Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-05-07, 21:28   #13
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Frazeologjia pėrbėn njė pasuri jashtėzakonisht tė madhe tė gjuhės. Frazeologjia ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė shumė tė bukur metaforike dhe po tė shikohet me kujdes gjenden shumė elementė te tropeve, hiperbolės, sinekdotės, etj.
Pėrdorimi i frazeologjisė nė tė folur e nė tė shkruar i jep shumė ngjyra gjuhės. Ajo tregon mė qartė formėn kombėtare tė tė shprehurit nė mėnyrė figurative.
Shpesh frazeologjia ka njė brendi tė theksuar sociale, sidomos ato shprehje frazeologjike qė u afrohen proverbave.
Nga ana leksikologjike, frazeologjia ndėrtohet mbi disa tė dhėna karakteristike tė jashtme ose tė brendshme tė atij sendi me tė cilin krijohet lidhje, pėr tė shprehur nė mėnyre tė figurshme njė mendim.
Nė frazeologji hyjnė: pėrshėndetjet, urimet, ngushėllimet, betimet, lavdėrimet dhe mallkimet.


A
acar-i
I ka punėt acar im bir: i ka ngushtė, i ka pisk punėt e s'di si t'ja bėjė.

aerodrom-i
Ju paska ba kryet aerodrom: paska mbetur fare pa flokė, qenka bėrė tullac.

afroj
Mue tashti po m'afrohen ditėt: po mė afrohet dita e fundit, dita e vdekjes (d.m.th. ėshtė plakur).

aj
Zura gjuhėn aj: kafshova gjuhėn, heshta.
Kali zė me aj: kali kafshon.

ajamė-a
Tash asht ajama e peshkut:tash ėshtė koha kur gjuhet peshk mė sė shumti. Tash asth ajama e ullishtės: koha kur bijnė e mblidhen ullinjtė.

ajam-i
Pėr ate mesele s'ka marrė farė ajami:...nuk ėshtė koha e pėrshtatshme, s'ja ka qėlluar.

ajkė-a
Ja mori ajkėn' ja mori mazėn; ja mori kajmakun:
mori pjesėn mė tė mirė (tė njė gjėje)
Ajka e djalėrisė: pjesa mė e mirė e djalėrisė.

akull-i
Qenka veshur akull: qenka veshur me tesha fringo, me tesha fare tė reja
E ka mendjen akull: ėshtė njeri qė i mat fjalėt, ėshtė i menēur.
Jam ba akull: ngrina prej tė ftohtit.
Po bahet akull i madh: po bahet ngricė e madhe, tė ftoht i madh
Ma bėnte shpirtin akull: mė trembte shumė, m'ikte shpirti.
I rrijka qaforja akull: i rrijka e ngrirė. Teshat rrijnė akull:i rrijnė tė ngrira,sepse janė tė qėndisura me ar.

allaj
Anija e tyne u kashue allaj tonės:...kaloi pranė, pėrbri anijes sonė.

amė-a
Amė e bij, sheqer nė tepsi: si nėna me tė bijėn mė, qė duhen e shkojnė shumė mirė ndėr veti.
Flet e jėma e Zeqos majė thanės: si tė ishte nė hava, s'di ēka flet.
Me ra n'amė tė vet: tė qetėsohet.

ambėl (i.e)
Thuaja nji fjalė t'ambėl: thuaja njė fjalė tė butė e tė mirė.
Ėshtė djal i ambėl: djalė i mirė, i kėndshėm nė fjalė, fjalėmbėl.
Shpirti asht i ambėl: njeriu e do shumė veten, i dhimbet ta humb jetėn.

ambėlsoj
U ambėlsua macja: u mėsua nė kėtė shtėpi, vjen shpesh sepse gjen ēka tė hajė kėtu.
U ambėlsue fėmija te komshija: po don tė rrijė gjithnjė atje, pse i japin sende tė mira dhe e marrin me tė mirė.

andej
S'ke me m'vet anej e knej: s'ke pėr tė mė pyetur pėr ēdo gjė hollėsisht.

andėrr
Me tė lanė andėrr o m'andėrr: me tė ēuditė, e mrekulluar
Rron me andrra: s'ėshtė fare nė kėtė botė, s;di se ē'bėhet fare.
I duel andrra: i doli ashtu si i pa nė andėrr.

anė-a
Po ja gjeti anėn: po ja gjeti rastin.
Ka ardhur nga an'e anės: ka ardhur prej sė largu.
Me i dal m'anet: pėr ta kryer atė punė.
Asaj ja ka marrė anėn tėrė klasa: ja kish kaluar tėrė klasa.
Qe besa na e muerėn anėn: na e kaluat.
Nata ja kish marr anėn muzgut: ish terruar, sih bėrė mė terr, kish filluar terri.
Po ja mban anėn: po ja mban krahun, po e pėrkrah.
Punėt e tija s'kanė anė:...(1) s'kanė tė mbaruar, janė aq tė shumta sa nuk numėrohen dot; (2) nuk rrėfehen me gojė
Dera juej ka pasė anėn e fjalės e tė pushkės: (d.m.th. shtėpia juaj ka qenė e zonja pėr kuvend e trimėri.
aq
Aq mė bėn mua; s’kam gajle, s’dua tė di, s’ēaj kryet, s’i jap pesė pare.
ar-i
Ai djalė asht ar: ėshtė djalė shumė i vyeshėm, shumė i mire, xhevahir djalė.
Aiflet fjalė ari: flet fjalė tė urta, fjalė me mend, fjalė me vend.
arė-a
Mos i rrėfe babait arat
: (thuhet kur njė i vogėl, i tregon njė tė moēmi pėr diēka qė ai i di qysh kaherė).
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė