Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:46   #29
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Pamė nė kėto faqe se Ilirėt janė popull me gjak e gjuhė indo-gjermane dhe se Shqiptarėt janė bijt e tyre tė vėndosur nė krahinat e sotshme qė nga kohėt mė tė lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencėtarėt po pėrkrahin mė shumė atė qė thotė se gjuha shqipe ėsht njė gjuhė thrakoilire dhe, duke qėnė se po provohet se Thrakas e Ilir janė dy degė tė njė ethnos-i tė vetėm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas tė cilit Shqiptarėt e sotshėm janė pasardhėsit e Ilirvet.

Kėrkimet arkeologjike na vijnė nė ndihmė pikėrisht atje ku lajmet historike mungojnė dhe provat gjuhėsore nuk kanė fuqi. Ėsht njė periudhė kur karta ethnografike e Ballkanit ėsht pėrzier shumė, pse popuj tė ndryshėm aziatikė janė dyndur mbi tokėt e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonė) kanė qenė tė detyruar tė ndryshojnė vėnt. Zbulimet e tumuleve tė Komanit dhe ato tė Afionės japin lėndė tė mjaftė pėr tė vėrtetuar vazhdimin e elementit ethnik qė nga shkatrrimi i Perandoris sė Romės gjer nė shekullin e tetė pas Krishtit. Pas kėsaj kohe historija nuk flet mė pėr migrim fisesh tė huaja nė tokėn e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologėt nuk kanė lėndė tė mjaftuarshme skeletrike pėr tė vėndosur se Shqiptarė e Ilirė janė njė racė e vetme. As kronikanėt e vjetėr nuk pėrshkruajnė gjė me saktėsi. Por nga studimet e bėra mbi Shqiptarėt e sotshėm provohet se kėta janė tė njė race tė vetme qė thirret dinarike ose ilirike dhe kanė afrim vetėm me ata popuj qė janė vėndosur nė vise ku historikisht provohet se ka njė nėnshtresė tė dėndur Ilirėsh.

Mė nė funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova pėr tė vėrtetuar se tė parėt t'anė ishin arjanė dhe se Shqiptarėt e sotshėm ruajnė edhe sot shumė besime nė lidhje me diellin. Kėto bestytni na kanė mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

“Shqiptarvet tė soēėm, thot Arturo Galanti, i u pėrshtatet, emri neo-ilir, porsi Grekvet tė rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet, Frėngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35) Krahasimi i Auktorit italjan mbėshtetet mė fortė nė gjuhė e qytetrim se sa nė gjak. Shqiptarėt janė stėrnipėt e drejtė-pėr-drejtė t'Ilirvet, jo vetėm pse rrėnja e gjuhės sė tyre ėsht ilire dhe se qytetrimi i vėrtetė i tyre mban shumė elemente tė qytetrimit tė kėtij populli, por mė tepėr pse nė venat e tyre lėviz po ai gjak qė dikur i u jipte jetė e gjallėri IIirvet tė lashtė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė