Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-08, 14:43   #3
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė drejtat e grave

Si Bashkėshorte:

All-llahu i Lartėsuar ka krijuar gjithēka nė ēifte, sė kėndejmi, mashkulli bashkė me femrėn formojnė njė ēift. Kur`ani Famėlartė thotė: “All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj, e prej bashkėshorteve tuaja - fėmijė e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) tė mira. A besojnė ata tė pavėrtetėn, e tė mirat e All-llahut i mohojnė?” (Kur`an, 16: 72). Zoti i Madhėrishėm ka krijuar dashuri dhe dhembshuri ndaj kėtyre dyve dhe Kur`ani Famėlartė gruan e quan si begatuese, ngase burrat begatohen me pasradhės pėrmes grave tė tyre. Nė njė vend tjetėr, Kur`ani Famėlartė e shpreh lidhshmėrinė e ngushtė mes burrit dhe gruas duke i quajtur ata si prehje tė njėri-tjetrit. Ai thotė: “Natėn e agjėrimit u ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja, ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr to!...” (Kur`an, 2: 187).

Prandaj, Kur`ani Famėlartė i urdhėron besimtarėt pėr t’iu bėrė mirė grave dhe pėr t’i trajtuar kėndshėm. Urdhėri relevant pėr kėtė ēėshtje ėshtė: “...Ēoni jetė tė mirė me to! Nėse i urreni ato, bėni durim se ndodh qė All-llahu tė japė shumė tė mira nė njė send qė ju e urreni!” (Kur`an, 4: 19). Muslimi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Asnjė besimtar mos ta urrejė ndonjė besimtare! Nėse ai e urren ndonjė tipar tė karakterit tė saj, ai mund tė jetė i kėnaqur me ndonjė tipar tjetėr qė ėshtė nė karakterin e saj!”. Nė njė hadith tjetėr qė e transmeton ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Besimtari mė i pėrsosur ėshtė ai qė ka sjellje mė tė mirė dhe mė i miri prej jush ėshtė ai qė ėshtė mė i mirė ndaj gruas/grave sė/tė vet/a!”. Njė grua e virtytshme ėshtė bekim dhe dhuratė e madhe qė All-llahu i Lartėsuar ia jep dikujt. Pėr ta argumentuar kėtė, do ta sjellim njė hadith tė Pejgamberit alejhi selam qė e transmeton ibėn Maxhe (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) nė lidhje me kėtė: “Pas frikės ndaj All-llahut tė Lartėsuar, besimtari nuk mund tė ketė gjė mė tė mirė sesa njė grua tė virtytshme! Nėse ai e urdhėron pėr diēka, ajo i bindet; nėse e shikon, ajo i jep buzėqeshje; nėse i thotė diē, ajo e kryen atė dhe nėse ai nuk ėshtė prezent, ajo e ruan nderin e vet dhe pasurinė e tij!”.

Gruaja gėzon shumė tė drejta nė Islam. Tė drejtat e saj si bashkėshorte nė lidhje me martesėn, prikėn, shkurorėzimin, trashėgiminė, mirėmbajtjen ejt., janė garantuar nga Islami. Kėto tė drejta shkurtimisht i kemi shtjelluar nė vargjet e mėposhtme:
1. Martesa, sipas Ligjit islam, ėshtė marrėveshje mes burrit dhe gruas dhe se kjo e fundit ėshtė e barabartė me partnerin e saj. Gjithashtu, sipas tij (Ligjit islam), asnjė martesė nuk quhet valide nėse bėhet pa vullnetin dhe pėlqimin e nusės. Ajo ka tė drejtė tė disponojė me mjetet qė janė miratuar nė atė marrėveshje, ndėrsa burri i saj legalisht ėshtė i obliguar qė t’i rrespektojė dhe t’i pėrmbushė kushtet e pėrcaktuara.

2. Gruaja nė mėnyrė absolute e gėzon tė drejtėn e marrjes sė mehrit (prikės) nga burri i vet. Mehri mund tė jetė nė tė holla nė dorė ose nė tė mira tjera materiale. Mė tej, nuk ėshtė bėrė me dije nė Kur`an e as nė Sunnet se sasia e mehrit duhet tė jetė kaq apo aq, qė do tė thotė se ai mund tė pėrcaktohet lirshėm. Pėrfundimisht, ai ėshtė pjesė e nevojshme e kontratės martesore dhe ėshtė detyrė e domosdoshme pėr burrin qė ta japė atė shumė kundrejt gruas sė vet.

3. Gruaja ka disa mjete ligjore mbrojtėse nė rast se burri i saj paarsyeshėm e shfrytėzon fuqinė e tij pėr tė shkaktuar divorc. Nė situata tė pashmangshme, asaj i ėshtė dhėnė e drejta pėr t’u shkurorėzuar nėpėrmjet gjyqit. Njė prej llojeve tė shkurorėzimit ėshtė edhe ai “Hula”, nė tė cilin ajo ia dorėzon burrit tė vet njė pjesė tė mehrit apo, nė disa raste, tė tėrin. Pėr mė tepėr, vetė ajo mund ta ushtrojė fuqinė pėr t’u shkurorėzuar nėse e njėjta i ėshtė asaj nė kontratėn e martesės.

4. Gruaja ėshtė njė prej trashėgimtarėve legalė tė pasurisė sė burrit nė rast se ky i fundit vdes para saj. Asaj, pra, gjithashtu i ėshtė dhėnė e drejta pėr ta trashėguar pronėn e lėnė nga burri i saj. Kur`ani Famėlartė thotė: “...Atyre (grave) u takon njė e katėrta nga ajo qė lini ju, nėse nuk keni fėmijė, por nėse keni fėmijė, atyre u takon njė e teta!...” (Kur`an, 4: 12).

5. Krahas dashurisė dhe trajtimit tė mirė, gruas i ėshtė dhėnė e drejta edhe pėr t’u mirėmbajtur nga burri saj nė ēėshtjen e ushqimit, veshmbathjes dhe vendbanimit. Hadithet vijuese i theksojnė tė drejtat qė i kanė gratė nė lidhje me ushqimin, veshmbathjen dhe trajtimin e butė ndaj saj:

1) Hakim ibėn Muavije (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pėrcjell prej babait tė vet: Unė pyeta: “O i Dėrguari i All-llahut! Ēfarė tė drejta kanė gratė tona ndaj nesh? Pejgamberi alejhi selam ia ktheu: “Duhet qė ta ushqesh kur ti tė ushqehesh; tė sigurosh veshmbathje pėr tė pasi tė kesh siguruar pėr veti dhe mos ta godasėsh, mos ta ofendosh e mos ta braktisėsh (mos tė dalėsh nga shtėpia)!” [Transmeton Ahmedi, ebu Davudi dhe ibėn Maxhe].
2) Xhabir ibėn Abdullahu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Frikėsojuni All-llahut nė lidhje me gratė! Me tė vėrtetė ju jeni martuar me to nėn Kujdesin e All-llahut dhe ju janė ligjėsuar pjesėt e tyre tė turpshme me Fjalėn e Tij! E drejta juaj mbi to ėshtė qė ato nuk duhet ta gostisin askėnd pa lejen dhe pėlqimin tuaj. Nėse e bėjnė kėtė, rrihni pa u shkaktuar lėndim. E drejta e tyre mbi ju ėshtė qė t’u siguroni ushqim dhe veshmbathje nė pajtim me nevojat!” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi].

3) Nė fjalimin e fundit qė Pejgamberi alejhi selam e mbajti nė Arafat nė haxhin lamtumirės nė vitin e dhjetė hixhrij, mes tjerash, tha: “O njerėz! Vėrtet ekzistojnė tė drejta nė favor tė grave tuaja tė cilat janė tė detyrueshme pėr juve dhe ekzistojnė tė tjera nė favor tuajin e qė janė tė detyrueshme pėr to. Sa i pėrket asaj se cilat janė tė drejtat tuaja mbi to, konsiderohen si vijon: Ato nuk duhet tė lejojnė qė shtrati juaj tė shtypet nga ndokush tjetėr pos nga ju; nuk duhet tė lejojnė tė hyjė ndokush nė shtėpinė tuaj pa lejen dhe pėlqimin tuaj dhe nuk duhet tė bėjnė turpėsi! Nėse i bėjnė kėto, atėherė keni leje prej All-llahut qė t’i qortoni, t’i largoni prej shtratit dhe t’i goditni pa u shkaktuar lėndim serioz. E nėse i pėrmbahen kėtyre rregullave, atėherė ėshtė detyrė juaja qė t’u siguroni ushqim dhe rrobe ashtu si duhet. Mė tej, ju urdhėroj qė t’i trajtoni ato mirė, sepse ato janė shtyllat e shtėpisė suaj, duke mos poseduar asgjė pėrveē vetvetes, ndėrsa ju, shikuar nga ana juaj, i merrni ato si dhuratė nga i Lartėsuari dhe kėnaquni me to nė Emėr tė Tij! Kini dro All-llahun nė lidhje me gratė tuaja dhe trajtoni me butėsi! Vallė, a jua komunikova atė qė u porosita?”, ndėrsa 100.000 haxhinjtė e pranishėm thanė “PO” me tėrė fuqinė e zėrit tė tyre, e Pejgamberi alejhi selam kur i dėgjoi ata, tha: “O Zot, dėshmo pėr kėtė!” [Ibėn Hishami citon nga Dr. Hamidullahu].
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė