Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-02-10, 09:13   #3
Doooni
 
Anėtarėsuar: 27-09-07
Postime: 75
Doooni me shokė shumeDoooni me shokė shume
Gabim Titulli: Shqiptaret ne Kairo - Egjipt / Egjipti 150 Vjet I Sunduar Nga Familje Shqiptare

pėrballja me Terrorin Grek

Nė kohėn kur Mehmet Aliu kishte nėnshtruar Sudanin dhe Arabinė Saudite, nė Ballkan me cytjen e fuqive perėndimore, grekėt po nisnin rebelimin e tyre. Ky rebelim do tė gjente momentin mė tė mirė tė shpėrthimit me rastin e vrasjes sė Ali Pashė Tepelenės nė Jug tė Shqipėrisė nga osmanėt. Vakumi ushtarak, politik dhe shpirtėror qė do tė krijohej pas vrasjes sė Aliut do tė ēlironte grekėt nga pushteti i shqiptarėve dhe zgjojė mes tyre ndjenjėn e pamvarėsisė. Duke qenė se Perandoria Osmane nė kohėn nė fjalė nuk kishte burimet e duhura njerėzore pėr tė shtypur rebelimin grek, dhe ky i fundit nisi spastrime tė egra etnike kundėr muslimanėve, sulltan Mahmuti II do tė kėrkonte ndihmėn e Mehmet Aliut pėr tė shtypur rebelimin. Valiu i Egjiptit qė nė kėtė kohė posedonte ushtrinė moderne tė Nizam-i Xhedidit, do t’i premtohej dhėnia nėn administrim e Kretės, Qipros dhe Moresė nė rast fitoreje.

Megjithatė kundėrshtari grek nuk qėndronte i vetėm nė luftėn e tij. Pėrkrah tij qėndronin fuqitė perėndimore, tė cilat armatosėn dhe cysnin terrorin grek drejt qėllimit tė tij final, qė ishte krijimi i njė shteti grek dhe spastrimin etnik tė muslimanėve nga pjesa evropjane e perandorisė. Pas rebelimit grek qėndronte edhe klika e fanariotėve tė Stambollit, tė cilėt gėzonin njė pushtet tė konsiderueshėm politik dhe financiar nė perandori. Pėr mė tepėr, konflikti ndėrmjet Ali Pashės sė Janinės dhe sulltanit i kishte shėrbyer organizatės terroriste greke, Filiki Hetairia-s (Shoqata e Miqve) tė organizojė vetveten nė tė gjithė perandorinė dhe nėpėrmjet Aleksandėr Ipsilantit, qė ishte gjithashtu fanariot, tė nisė revoltėn e saj nė More, nė Mars tė vitit 1821, nė kohėn kur osmanėt mbanin tė rrethuar Ali Pashėn.

Revoltės greke brenda njė kohe tė shkurtėr do ti bashkohej shumica e ishujve tė Egjeut, dhe lėvizja do tė shtrihej deri nė Gjirin e Korintit. Organizatat klefte apo bandat e hajdutėve do tė ishin forca kryesore e rebelimit grek. Duke pėrdorur terror dhe grabitje, Morea, Athina, Teba dhe Misolongjia do tė merreshin nė kontroll nga rebelėt grekė nė verė 1822, tė cilėt masakronin shqiptarėt dhe turqit muslimanė qė gjenin. Rebelimi grek arriti kulmin e tij nė Dhjetor tė vitit 1822 kur nė More, grekėt deklaruan pamvarėsinė e Greqisė dhe zgjodhėn njė rebel fanariot, Aleksandėr Mavrokordatos, si presidentin e tyre. Megjithatė, nė vitin 1823, pasi kishin vrarė shumė turq e shqiptarė, grekėt, nisėn tė luftojnė edhe njėri tjetrin. Nė kėto kushte kur forcat jeniēere tė sulltan Mahmutit II ishin treguar tė paafta pėr tė shtypur ekstremistėt, sulltani do tė kėrkonte ndihmėn e guvernatorit tė tij nė Egjipt, i cili sapo kishte fituar mbi sauditėt.

Mehmet Aliu ishte i interesuar tė ndėrhyjė nė Greqi jo vetėm pėr sulltanin, por edhe pėr tė shpėtuar bashkėkombasit e tij shqiptarė, tė cilėt kishin parė tmerre me sytė e tyre nga terrori greko – ortodoks. Pėr kėtė arsye ai dėrgoi nė Shkurt 1825 djalin e tij, Ibrahim Pashėn me njė forcė prej 17.000 vetėsh nė Kretė dhe mė pas nė More. Sulmet e ushtrisė shqiptaro – egjiptiane do t’i mundin dhe mposhtin lehtė ekstremistėt dhe hajdutėrit grekė dhe ēojnė shpresat mes shqiptarėve tė Greqisė pėr vendosjen e rendit. Rendi do tė vendosej nė Greqi me ēlirimin e Misollongjisė nė 23 Prill 1826, kur shumica e kleftėve grekė do tė shpėrndaheshin dhe vendit do ti kthehej paqja sėrisht.
Megjithatė me ardhjen nė pushtet tė Car Nikollės I nė fund tė vitit 1825 nė Rusi, ekstremizmi grek do tė sponsorizohej sėrisht nga blloku ortodoks. Nė 17 Mars 1826, cari rus do t’i kėrkonte sulltanit restaurimin e plotė tė privilegjeve ndaj grekėve tė Principaliteteve, autonomi pėr Serbinė dhe plotėsimin e kėrkesave tė banditėve grekė pėr pamvarėsi. Sulltani kėrkesės sė carit i’u pėrgjigjė me luftė, duke dėrguar flotėn e bashkuar osmano – egjiptiane nė Greqi. Nė Qershor 1827 trupat egjiptiane nėn udhėheqjen e Ibrahim Pashės, do tė hynin nė Athinė dhe pėrpjekjet pėr rebelime nga grekėt do tė bėhen tė pamundura. Por fuqitė evropjane qė ishin tė vendosura pėr krijimin e shtetit grek, nė 6 Korrik 1827 nėnshkruan njė traktat trepalėsh nė Londėr ndėrmjet Britanisė, Francės dhe Rusisė, i cili parashikonte ndėrhyrje tė pėrbashkėt pėr tė pushtuar tokat greqishtfolės tė Rumelisė. Pėr kėtė, nė Shtator 1827, flota e aleatėve do tė dėrgohej nė Mesdhe, bllokojė Dardanelet sėbashku me Morenė, dhe kėrcėnojė trupat e Mehmet Aliut me luftė. Duke hasur nė vendosmėrinė e Ibrahim Pashės qė refuzonte ēdo diktat perėndimor pėr tė lėshuar Rumelinė, mė 20 Tetor aleatėt e krishterė vendosėn tė pėrballen ushtarakisht me forcėn osmane. Duke qenė superior nė numėr dhe armatime, ata hynė nė portin e Navarinos dhe nisėn sulmet ndaj flotės osmane, tė cilėn e shkatėrruan totalisht duke vrarė mbi 8000 marinarė.
pėrplasja me Sulltanin

Sulltan Mahmuti II ka qėnė njė nga sulltanėt mė tė paaftė tė Perandorisė Osmane, reformat e tė cilit do tė shkaktonin shumė pakėnaqėsi mes muslimanėve tė perandorisė. Pėr kėtė arsye ai shpesh edhe do tė njihej si ‘kaurr sulltani’ nga forcat konservatore tė perandorisė dhe ulematė, pasi reformat e tij krijuan vetėm kaos dhe shkatėrrim. Kėshtu vrasja qė ai orkestroi kundėr Ali Pashė Tepelenės, me cytjen e Husrev Pashės qė kishte inate personale me shqiptarėt qė nga Egjipti, jo vetėm qė nuk e forcoi perandorinė, por i dha shkas krijimit tė njė vakumi politik nė Rumeli qė ēoi nė krijimin e shtetit grek. Si pasojė e gabimeve tė tij, nė 1830 fuqitė e mėdha e detyruan tė pranojė pamvarėsinė e Greqisė, dhe dy vite mė vonė i morrėn ishujt Samos dhe Cyklade. Nė 5 Korrik 1830, francezėt do tė pushtonin Algjerinė, dhe nė 29 Gusht, Mahmuti II do tė njihte autonominė e shtetit serb, me nė krye Millosh Obrenoviēin. Nė kėtė skenė kaosi qė perandoria po kalonte, ku sulltani nė 1826 kishte shkatėrruar edhe trupėn e jeniēerėve dhe perandoria kishte mbetur pa ushtri, atė mund ta shpėtonte vetėm njė njeri: valiu shqiptar i Egjiptit. Por kėshilltarėt e sulltanit me nė krye Husrev Pashėn, e urrenin Mehmet Aliun dhe i’a kishin frikėn se mos merrte fronin osman, dhe krijonte mė pas kėsaj njė kalifat pėr vete. Pas luftės nė Greqi, Mehmeti kishte kėrkuar nga sulltani tė administrojė Sirinė ku fshiheshin ende shumė armiq tė tij. Megjithatė sulltani e kishte refuzuar kėtė. Duke parė qė sulltani kishte nisur qė nė vend se tė merrej me ruajten e perandorisė, tė vriste pashallarėt e tij saj lartė e poshtė, Mehmet Aliu i dha mbėshtetje mikut tė tij nė Shkodėr, Mustafa Bushatit dhe Kapudan Husein Gradashqeviēit nė Bosnjė kur tė fundit u rebeluan kundėr reformave tė Mahmudit II. Mahmuti qė i’a kishte frikėn valiut tė tij tė fuqishėm, urdhėroi guvernatorin e Sirisė tė pėrgatitet pėr ta sulmuar. Por Mehmet Aliu e mėsoi kėtė nė kohė dhe vendosi ta aneksojė Sirinė paraprakisht, ku edhe fshiheshin rreth 6000 fellahinė qė kishin dezertuar nga ushtria gjatė luftės. Pėr tė pushtuar Sirinė, ai dėrgoi tė birin, Ibrahim Pashėn, i cili duke komanduar njė armatė detaro – tokėsore brenda njė kohe rekord do tė pushtonte Gazėn, Xhafėn, Jeruzalemin dhe Haifėn, dhe mė pas Akren pas njė rrethimi tetė mujor (16 Nėntor 1831 – 27 Maj 1832). Me ndihmėn e emirit tė Libanit, Bashirit II al-Shihabi, pjesa e mbetur e Sirisė, Sidoni, Bejruti, Tripoli dhe mė nė fund Damasku do tė kalonin nė duart e Ibrahimit nė 18 Korrik 1832.

I trėmbur nga sukseset e Mehmetit, sulltani deklaroi luftė tė hapur kundėr tij dhe tė bijve nė Mars 1832 ndėrsa caktoi Aga Huseinin, guvernatorin e Edirnesė, pėr tė drejtuar fushatėn ushtarake. Por kur trupat osmane hynė nė Siri, nė krah tė shqiptarėve u ēuan tė gjithė arabėt, nga tė cilėt ushtria osmane do tė thyhej nė Homs dhe Belen. Megjithatė, Mahmuti dėrgoi njė ushtri tė dytė kundėr Ibrahim Pashės, me kryevezirin Reshit Mehmet Pasha. Por edhe kėsaj radhe, apo mė saktė nė 21 Dhjetor 1832 Ibrahimi do t’i thyente osmanėt nė dyert e Konjės dhe vazhdojė avancimin drejt Stambollit. Tė tronditur se mos Perandoria Osmane kalonte nė duart e valiut tė Egjiptit, car Nikolla do tė dėrgonte mė 27 Dhjetor njė misioni ushtarak nė Stamboll, i cili bindi sulltanin tė pranojė ardhjen e trupave ruse nė ndihmė tė tij. Por nė tė njėjtėn kohė Ibrahim Pasha vazhdonte marshin e tij nėpėr Anadoll duke pushtuar Kutahjanė (2 Shkurt 1833), dhe mė pas dimėroi nė Bursa, vetėm 50 milje larg kryeqytetit. Sulltani qė nė kėto momente ndjehej i terrorizuar nga trupat e valiut tė tij, do t’i jepte leje flotės ruse tė hyjė nėpėrmjet Detit tė Zi pėr tė ndihmuar nė mbrojtjen e Stambollit. Rusėt arritėn nė Bosfor mė 20 Shkurt dhe vendosėn tendat e tyre pėrgjatė Bosforit, nė Hynqar Iskelesi. Ky fakt shkaktoi njė rebelim dhe indinjatė tė thellė mes ulemave tė perandorisė, tė cilėt nuk mund tė pranonin qė njė ushtri ortodokse tė mbronte njė vend musliman nga njė ushtri muslimane.

Muhamed Aliu qė e kuptoi panikun e sulltanit dhe marrėzitė qė ai mund tė bėnte me rusėt, pėr t’a qetėsuar i ofroi paqe dhe i kėrkoi nė shkėmbim marrjen nėn kontroll tė Sirisė edhe Cilicisė. I tmerruar nga forca e ushtrisė egjiptiane, Mahmuti u detyrua tė pranoj tė gjitha kėrkesat. Nė negociatat qė u zhvilluan nė Kytahja mė 29 mars 1833, Mustafa Reshit Efendiu qė pėrfaqėsonte sulltanin i dha tė drejtė Ibrahim Pashės tė jetė guvernator i Damaskut dhe Alepos dhe muhasėl i Adanasė. Ndėrsa Mehmet Aliu u konfirmua guvernator i Egjiptit dhe Kretės, dhe Ibrahimi u emėrua gjithashtu guvernator i Xhides, duke i mundėsuar nė kėtė mėnyrė familjes shqiptare, kontrollin mbi pjesėn mė tė madhe tė botės arabe. Pas kėsaj, Ibrahim Pasha evakuoi Anadollin, ndėrsa nė Aleksandri, arabėt qė nuk kishin parė nė historinė e tyre njė forcė tė kėtillė ushtarake festonin pėr fitoren e pashait e tyre, ndėrsa dervishėt dhe ulematė e Kajros e krahasonin atė me Iskandėr Dhulkarnejnin e tregimeve kuranore, apo me “Aleksandrin me dy brirė." Nė kėtė mėnyrė Mehmet Ali Pasha, shqiptari nga Zėmblaku i Korēės do tė bėhej sunduesi i Sirisė, Egjiptit, Hixhazit nė Arabi, Sudanit dhe Kretės.
Doooni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė