Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-02-10, 09:12   #2
Doooni
 
Anėtarėsuar: 27-09-07
Postime: 75
Doooni me shokė shumeDoooni me shokė shume
Gabim Titulli: Shqiptaret ne Kairo - Egjipt / Egjipti 150 Vjet I Sunduar Nga Familje Shqiptare

Probleme me Mamlukėt

Beteja e trupave tė bashkuara osmane dhe britanike do tė ēonte pushtimin francez tė Egjiptit drejt kolapsit shumė shpejt. Megjithatė, mundja dhe tėrheqja e francezėve nga Egjiptit ishte vetėm njė pjesė e luftės pėr tė vėnė nėn kontroll vendin. Problemi kryesor qė Egjipti do tė haste pas largimit tė francezėve ishte se kush do ta kontrollonte atė. Ndėrsa Stambolli kėrkonte tė emėronte njerėzit e tij, forcat brenda vendit dhe intrigat britanike kėrkonin tė instalojnė njerėzit e tyre pėr tė qeverisur vendin e madh arab. Nė pėrplasjet e shumta qė ndodhėn nė Egjiptin e pasluftės, ish-bimbashi osman, Mehmet Aliu do tė shfaqej si njė nga lojtarėt mė tė aftė tė betejės pėr pushtet dhe pozitė. Duke patur qė nė 1803-shin, nėn komandė bataljonin e shqiptarėve, Mehmetit do t’i duhej tė pėrballej me fuqinė e bejlerėve vendas tė njohur si mamlukė qė udhėhiqeshin nga dy fraksione, njėri i drejtuar nga Osman Bej Bardisi dhe tjetri nga Muhamed Bej al-Alfī. Kundėr bejlerėve egjiptian, fronin e Egjiptit nga ana osmane e pretendonin dy rivalė tė fuqishėm osmanė. I pari dhe mė i rrezikshmi ishte njė turk i quajtur Husrev Pasha, dhe pas tij vinte njė komandant shqiptar, i quajtur Tāhir Pasha. Etja pėr pushtet do ta kthente Egjiptin e viteve 1803 – 1805 nė njė zonė tė vėshtirė pėr tė jetuar. Kėtu duhet pėrmendur qė nė krahun e osmanėve, forca mė e vėshtirė pėr tu vėnė nėn kontroll ishin shqiptarėt. Rebelimi i tyre nė prill tė vitit 1803 nė Kajro, kur tė fundit do tė kėrkonin rrogat e vonuara nga valiu turk, do tė detyronte Husrev Pashėn tė arratiset pėr nė Damieta. Pushteti i lėnė bosh nga Husrevi do tė merrej nga Tāhiri, i cili lidhi aleancė mė mamlukėt e Egjiptit tė Sipėrm pėr tė mos lejuar Husrevin tė kthehet mė nė Kajro. Megjithatė, Tahiri do tė vritej pas disa kohėsh, dhe komandėn e trupės shqiptaro – turke do ta merrte Mehmet Aliu. Detyra e parė qė vihej pėrpara Mehmetit pas marrjes sė komandės sė trupave shqiptare nė Egjipt ishte vėnia e rendit nė vend dhe mundja e Husrev Pashės nė Damieta qė pretendonte tė shpallej vali i Egjiptit. Por pėrveē tė parit Mehmetit do t’i duhej tė shtypte edhe pretendentėt e tjerė pėr fronin e Egjiptit, siē ishin mamlukėt Muhamed al-Alfī dhe Osman Bej Bardisi. Duke pėrdorur aftėsitė e trupės shqiptare dhe influencėn e popullatės sė Kajros, e cila nė pashain shqiptar shihte dorėn e hekurt qė mund tė sillte paqe nė vend, ai do tė mundte kundėrshtarėt e tij njėri pas tjetrit. Pas shtypjes sė tyre, lufta civile nė Egjipt do tė vinte drejt fundit. Pėr t’i dhėnė fund asaj, do tė kontriubonin shumė edhe hoxhallarėt e lartė tė Universitetit tė Azharit, tė cilėt 14 Mars 1805, i kėrkuan sulltanit tė zgjedhė Mehmet Aliun vali tė Egjiptit. Fermani konfirmues nga Stambolli pėr kėrkesėn egjiptiane do tė vinte mė 12 Maj 2005, njė ditė tė djelė nė mėngjes, kur sheikėt e Kajros, me ēallma dhe mjekra, tė mbledhur nė Portėn e Kadiut tė qytetit do tė deklaronin Mehmet Aliun, guvernator tė Egjiptit dhe lusin Allahun tė sjellė prosperitet dhe mirėsi nė vend.

Emėrimi i Mehmetit nė fronin e Egjiptit nuk do tė mjaftonte pėr tė qetėsuar vendin. Nė vitin 1807 vendi do tė sulmohet nga britanikėt tė cilėt do tė pezmatohen nga vendosja e rendit nė Egjipt. Megjithatė ata do tė thyhen nga armata egjiptiane nė Rozeta dhe mė pas detyrohen tė braktisin Aleksandrinė. Por britanikėt nuk ishin tė vetmit qė do tė mėrziten me fitoret e Mehmetit. Cmirė mbi pushtetin e valiut shqiptar do tė kishte edhe nė Stamboll. Husrev Pasha, qė kishte parė karrierėn e tij tė shkatėrrohet nga shqiptarėt nė Egjipt, e cyste sulltanin tė shihte nėpunėsin e tij nė Egjipt jo mė si vartės por si njė kundėrshtar. Pėrveē kėsaj, bejlerėt mamlukė qė Mehmeti kishte shtypur mė parė, tashmė tė rigrupuar rreth Elfi Beut dhe duke patur mbėshtetjen e britanikėve, kishin nisur tė rebelohen kundėr valiut tė Kajros. Pėr t’u pėrballur njėherė e mirė me rrezikun mamluk, nė 1 Mars 1811, Mehmet Aliu i cili edhe pse nuk kishte lexuar kurrė Makiavelin, do tė bėnte njė veprim qė vetėm tė fundit mund t’i shkontė ndėrmend.

Pasi nė Arabinė Saudite tė kėsaj kohe, sauditėt kishin pushtuar Qytetet e Shenjta dhe ndalonin haxhijtė tė kryejnė Haxhin, Mehmeti si vali i Egjiptit qė ishte, kishte pėr detyrė tė kujdesej pėr rendin dhe qetėsinė nė Qytetet e Shenjta. Me lejen dhe urdhėrin e sulltanit, ai kishte vendosur tė dėrgoj djalin e tij, Tosun Pashėn pėr tė ēliruar dhe vendosur rregull nė Tokėn e Shenjtė. Pėr tė pėrshėndetur dėrgimin e ekspeditės kundėr rebelėve, Pashai, do tė ftonte nė Kėshtjellėn e Kajros pjesėn mė tė mirė tė parisė mamluke. Rreth katėrqind vetė do tė priteshin me ceremoni madhėshtore nga kujdestari i Xhamive tė Shenjta. Por pasi paria tė hyjė nė Kėshtjellėn e Qytetit, nė tė cilėn ishin sarajet e Pashait dhe njėherė e njė kohė ishte strehuar vetė Salahudin al-Ejubi, do tė ndodhte njė nga masakrat mė tė papara tė historisė sė Lindjes sė Mesme. Trupat shqiptare nėn udhėheqjen e Tosun Pashės, do tė rrethonin kėshtjellėn dhe masakrojnė brenda mureve tė saj tė gjithė bejlerėt e pabindur mamlukė, nė tė njėjtėn mėnyrė siē do tė bėnte edhe Ali Pasha disa vite mė vonė me kardhiqiotėt nė Toskėri. Nga masakra e Mehmetit do tė shpėtonte vetėm njė be i vetėm i cili pas kėsaj do tė mbushte me panik tė gjithė Egjiptin, pėr atė qė kishte parė...

Zgjidhja e ēėshtjes mamluke do tė ndiqej nga Mehmet Aliu edhe me njė hap tjetėr tė rėndėsishėm drejt konsolidimit tė shtetit egjiptian. Pasi deri nė kėtė moment Mehmeti ishte mbėshtetur nė forcėn e ushtarėve shqiptarė, tė cilėt, jo vetėm qė ishin tė pakėt nė numėr, por shpesh edhe shumė tekanjoz, pas shkatėrrimit tė mamlukėve ai nisi themelimin e ushtrisė sė rregullt egjiptiane. Pėr kėtė arsye nė vitin 1814 ai nisi tė ndėrtoj ushtrinė e parė moderne tė Botės Islame, e cila nuk do tė ngrihej mė sipas stilit tė vjetėr tė ushtrisė osmane, por sipas skemave moderne tė ushtrive evropjane. Kjo forcė e re do tė quhej Nidham-i Xhedid apo Sistemi i Ri ushtarak. Ajo do tė drejtohej, strukturohej dhe stėrvitej nga njė kolonel francez i pashait, i quajtur Sčves, tė cilin Mehmeti do ta bindė tė kthehet nė musliman. Pas pranimit tė fesė shqiptare, Sevesi do tė emėrohet Sulejman Pasha. Nė ushtrinė e re, pashai fillimisht do tė rekrutonte skllevėr sudanezė, tė cilėt do t’i zėvendėsonte mė pas me fshatarė egjiptianė, tė njohur si fallāhīnė.

Nėnshtrimi i Sauditėve

Nė kohėn kur Mehmet Aliu ishte bėrė sundues i Egjiptit, nė Arabinė e sotme Saudite, qė nė atė botė ishte pjesė e Kalifatit Osman, familja e Saudėve, e inspiruar nga mėsimet e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kėrkonte reformimin e fesė islame dhe kthimin nė traditėn e sahabėve tė hershėm tė Islamit, kishte nisur tė krijojė shtetin saudit, sipas traditės selefiste. Megjithatė, krijimi i kėtij shteti nėnkuptonte copėtimin e kalifatit osman i cili trashėgohej nga dera e osmanėve qė nga viti 1517, kur sulltan Selimi I kishte marrė pushtetin shpirtėror tė kalifatit nga kalifi abasid i Kajros. Edhe pse mėsimet teuhidike saudite kėrkonin pastrimin e fesė nga bidatet dhe kthimin nė Islamin e pastėr tė kohės sė Profetit, ndalimi i haxhinjėve nga kryerja e Haxhit dhe pėr mė tepėr forma militante e Shtetit tė Parė Saudit pėrbėnte njė kėrcėnim pėr Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan nė Stamboll. Sipas besimit tė shumicės sė besimtarėve muslimanė nė kėtė kohė, kalifi osman ishte njė pasardhės i kalifėve tė hershėm tė Islamit, tė cilėt amanetin e Kalifatit e trashėgonin qė nga koha profetit Muhamed nėpėrmjet katėr kalifėve tė drejtė, amanet qė mė pas e kishin marrė umajadėt, dhe mė pas abasidėt deri tė osmanėt. Duke e konsideruar rebelimin saudit kundėr normave tė sheriatit, shejhulislami dhe shejhėt e Azharit nxorrėn fetva qė Shteti Saudit tė vihet nėn kontroll dhe forma e dhunshme e luftės sė tyre tė ndalohej. Pėr kėtė arsye, Mehmet Aliu do tė dėrgonte djalin e tij, Tosun Pashėn nė Qytetet e Shenjta pėr t’ia kthyer ato fisit tė kurejshėve dhe kujdestarit tė tyre, sulltanit, dhe larguar nga to pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve tė Mehmet Aliut do tė pėrfundonin me sukses kur nė 1818 forcat shqiptaro – egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe burgosėn Abdullah ibn Saudin. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha pushtoi edhe pjesėt e tjera tė Nexhdit dhe Hixhazit (1818 – 1820). Ndėrsa Abdullah ibn Saudi qė ishte kapur i gjallė, do tė dėrgohej nė Stamboll, pranė sulltanit. Edhe pse Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do tė kėrkonin faljen e tij, sulltani do ta dėnonte me vdekje Abdullahin nė sheshin e Gjylhanes nė Stamboll. Pėrveē fitoreve nė beteja, Ibrahimi morri nga sauditėt edhe njė nga kopjet mė tė vjetra tė Kuranit tė Shenjtė qė datonte qė nga koha e kalifit tė tretė tė Islamit, Osmanit. Kjo kopje do tė ruhet deri nė ditėt e sotme nė Top Kapė Sarajet nė Stamboll.

Pas nėnshtrimit tė sauditėve, Mehmet Aliu vazhdoi tė fuste nėn sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe provincat afrikane tė Nubisė, Sanarit dhe Kordofanit, qė pas kėsaj do tė njihen si Sudan. Pėr tė nėnshtruar ato, ai dėrgoi njė ekspeditė ushtarake prej 4000 vetėsh nė vitin 1820, qė komandohej nga djali i dytė i pashait, Ismail Pasha e cila nė 1823 realizoi themelimin e provincės sė Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendėr tė vendit.
Doooni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė