Tema: Idriz Ajeti
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-11, 18:19   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Idriz Ajeti

Njė jetė nė shėrbim tė albanologjisė


"Historia e gjuhės ėshtė njėkohėsisht, histori e popullit qė e ka folur atė dhe qė e flet. Fjala pajton pikė pėr pikė me historinė e popullit tonė"
Idriz Ajeti






Akademik Idriz Ajeti, krahas Ēabejit, Androkli Kostallarit, Dhimitėr Gjuvanit dhe Shaban Demirajt, ėshtė njėri ndėr gjuhėtarėt mė tė njohur, i cili i ka dhėnė shtysė kėsaj shkence albanologjike duke e bėrė tė denjė pėr respekt.
Idriz Ajeti, ose ‘babai’ i gjuhės shqipe, me punėn e tij shkencore ka dėshmuar se ėshtė njė njohės i thellė i gjuhėsisė shqiptare duke e avancuar atė nė shkallė tė lakmueshme.



Ndonėse i thyer nė moshė, Ajeti, vazhdon tė jetė aktiv nė shkencė dhe nė jetė. Ai madje kėrkesėn tonė pėr intervistė e pranoi me dashamirėsi dhe xhentilesė.




Profesor, si ėshtė dukur fėmijėria juaj dhe a mbani mend fėmijėrinė?
Akademik I. Ajeti:
Mė kujtohet, natyrisht se mė kujtohet, por jo edhe aq shumė. Mėsimet fillestare i mora nė Banjė tė Sijarinės, mė 1930. Ishte shkolla e parė nė Sijarinė, e ndėrtuar bashkė me xhaminė, kah fundi i shekullit XlX. Ishte kjo, pra, njė godinė mjaft e bukur e shkollės, si dhe xhamia qė po duket andej ... Por, ajo shkollė nuk e kishte zgjidhur problemin e mėsuesit. Vinin madje edhe emigrantė rusė, pėr shembull, herė njėri herė tjetri, kėshtu qė vetėm kah mbarimi i shkollimit tonė u stabilizua ēėshtja e mėsuesit. Njė mėsues kishim maqedonas, nga Struga, pėr tė cilin nuk di se a kishte shkollim tė mjaftueshėm e adekuat.
Kishte nxėnės shqiptarė, por jo shumė, rreth 30-40. Mėsimi zhvillohej: njė mėsues pėr tė gjitha lėndėt dhe pėr tė gjitha klasat.

Megjithatė ishit nisur nė rrugėn e pandalshme. A ishte nė tė vėrtetė e lehtė apo, e rėndė, rruga e juaj, dhe, a ėshtė dashur konsekuence qė tė pėrballoni peshėn e kėsaj kėmbėnguljeje?
Akademik I. Ajeti:
Takimi im i parė me shkencėn albanologjike ka qenė nė Zagreb, para luftės, si student nė Fakultetin e Filozofisė - dega e romanistikės. Pėr herė tė parė atėherė, mė 1938-39 shkrova njė artikull tė vogėl lidhur me toponimistikėn shqiptare, qė e botova nė njė gazetė tė Sarajevė, qė quhej: "Muslimanska svijest".
Pastaj shkova nė Itali. Dy semestrat e vitit tė parė i bėra nė Pizza, dy tė tjerėt nė Padova. Dy semestra qė i bėra aty u zhvilluan pėr elementet indoeuropiane nė gjuhėn shqipe. Nė Beograd shkova pastaj, pėr ta kryer diplomėn, qė mė kishte mbetur nga Italia. Diplomėn e kisha nga italishtja - letėrsi e gjuhė italiane.

Keni qenė profesor i gjuhės shqipe nė Gjimnazin e Prishtinės, lektor dhe mėsimdhėnės nė Degėn e Albanologjisė nė Fakultetin Filozofik nė Beograd, kurse disertacionin e keni mbrojtur nė vitin 1958, me temėn "Zhvillimi i tė folmes gege tė shqiptarėve tė Zarės sė Dalmacisė." Pse jeni pėrcaktuar pėr kėtė temė, e cila nė shikim tė parė, nuk duket se ka ndonjė peshė tė madhe?
Akademik I. Ajeti:
Pasi kreva studimet, unė shkova si lektor, qėndrova ca kohė nė Kosovė, kurse mė 1953 u ktheva atje dhe vazhdova si lektor. Erdhi pastaj si asistent Anton Ēetta. Dega luajti rol tė mirė. Profesorėt e parė me shkollė u krijuan atje nė Beograd, nė atė degė: Hilmi Agani, Rexhep Hoxha, Ramiz Kelmendi, Besim Bokshi e tė tjerė. Kur erdha nė Beograd, pėr temė disertacioni kisha "Gjuha e shqiptarėve arbėreshė tė Zarės". Punova disa vjet, e kreva, e dėrgova nė Sarajevė, u formua Komisioni dhe e mbrojta temėn.
... Nė vitin 1960 u hap sė pari Fakulteti Filozofik kėtu nė Prishtinė, ndėrsa nė vitin 1970 u hapen fakultete dhe Universiteti. Ishte hap i shpejtė, sepse shoqėria e atėhershme kishte mundėsi materiale dhe financiare. Filluam me njė revistė "Gjurmime Albanologjike", qė edhe tash e mban kėtė emėr, pwr tw vazhduar mw vponw me seminarin nw vitin 1974.

Keni deklaruar se historia e gjuhės ėshtė vetė historia e popullit, madje ju jeni pėrkrahės i tezės sė prejardhjes ilire tė shqiptarėve, duke dėshmuar rrėnjėt antike tė saj.
Akademik I. Ajeti: Do tė thosha se kemi njė histori dramatike dhe shumė e thonė kėtė tė vėrtetė. Populli shqiptar ėshtė njė popull i vjetėr. Por, diēka sikur mungon kur marrin parasysh kohėn nga kur merremi me shkencė. Pra, kushtet, s'kemi patur kushte tė merremi me kulturė, me ngritjen kulturore. Ėshtė vonė tepėr vonė. Libri i parė ėshtė Meshari, nė vitin 1555. E, themi se jemi populli i lashtė. Ėshtė e vėrtetė, por, edhe na kanė munguar kushtet. A ishim fajtorė vetė qė nuk krijonim kushte, apo rrethi, qė kushtet nuk i kishim nė duart tona e qė ishin tė imponuara? Tash le ta thotė historia!
Formula e Pagėzimit 1492: Nė atė kohė, nė shekullin 15, ndėr shqiptarėt nuk kishte kurrfarė kushte ... ashtu qė vetėm nder katolikė kishte ndonjė intelektual. Meqė nuk kishte shėrbesa fetare nė ēdo vend, atėherė arqipeshkvi i Durrėsit, Pal Engjėlli, mendoi qė mė rastin e lindjes sė fėmijėve ata duheshin pagėzuar. Meqė shėrbesat nuk ishin gjithkund, e fėmijėt duheshin pagėzuar, arqipeshkvi e tha atė fjalinė qė duhej thėnė me rastin e pagėzimit tė fėmijėve
dhe ajo u shėnua dikund: "Un tė pagėzon j pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt ... "
Libri i parė ėshtė Meshari i Gjon Buzuku, nė vitin 1555.
Ai e botoi atė, por, shumė pak dihet pėr autorin, pėr vendin e botimit, mungon fillimi dhe ka mbetur pasthėnia. Librin e gjeti nė Vatikan gjakovari Nikollė Kazazi.


Ndihmesė tė madhe pėr avancimin e gjuhėsisė sonė kanė dhėnė edhe tubimet shkencore tė viteve 1952, '57,' '63, e sidomos Konsulta Gjuhėsore nė vitin 1968 nė Prishtinė. Ndėrkaq, Kongresi i Drejtshkrimit nė Tiranė, mė 1972, sanksionoi pėrpjekjet mėse l00-vjeēare pėr njėsimin e gjuhės shqipe.
Akademik I. Ajeti:
Zbatimi i gjuhės letrare ishte synim i tė gjitha kėshillimeve gjuhėsore, qė nga ai i vitit 1952, '57, '63, duke pėrfunduar nė vitin 1968, nė Konsultėn gjuhėsore nė Prishtinė, ku u tha se njėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha trojet e shqipes ishte rezultat i natyrshėm i proceseve shoqėrore shqiptare, veēanėrisht nga Rilindja e kėndej.



vijon


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante