Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:39   #2
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

I.Pėrshkrimi i Situatės

1. Disa Fakte

Kosova shtrihet mes Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė dhe ka, pa numėruar refugjatėt dhe emigrantėt e hershėm, 2.2 milionė banorė. Prej tyre 92% janė shqiptarė. Aty jetojnė edhe serbė (i), romė, turq, boshnjakė dhe kroatė. Mė shumė se gjysma e popullsisė ėshtė mė e re se 19 vjeē. Kosova ėshtė zona me dendėsinė mė tė madhe tė popullsisė nė Gadishullin Ballkanik.
Kjo zonė i takonte fillimisht vilajeteve shqiptare tė Perandorisė Osmane (ii). Nė vitin 1908 nė Perandorinė Osmane erdhėn nė fuqi "Turqit e Rinj", tė cilėt u pėrpoqėn ta shpėtojnė kėtė Perandori nėpėrmjet njė politike nacionaliste-turke. Ata ndaluan nė Shqipėri shkollat ku mėsimi bėhej nė shqip. Parlamentari i Prishtinės Hasan Prishtina organizoi protesta kundėr kėtij ndalimi deri tek Sulltani. Meqė kėto protesta mbetėn tė pasuksesshme, ai organizoi njė kryengritje qė pėrfshiu tė gjithė Shqipėrinė. Kryengritėsit shtruan 14 kėrkesa qė lidheshin kryesisht me ēėshtjen e shkollės por edhe me autonominė lokale. Kryengritja pati sukses. Osmanėt pranuan autonominė e Shqipėrisė. Por fqinjėt, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia, nuk u pajtuan me kėtė . Ata donin ta ndanin Shqipėrinė mes tyre. Pėr kėtė ata i deklaruan luftė Turqisė. Kjo ishte Lufta e Parė Ballkanike.
Kjo luftė u zhvillua formalisht kundra Perandorisė Osmane. Udhėheqės tė kryengritėsve fitimtarė dhe fisnikė tė tjerė shqiptarė formuan njė qeveri nėn udhėheqjen e Ismail Qemalit, i cili kishte reputacion edhe jashtė Shqipėrisė. Kjo qeveri e shpalli Shqipėrinė plotėsisht tė pavarur dhe u ofroi shteteve kufitare njė fqinjėsi paqėsore. Por fqinjėt nuk e pranuan kėtė ofertė. Nė fakt kundėrshtarėt e tyre ishin mė shumė shqiptarėt sesa trupat osmane akoma tė mbetura nė vend. Mbreti i Serbisė deklaronte se ai po bėnte luftė pėr tė ēliruar popujt e Ballkanit, ndėrmjet tė cilėve edhe shqiptarėt, nga Turqia. Por, me dijen dhe pjesėrisht me urdhėrat e tij eksplicite, trupat e tij u pėrpoqėn ta "paqėsojnė" vendin me njė mizori (iii) tė paparė nė Europė qė prej shumė shekujsh. Nė zonėn qė i korrespondon Kosovės sė sotme u vra nga forcat serbo-malazeze rreth 1/10 e popullsisė. Kėto mizori shqetėsuan opinionin publik europian (iv). Presioni i opinionit publik shkaktoi presionin e Fuqive tė Mėdha ndaj katėr shteteve ballkanike, tė cilat u treguan tė gatshme tė nėnshkruajnė njė marrėveshje paqeje me Turqinė, marrėveshjen e Londrės me 30.05.1913. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, Turqia i dorėzoi shteteve tė tjera nėnshkruese tė marrėveshjes zonat nė perėndim tė njė linje tė caktuar (afėrsisht kufiri i sotėm europian tė Turqisė) me pėrjashtim tė Shqipėrisė (Art.2). Rregullimi i tė gjitha ēėshtjeve qė lidheshin me Shqipėrinė, pėrfshirė pėrcaktimin e kufinjve tė saj, iu la nga marrėveshja 6 Fuqive tė Mėdha europiane (Gjermani, Austro-Hungari, Francė, Britani e Madhe, Itali, Rusi). Nė Konferencėn e Ambasadorėve tė Londrės me 29.07.1913 kėto fuqi vendosėn njė "Organstatut" pėr Shqipėrinė. Sipas tij, njė i huaj do caktohej si princ i Shqipėrisė, i cili do qeveriste Shqipėrinė nėn mbikqyrjen ndėrkombėtare, i mbėshtetur nga njė polici ndėrkombėtare. U ra dakord edhe pėr personin konkret qė do ishte princi. Mosmarrėveshje lindėn megjithatė pėrsa i pėrket kufinjve tė vendit. Austro-Hungaria dhe Italia donin t'i pėrfshinin tė gjitha zonat e banuara nga shqiptarė nė shtetin e ri. Nga ana tjetėr, Rusia donte vetėm njė shtet tė vogėl shqiptar, kurse pjesa tjetėr do t'i jepej Serbisė dhe Malit tė Zi. Mė nė fund u arrit njė marrėveshje (nė protokollin e Firenze-s, tė datės 17.12.1913) nė njė vijė tė mesme, qė i pėrgjigjet afėrsisht kufinjve tė sotėm tė Shqipėrisė. Rrjedhimisht, pothuaj gjysma e zonave tė banuara nga shqiptarė mbeti jashtė kufinjve tė shtetit tė ri, kryesisht nė Serbi dhe Mal tė Zi. Nė kėtė vendim e mbėshtet Jugosllavia sot tė drejtėn e saj mbi Kosovėn.
Qeveria shqiptare i pranoi vendimet e konferencės dhe ia kaloi autoritetin e vet princit. Kosovarėt nuk u pyetėn megjithėse ata protestuan pranė Fuqive tė Mėdha. Ata i ofruan rezistencė tė armatosur pushtuesve serbė.
Me fillimin e Luftės sė Dytė Ballkanike, Princi e la Shqipėrinė dhe administrata ndėrkombėtare u shkatėrrua. Asnjė pushtet shtetėror nuk ekzistonte mė. I gjithė rajoni u pushtua nga trupat e palėve ndėrluftuese. Shqipėria e veriut u pushtua fillimisht nga serbėt dhe malazezėt. Ata u dėbuan me 1916 nga Austro-Hungaria, e cila, sė bashku me Bullgarinė, pushtoi edhe Kosovėn. Austro-Hungaria ia la administrimin civil popullsisė vendase. Shkollat shqipe tė mbyllura nga serbėt u rihapėn. Me 26.04.1915, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca lidhėn njė pakt tė fshehtė mbi hyrjen e Italisė nė luftė pėrkrah forcave aleate. Ky pakt parashikonte ndarjen e plotė tė Shqipėrisė mes Serbisė, Italisė dhe Greqisė. Vetėm nė Shqipėrinė qendrore do mbetej njė shtet autonom musliman qė do pėrfaqėsohej nė botėn e jashtme nga Italia.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė