Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:43   #26
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Anthropologėt janė, gjithashtu, tė mendimit — me gjithė qė fenomeni nuk ėsht spjeguar edhé — se nė disa zona tregonjėsi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide nė kafka brakoide pa patur pėrzjerje gjaku. Pittard-i kėtė fenomen e ka vėnė ré nė komunėn e Londrės dhe nė krahinėn e Savojės; 26) Biasutti thot se kėtė shndrrim tė trajtės sė kokės nuk -duhet tė lodhemi pėr t'a kėrkuar ndėr gėrmime tė banesavet tė dikurshme tė popujvet, pse sot, nė shumė krahina t'Evropės, nga tė cilat nė disa lugina t'Alpeve, ėsht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Nė kohėn kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bėnin krahasime ndėrmjet gjuhėsh tė ndryshme pėr tė zbuluar nė to karakterin hindo-gjerman, njė studjonjės i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt qė flitnin gjuhė tė njė rrėnje, kishin edhe besime qė i pėrngjanin mjaft njėri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumė kuj pėr njė kohė tė gjatė, por mė vonė u kuptua se lufta qe e pavėnt. 29) U pranua gati nga tė tėrė mithologėt se nė themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtė e prandaj, edhe njė herė nisėn kėrkimet nė kėtė drejtim.

Ėsht pohuar prej tė gjithvet se baza e mithologjis arjane ėsht besimi i diellit. Ky besim, si ndėr popuj tė tjerė tė lashtė me gjuhė arjane ashtu edhe ndėr Ilirėt, qe nė pah tė math dhe, pėr ēudi, pjesė tė tij kanė mbetur gjallė gjer nė ditėt t'ona nė popullin shqiptar.

Disa vjetė mė parė u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinės Noricum qė banohej prej Ilirėsh.30) Thirrej Noreia dhe gjėndej nė malin Lugenboden. Ndėr sa ndėrtesa tė tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumė lark kėtij, njė tempull i goditur nė tė tretin shekull para Krishtit. Ky tempull ėsht i rrumbullakėt, 31) me tetė metra diametėr dhe i rrethuar me njė postrehė, pullazi i sė cilės mbahej, si duket, me shtylla tė drunjta. Nė mes ishte altari, i pėrbėrė prej katėr rrasash tė tė mėdha e tė rėnda, tė latuara e tė ngritura mbi tokė.


_____________
26) PITTARD : «Les Races et histoire», faqe 19, 28, 29 e tutje.
27) BIASUTTI : .L'Umanita attuale», faqe 229, 230.
28) J. EVOLA : «Il Mito del sangue», faqe 9.
29) Raffaele PETTAZZONI : (Accademico d'Italia) : «Antichi culti nella penisola balcanica», Rivista d'Albania, 1941, faqe 109.
30) GELASIUS : «Bindimi i Diellit ndėr Ilirėt», Hylli i Dritės, 1913, faqe 77.
31) THALLOCZY shkruan se Ilirėt “kishin tempuj tė rrumbullakėt, tė goditur pėrmbi bregore...” Bota Shqiptare, faqe 106.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė