Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-08, 14:44   #4
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė drejtat e grave

Si Bijė:

Kur`ani Famėlartė nė ajetet 58-59 tė kaptinės sė 16, pikturon njė pamje mėse tė vėrtetė tė arabėve paganė kur ata lajmėroheshin se kishin vajzė. Nė tė qėndron: “Kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet me (lindjen) vajzė, fytyra e tij prishet dhe bėhet pot mllef. Fshihet prej njerėzve, pėr shkak tė asaj tė keqeje me tė cilėn u lajmėrua (e konsideron bela, e jo dhuratė prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajė atė, ashtu i pėrulur, apo do ta mbulojė atė (tė gjallė) nė dhe. Sa i keq ėshtė ai gjykim i tyre!” (Kur`an, 16: 58-59). Meqė praktimi i mbytjes dhe varrimit tė vajzave ėshtė gjė e keqe dhe tepėr jonjerėzore, Kur`ani Famėlartė jo vetėm qė e ndėshkoi, por edhe e hoqi tėrėsisht (prej praktikės). Ai thotė: “Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh!” (Kur`an, 17: 31). Pra, vrasja apo mbytja e bijės ėshtė njė krim aq i urryer saqė nė Ditėn e Gjykimit All-llahu i Lartėsuar as qė do tė dėshirojė tė bisedojė me vrasėsin e fėmijėve femra. Dėshmia e trupit tė vajzės sė varrosur do tė mjaftonte pėr ta dėnuar vrasėsin pėrkatės...

Pejgamberi alejhi selam e ngriti statusin e vajzave duke premtuar shpėrblime tė mėdha nė botėn e ardhshme pėr ata qė ushtrojnė trajtim tė butė ndaj tyre (vajzave) dhe, gjithashtu (e ngriti statusin e tyre), duke lėnė shembull tė mirė me trajtimin e vet qė kishte me bijat e veta. Hadithet vijuese janė qė flasin rreth trajtimit tė mirė ndaj tyre:

1) Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Gjithsecili qė i mirėmban dy bija tė vetat derisa ato ta arrijnė pjekurinė, nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė me mua sikur kėta dy gishta” dhe e bashkoi gishtin tregues me tė mesmin [Transmeton Muslimi].

2) Ibėn Abasi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Nėse ndonjėri prej jush i edukon tri bija tė vetat ose tri motra, duke u mbjellur sjellje tė mira dhe duke i trajtuar ato butėsisht dhe me dashuri derisa mos tė kenė mė nevojė pėr atė, All-llahu i Lartėsuar do ta bėjė Xhennetin tė obligueshėm pėr tė!”. Njėri prej tė pranishmėve tha: “E nėse i ka vetėm dy?”, kurse Pejgamberi alejhi selam i tha: “Edhe nėse i ka vetėm dy!”. Ibėn Abasi thotė se sikur njerėzit do tė thonin edhe pėr njė, Pejgamberi alejhi selam do ta thoshte tė njėjtėn gjė!” [Sharai Sunneh].

3) Ajshja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) tregon: “Njė grua erdhi te unė me dy bijat e saj. Mė pėrbetonte pėr t’i dhėnė diēka, e unė nuk pata tjetėr send pėr t’i dhėnė pėrveē se njė hurme, tė cilėn ia dhashė. Ajo e ndau atė nė dy pjesė, ua dha dy bijave tė saj, ndėrsa pėr vete nuk mori asgjė dhe iku. Mė pas, erdhi Pejgamberi alejhi selam dhe unė e informova pėr kėtė. Ai tha: “Gjithsecili qė vuan pėr ndonjė gjė pėr shkak tė bijave tė tij dhe sillet me butėsi ndaj tyre, mes tyre dhe Xhehennemit do tė vihet mburojė!” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi].

4) Ibėn Abasi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Nėse ndonjėri prej jush ka njė fėmijė femėr dhe nuk e varros tė gjallė, nuk i bėn padrejtėsi dhe nuk i parapėlqen fėmijėt tjerė (djem) qė i ka, i Lartėsuari do ta pranojė nė Xhennet!” [Transmeton ebu Davudi].

5) Suraka ibėn Maliku (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “A t’jua mėsoj formėn mė tė mirė tė lėmoshės? Mirėmbajtja e bijės suaj qė ju ėshtė lėshuar (nga burri), e cila nuk ka asnjė anėtar tė afėrt tjetėr pėrveē juve!” [Transmeton ibėn Maxhe].

6) Ajshja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) tregon: “Nuk kam parė njeri qė i pėrngjante mė shumė tė Dėrguarit tė All-llahut sesa Fatimja. Kurdoherė qė ajo vinte tek ai, ai e kishte shprehi tė ngrihej pėr tė dhe i fliste pėr dore, e puthte dhe ia lėshonte vendin ku ai qėndronte ulur” [Transmeton ebu Davudi].
Vajzave, gjithashtu, i ėshtė dhėnė e drejta pėr tė marrė pjesė nė pronėn e lėnė tė babait ose nėnės sė saj. Kur`ani Famėlartė urdhėron: “All-llahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimit) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra; nėse janė (trashėgimtare) vetėm femra, dy e mė shumė, atyre u takojnė dy tė tretat e pasurisė qė trashėgohet; nėse ėshtė njė femėr, asaj i takon gjysma!...” (Kur`an, 4: 11).
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė