Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 01:02   #47
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Por nuk mjafton kaq. Duan edhe qė tė jenė tė sigurtė nga besnikrija e kėsaj klase sė ré. Marin, prandaj, disa nga Shqiptarėt mė tė ēquar tė ēdo vėndi, i u japin rutbera e i u premtojnė pasurira tė mėdha tokėsh, nė qoftė se bėhen myslimanė. Kėta, kush mė parė e kush mė vonė, e pranojnė dėshirėn e sundonjsit. Dikuj nuk i duket gjė e kundėr-natyrshme ndrrimi i fés, pse me kristjanizmėn vetėm emri e lithte. Dikush tjetėr porsa lindur ėsht marrė nė Stamboll ku ėsht rritur e edukuar nė fén e Muhamedit dhe ka hyrė nė radhėt e Jeniēerve. Dikuj i ka ardhur shpirti nė majė tė hundės nga ndjekjet e parreshtura tė Tyrqvet 54). Ndonjė kryetar fisi e sheh popullin qė po vuan shumė nga taksat e rėnda e prandaj pranon tė ndrrojė fé pėr tė mos lėnė qė tė heqin keq njerzit e vetė. Misjonarėt katholikė qė kanė udhtuar nėpėr viset t'ona pėr tė mbajtur lartė Kryqin, kanė lėnė shumė shėnime qė pohojnė kėto tė vėrtetas 55).

Ata shkrimtarė qė thonė sė Tyrqit nuk e pėrdorėn n'asnjė rasje forcėn pėr tė pėrhapur besimin e tyre duhet tė jenė nė gabim.

Shohim, nė kėtė mėnyrė, tė krijohet nė Shqipėri klasa e ré drejtonjse tė cilėn e lith, nėpėr mjet tė myslimanizmit, besnikėri e patronditėshme te Sulltani. Krahina tė tėra, ku pjesėrisht e ku tėrėsisht, rrokin fén e Muhamedit.

Myslimanizmi pėr njė kohė tė gjatė nuk e ndau Shqiptarin nga Shqiptari. Martesat midis dy féve kanė qėnė tė zakonėshme, dhe vazhdojnė edhe sot nė disa malsira. Ka shėmbuj tė dėndur qė tregojnė se muhamedani e pagzon fshehtazi tė birin, ose gruan 56), shkon e falet nė kishė, jep ndihmė pėr mbajtjen e famulltarit 57), jeton nėn, njė strehė bashkė me kristjanin q'e ka vlla a kushėri 58) dhe, kur vdes, i a lė trashgim monastirit tė gjithė pasurin e tij.
_____________
54) JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie», etc, faqe 53.
55) Shif, sidomos, GRANATA : «Op. Cit.», faqe 235 - 236.
56) BORGIA : «Op. Cit.», faqe 55 etj.
57) ROSSI : «Op. Cit.», faqe 207.
58) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 221.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė