Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-02-10, 09:09   #1
Doooni
 
Anėtarėsuar: 27-09-07
Postime: 75
Doooni me shokė shumeDoooni me shokė shume
Gabim Shqiptaret ne Kairo - Egjipt / Egjipti 150 Vjet I Sunduar Nga Familje Shqiptare

Jean Leon Gerome, ne mes shekullit 19.

Jan Ushtar te Ushtries te Mehmet Pashes ne Kairo. (video nuk eshte kryer, duhet me shtu edhe sundimin 150 vjeqar te Egjyptit)

SHIKONI!!!

http://www.youtube.com/watch?v=Qkntucl7kUs


Egjipti 150 Vjet I Sunduar Nga Familje Shqiptare

Muhamed Aliu apo Mehmet Aliu, siē ai njihej nė Perandorinė Osmane ishte njė shqiptar i lindur nė vitin 1182 pas Hixhretit apo 1769 sipas kohės sė re, nė pjesėn evropjane tė Perandorisė Osmane. Nė kėtė vit nė Evropė do tė lindte edhe njė strateg tjetėr i cili do t’i jepte fytyrė tė re Evropės dhe fuste atė nė kohėt moderne. Ai ishte Napoleon Bonaparti. Si Bonaparti nė Perėndim, edhe Mehmet Aliu nė Lindje, do t’i jepnin botėve tė tyre ēelėsin e ndryshimeve tė mėdha dhe progresit nė fushat ushtarake, ekonomike dhe politike. Mehmet Ali Pasha apo Haxhi Muhamedi, siē ai njihej pas vizitės qė kreu nė qytetet e Shenjta tė Mekės dhe Medinės, ėshtė njė nga njerėzit mė tė spikatur qė historia shqiptare e shekullit tė 19-tė ka prodhuar. Ai u lind nė qytezėn e Kavallės, qė nė atė kohė ishte njė port i vogėl i Rumelisė, apo pjesės evropjane tė perandorisė. Kavalla shtrihej rreth nėntėdhjetė milje nė Lindje tė Selanikut dhe shquhej pėr cilėsinė e lartė tė duhanit qė toka e kėtij vendi prodhonte. Babai i Mehmet Aliut ishte bimbashi i Kavallės qė kishte emigruar nė kėtė qytet, nga fshati i bukur i Korēės, Zėmblaku, disa vite pėrpara lindjes sė tė birit. Por ai do tė vdiste ndėrsa i biri ishte ende i ri, dhe pėr kėtė arsye ēorbaxhiu apo bashkiaku i Kavallės do t’a mbante pranė, dhe kujdesej pėr tė birin e korēarit tė vdekur si pėr djalin e tij. Nė kohėn kur Mehmet Aliu ishte ende i ri dhe nėn kujdesin e ēorbaxhiut, nė disa fshatra pėrreth Kavallės disa grekėr kishin nisur tė rebelohen ndaj eprorėve tė tyre shqiptarė dhe refuzojnė tė paguajnė taksat. Ndėrsa ēorbaxhiu ishte i pavendosur sesi tė sillej me rajatė grekė, Mehmet Aliu, nė krye tė njė bataljoni shqiptarėsh do tė vinte nėn kontroll fshatrat rebele tė zonės, tė cilat pas kėsaj do t’i bindeshin guvernatorit tė tyre nė Kavallė dhe paguajnė taksat nė mėnyrė tė rregullt. Suksesi i Mehmet Aliut e mahniti ēorbaxhiun, i cili e emėroi djaloshin Bylyk Be, apo komandant tė policisė sė qytetit. Gjatė kėsaj kohe Mehmet Aliu do tė martohej me njė vejushė tė bukur nga Kavalla me tė cilėn do tė lindte tre djem, Ibrahimin, Tosunin dhe Ismailin. Pas martesės, ai do tė merrej me tregtinė e duhanit e cila ishte mė fitimprurėsja nė kėtė kohė nė Rumeli. Megjithatė, nw kohėn nė fjalė, pjesa afrikano – veriore e perandorisė, apo mė saktė Egjipti do tė pushtohej nga francezėt tė cilėt me Bonapartin nė krye do tė mundnin mamlukėt e Egjiptit nė betejėn e piramidave dhe mė pas, pushtojnė Kajron. Pėr kėtė arsye, nė vitin 1800 Porta e Lartė nė bashkėpunim me Britaninė e Madhe do tė deklaronte xhihad kundėr francezėve dhe nisw luftėn pėr tė ēliruar Egjiptin. Apelit tė sulltanit pėr luftė nė frontin egjiptian, do t’i pėrgjigjeshin tė gjithė muslimanėt besnikė tė perandorisė. Nė kontigjentin e 300 trupave vullnetare qė do tė niseshin nga Kavalla pėr kėtė punė, do tė ishte edhe Mehmet Aliu. Detyra e tij nė bataljonin shqiptar ishte tė shėrbejė si zėvendės komandant i trupės, pas Ali Agait, djalit tė ēorbaxhiut tė Kavallės. Por meqė Ali Agai do tė mėrzitej shpejt nė luftė dhe kthehej nė Kavallė, postin e tij do ta zinte Mehmeti i cili do tė emėrohej bimbash nė ushtrinė e kryevezirit. Nė luftimet qė trupat osmano - shqiptare do tė kryenin kundėr francezėve, Mehmeti i ri do tė shquhej si njė nga strategėt mė tė mirė dhe efikas tė palės osmane.




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Doooni : 24-02-10 nė 09:16
Doooni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante