologjike.

Linguistėt ndahen nga njėri tjetri pėr origjinėn e gjuhės e tė popullit t'onė, me gjithė se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajė indo-europjane. Kjo prejardhje ėsht vulosur nga Franz Bopp-i qė, nėpėr studimet filologjike, ka vėrtetuar preras karakterin arjan tė gjuhės e pra tė popullit t'onė.

J. G. von Hahn-i, konsulli zė-math i Austris nė Janinė, nė veprėn e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e sotshme bijė t'ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m'i madhi albanolog i shekullit tė kaluar, e pranon dhe mundohet t'a provojė kėtė hipothezė. Glotologė tė tjerė, ndėr tė cilėt Hirt e Pedersen, nuk e konsiderojnė gjuhėn t'onė tė rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndėrsa albanologu sėrb Bariq thotė pėr tė se ėsht njė thrakishte e ilirizuar. I famėshmi studjonjės i shqipes, Norbert Jokl, tė cilit i detyron shumė Kombi i ynė dhe albanologjija, ėsht i mendimit se shqipja ėsht njė gjuhė thrako-ilire.

_____________
1) Shpend BARDHI : «Origjina e popullit shqiptar», Pėrpjekja Shqiptare, Viti i dytė, faqe 322.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante