Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-06, 02:15   #23
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Shtegu i Njohjes

Haxhi

Kur njeriu dėshiron tė shkojė nė haxh duhet tė bėjė nijet qė kėtė vepėr ta kryejė duke u frikėsuar se mos i refuzohet. Pastaj duhet tė pėrgatitet si ai i cili ka pak shpresė se do rikthehet; tė nisė tė zbukurojė sjelljen me tė tjerėt, tė pastrohet me veshjen e rrobės sė bardhė tė ihramit nga pasionet e tij; tė pastrohet nga mėkatet dhe t’i veshė rrobat e sinqeritetit e tė besnikėrisė; tė kthehet kah Zoti qė t’i pėrgjigjet thirrjes sė tij: “Ja ku jam pėr ty o Allah, ja ku jam. Ja ku jam; i pashoq Ti je; ja ku jam. Vėrtet gjithė lavdėrimi, begatia dhe sundimi janė tė Tuat, i pashoq Ti je.”
Kur tė vijė nė Xhaminė e Shenjtė le tė bėjė rrotullimin adhurues edhe me zemrėn e tij; le ta pastrojė jashtėsinė dhe brendėsinė e vet kur tė jetė nė Safa; kur tė vrapojė le t’ia paraqisė vetes ikje nga shprehitė e rėndomta; le t’i pranojė mėkatet e veta nė Arafat, nė Muzdelife gjatė gjuajtjes sė gurėzve, le tė hedhė me to pasionet e veta dhe kėshtu t’i afrohet Allahut; le t’i flijojė kėndjet e tij; (le tė shkrihet vllazėrisht me karvanin e miqve tė respektuar tė Ka’bes); le ta puthė gurin e kėnaqėsisė me caktimin e Allahut tė Madhėruar dhe le tė pėrshendet me tė gjithė tė tjerėt veē Allahut kur ta bėjė tavafin e lamtumirės.

ps.
Safa, merve, muzdelife, jane vende qe vizitohen gjate haxhit.
Tavaf, eshte rrotullimi adhurues rredh gurit te zi qe kabes.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė