Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:38   #21
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ka ndonjė shkencėtar qė beson se nė varret e Komanit duhet tė gjėnden edhe pėrfaqsonjės tė popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parė ėsht rrėxuar prej dijetarvet mė tė rėndėsishėm, megjithse ndonjė shėnj' e racės nordike gjėndet nė kėtė Nekropol. Pėr Avarėt dihet me siguri se n'ushtrin e tyre kishte shumė Sllavė. Kėta nė shekullin e gjashtė shkelėn Ballkanin dhe nė krye tė shekullit tė shtatė elementi sllav q'erdhi me ta u pėrhap nė tė gjithė Gadishullin duke lėnė tė paprekura vetėm qytetet e Dalmatis, me pėrjashtim tė Salonės, bregdetin e Egjeut dhe njė rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. Ėsht vėrtetuar historikisht se Avarėt vetėm tė shoqėruar nga Sllavėt kanė shkelur nė tokėt t'ona dhe se kėta tė fundit, pėr tė hyrė nė vise shqiptare, kanė gjetur vėshtirsira tė mdha, ēa vėrtetohet edhe nga numri shumė i kufizuar i mbeturive linguistike tė kėsaj epoke qė janė futur nė shqipen. Ėsht e vėrtetė se nė tumulet e Bosnjės, ku elementi sllav zuri rrėnjė tė thella, gjejmė shumė sende qė i u pėrngjaijnė atyreve q'u zbuluan nė Koman ; por dijetarėt janė tė sigurt se kėto sende janė mė tė vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ėsht njė fazė e mėvonėshme e qytetrimit tė zbuluar nė Bosnjė. Ai i pėrket kohės romake. Edhe sikur tė mos pranohet se njė pjes' e varrevet tė zbuluara janė tė kohės romake, duhet pėrjashtuar njė herė e mirė mundėsija e njohjes sė pėrfaqsonjėsve tė ndonjė fisi sllav ose avar, t'ardhur nė Shqipėri nė mes tė shekujvet gjashtė e shtatė pas Krishtit, ndėr tė vdekurit e Komanit. Pėrkundrazi, duket krejtė e natyrėshme qė ata t'i pėrkasin atij ethnos-i qė banonte nė kėtė krahinė edhe nė kohėn romake dhe qė kishte zėnė vėnt qė prej epokės sė hekurit, nė tė cilėn epokė gėrmimet arkeologjike vėrtetojnė pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike tė Korfuzit nuk ėsht spjeguar akoma ; por ka tė ngjarė qė disa familje tė visevet t'ona tė kenė shkapėrcyer detin pėr shkaqe tė panjohura prej nesh dhe tė jenė vėndosur n'ishullin mė tė math tė Jonit.


_____________
12) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 37.
13) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 39.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė