SHI E LOTĖ
Asgjė nuk bėzėnte
Nė atė buzėmbrėmje tė ftohtė
Vetėm vjeshta
Sikur njė vozgė e vrimosur
Po derdhej me shi
Qielli i zymtė
Natė e vdekur
Vallė, ishim tė gjallė
Ne tė dy?
Pėrtokė binin gjethet
Stolisur me verdhėsi
Dhe shelgjet zhvisheshin
Ngadalė e mirė
Sikur njė femėr e turpėruar
Kur zhvishet
Nė gjysėmerrėsirė.
Jo asgjė nuk pipėtinte
Nėn qiellin e molepsur
Veē heshtje e boshėsi
Dhe pika
Pika tė vakta lotėsh
Pėrzier me shi.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|