Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-08, 00:49   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389

Pėr ndriēimin e rolit dhe tė rėndėsisė sė princave arbėr nė kėtė betejė, pėrveē historianėve tė tjerė, njė rol shumė tė rėndėsishėm luajtėn dhe po luajnė edhe historianėt perėndimorė, ku mund tė veēojmė historianin anglez nga fillimi i shekullit XVII, Riēard Knolles, i cili, i liruar nga frazeologjia e njė humanisti, nė mėnyrė decidive ka thėnė: “Krahas tė tjerėve, nė koalicionin e krisherė ballkanik pati edhe princa nga Shqipėria”. Ndėrsa historiani frėng, nga fillimi i shek.XIX, Le Marje (1821), thotė se nė koalicionin e tė krishterėve pati edhe njėsi hungareze, rumune, dalmatine, tribale dhe njėsi tė panėnshtruara tė arbėrve, kurse Muratin I e vrau njė shqiptar i plagosur. Ndėrsa historiani tjetėr frėng, Alen Dyselje nga Parisi, me njė shkrim ekskluziv, me njė pikėpyetje qė i vė nė krye tė titullit “A e kanė pushtuar shqiptarėt Kosovėn?”, ku bėn fjalė edhe rreth betejės sė Fushė-Kosovės, thotė: “Popullsia shqiptare jo vetėm qė nuk erdhi atje e sjellė nga armiku (osman), ajo, qė nga Liqeni i Shkodrės e deri nė Kosovė u bashkua dhe rezistoi me popullsitė e tjera tė krishtera”, duke vazhduar mė tutje se “nė kohėn e ndeshjes vendimtare mė 1389, autorėt grekė pėrmendnin krahas serbėve dhe bullgarėve, edhe shqiparėt e veriut, ata tė Himarės, tė Epirit dhe tė zonės bregdetare”. Po ky autor arrin nė pėrfundimin se disfata e vitit 1389, duke e disorganizuar plotėsisht shtetin serb, u la fushė tė lirė veprimi prijėsve vendas mė tė fuqishėm, midis tė cilėve dhe prijėsve shqiptarė tė veriut dhe tė verilindjes. Mė i shquari ishte Gjon Kastrioti, baba i Gjergj Kastriotit, i cili, duke u nisur nga krahina malore e Matit, arriti qė nė fund tė shek.XIV dhe nė fillim tė shek.XV tė krijonte njė principatė tė gjerė, e cila shtrihej nga derdhja e Ishmit deri nė Prizren, nė qendėr tė Kosovės. Si pasojė, ai i dha Raguzės njė privilegj tregtar qė prej bregut tė detit e deri nė tokat e tij nė Prizren.
Edhe historiani gjerman Jozef Fon Hamer i kushtoi kujdes tė merituar pjesėmarrjes sė arbėrve nė betejėn e Fushė-Kosovės, ku, sipas tij, strategu mė i aftė ushtarak i krishterė ishte arbėri Gjon Kastrioti, i cili kishte propozuar qė osmanėt tė sulmoheshin ditėn dhe jo natėn. Pėrveē kėsaj ėshtė interesant tė theksohet se Jozef Fon Hamer flet edhe pėr famėn e betejės sė Fushė-Kosovės. Ai qėllimisht ka pėrkujtuar se revolucioni frėng i vitit 1789 ka shpėrthyer nė 400-vjetorin e betejės sė Fushė-Kosovės. Ai ka theksuar se kjo betejė hyn nė radhėn e ngjarjeve tė famshme nė pikat kyēe tė historisė sė njerėzimit. Ndėrsa La Martin vė nė spikatje se ushtria e tė krishterėve ishte pozicionuar nė shkrepat e maleve tė Shqipėrisė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė