Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-02-10, 09:14   #4
Doooni
 
Anėtarėsuar: 27-09-07
Postime: 75
Doooni me shokė shumeDoooni me shokė shume
Gabim Titulli: Shqiptaret ne Kairo - Egjipt / Egjipti 150 Vjet I Sunduar Nga Familje Shqiptare

Historiani amerikan Uilliam Broun Hodgson, qė shkroi pėr Pashėn shqiptar nė kėtė kohė, apo mė saktė nė mars tė vitit 1835 nė Uashington, e pėrshkruante atė si njė burrė me shtat mesatar qė nė kėtė kohė numėronte rreth 67 vjeē dhe gėzonte shėndet tė mirė. Fytyra e tij ishte kuqalashe, me sy tė vegjėl dhe plot shėndet, dhe ngjante mė shumė me ato tė tatarėve sesa tė osmanėve tė Stambollit. Pashai kishte sy gri tė errėt dhe vishej thjeshtė, ndėrsa mbante njė ēallmė nė kokė. Ai ngrihej herėt nė mėngjes, nė kohėn e sabahut ku pasi kryente namazin e mėngjesit, mblidhte divanin dhe merrej me punėt shtetėrore. Pas akshamit kthehej nė harem, ku ose lexonte vetė, ose njerėzit e tij tė afėrt, siē ishte e bija e myftiut, apo ndonjė zonjė e madhe, lexonte pėr tė. Kohėt e fundit, shtonte Ulliam Broun, pashai lexonte ‘Espirit des loix’ tė Monteskieut, ndėrsa disa vite mė parė kishte lexuar Makiavelin dhe kodin e Napoleonit.


Nga VALI nė Khedive

Fitorja e vitit 1833 nuk do tė ishte e mjaftueshme pėr vendosjen e fatit tė dinastisė sė Mehmet Aliut. Pėr t’a mbajtur atė, pashait i duheshin burime tė shumta financiare dhe pėr mė tepėr garanci politike. Nga ana financiare, pashai do tė nxiste industrializimin masiv tė Egjiptit dhe modernizimin e ekonomisė. Duke ndėrtuar fabrika moderne tė pėrmasave perėndimore dhe futur vendin nė tregjet dhe konkurrencėn ndėrkombėtare ai i dha ekonomisė egjiptiane mundėsinė e qėnies sė pamvarur nga qendra e perandorisė. Njė nga produktet kryesore qė Mehmet Aliu do tė zhvillonte nė Egjipt do tė ishte pambuku, i cili do tė sillte fitimet mė tė mėdha pėr ekonominė egjiptiane. Megjithatė duke qėnė se ky mall ishte i lidhur shumė me eksportin, krizat ndėrkombėtare tė viteve 1836-7 do ta godisnin rėndė prodhimin e tij dhe ekonominė e vendit. Megjithė zhvillimet ekonomike dhe forcėn ushtarake, zyrtarisht, Mehmet Aliu dhe Egjipti i kėsaj kohė vazhdonin tė qėndronin nėn varėsinė e sulltanit dhe zyrtarisht ai ishte njė vali apo guvernator i thjeshtė. Pėr tė krijuar njė mbretėri tė tijėn nė vitin 1838, Mehmeti vuri nė dijeni fuqitė evropjane qė kishin ndihmuar sulltanin mė parė, se ai synonte tė shkėputet nga varėsia nga Stambolli. Reagimi negativ i Evropės ndaj deklaratės sė Mehmetit do tė shtynte sulltan Mahmutin II tė provojė sėrisht forcėn me pashain. Ai e deklaroi atė tradhėtar dhe dėrgoi kundėr Ibrahim Pashės njė ushtri, e cila do tė thyhej nė brigjet e Eufratit nga Ibrahimi nė Qershor 1838. Me vdekjen e sulltanit nė tė njėjtin muaj, Husrev Pasha i cili ishte dėbuar nga Egjipti kohė mė parė, do tė krijonte hasmėrira tė reja nė Stamboll tė cilat do tė kulminonin me arratisjen e kryeadmiralit me tė gjithė flotėn osmane nė Aleksandri nė anėn e valiut shqiptar.

Por sulltani i ri qė erdhi nė Stamboll, Abdul Mexhidi, i cili mesa duket kuptoi gabimet e pararendėsit tė tij dhe kuptonte rėndėsinė e Mehmet Aliut pėr perandorinė, i ofroi tė fundit tė drejtėn e trashėgimisė sė sundimit nė Egjipt, duke e shpallur khedive. Pashai nga ana e tij kėrkoi tė trashėgoj sundimin edhe mbi Sirinė dhe Adananė. Por fuqitė evropjane me nė krye Britaninė, Prusinė, Austrinė dhe Rusinė qė frikėsoheshin nga forca e pashait dhe planifikonin tė kolonizojnė herėt a vonė Lindjen e Mesme, vendosėn nė njė traktat tė nėnshkruarn nė Londėr nė Korrik tė vitit 1840 tė lejojnė Mehmet Aliun tė sundojė vetėm mbi Egjiptin dhe Akren. Meqė Mehmet Aliu nuk pranoi ultimatumin e perėndimorėve, tė fundit do tė sulmonin posedimet e tij nė Bejrut nė fund tė vitit 1840. I pėrballur me agresionin perėndimor, pashai do tė pranonte fermanin e sulltanit nė Qershor 1841 si sundimtar i Egjiptit.

Mbretėria e Egjiptit

Pas nėnshkrimit tė paqes me sulltanin, Mehmet Aliu i thyer nė moshė do tė kalonte vitet e mbetura tė jetės sė tij nė paqe. Ai do tė pėrpiqej fuqimisht tė ndėrtojė ekonominė egjiptiane dhe ndėrtojė marrėdhėnie tė mira me Stambollin dhe sulltanin, tė cilin edhe e vizitoi nė vitin 1846. Nė kėtė kohė, Pashai nisi tė afrojė rreth vetes shqiptarėt e tij nga Kavalla dhe pjesėt e tjera tė Greqisė qė tashmė ishin dėbuar nga vatrat e tyre nga terrori grek, duke ju dhėnė toka dhe pasuri tė shumta. Si rrjedhojė shqiptarėt do tė themelojnė koloni dhe pasuri tė shumta nė Aleksandri, Kajro dhe gjetkė tė cilat do t’i gėzojnė deri nė vitet 1952 kur i fundit i dinastisė sė Mehmet Aliut do tė sundonte nė Egjipt. Pėrveē shqiptarėve pashai ofroi rreth vetes edhe shumė kėshilltarė evropjanė tė cilėt nė pjesėn mė tė mirė tė rasteve konvertoheshin nė fenė Islame. Nė vitin 1847 ai do tė largohej nga pushteti si pasojė e moshės sė thyer dhe zėvendėsohej nga i biri, Ibrahimi, i cili do tė sundoj deri nė 1848. Ibrahimi do tė ndiqej mė pas nga Abazi (1848-54) qė ishte i biri i Tosunit, qė u ndoq mė pas nga Saīdi (1854-63), Ismaili (djali i Ibrahimit), nga Tefiku (1879 – 1892), Abazi II (1892 – 1914), Fuati dhe mė nė fund Faruku i cili u rrėzua nga pushteti nė vitin 1952.

Rrėnimi dhe kolonizimi i Egjiptit

Me vdekjen e Ibrahimit dhe Mehmetit, dinastia e shqiptarėve nė Egjipt nisi tė dobėsohet ndjeshėm. I vetmi qė u mundua tė modernizoj vendin ishte khedive Ismaili qė sundoi nga 1863 nė 1879. Megjithatė i fundit duke marrė borxhe tė shumta e zhyti vendin nė mjerim duke e kthyer nė pre tė bankierėve perėndimorė. Megjithatė nga koha e Ismailit Egjipti pėrfitoi themelimin postal, modernizimin e ushtrisė, ndėrtimin e hekurudhave, telegrafit dhe mbi tė gjitha ndėrtimin e kanalit tė Suezit i cili u inaguruar nė 1869. Por kostoja e lartė e kanalit tė Suezit do tė sillte shkatėrrimin mė tė madh pėr regjimin e Ismailit i cili u detyrua t’ia shesė kanalin fajdexhijve tė tij, britanikėve. I zhytur nė borxhe Egjipti i Ismailit do tė shndėrrohej pak e nga pak nė njė koloni britanike deri sa nė 1882 britanikėt morrėn tė gjithė vendin nėn kontroll ndėrsa vazhdonin tė mbajnė nė pushtet dinastinė shqiptare pėr tė legjitimizuar pushtimin e tyre, deri nė vitin 1952 kur mbreti Faruk do tė rrėzohej nga pushteti nga gjenerali nacionalist egjiptian Xhemal Abdul Naser.


Wali
Muhammad Ali Pascha (1805 – 1848)
Ibrahim Pascha (1848) - djali ma i madh i Mehmet pashes
Abbas Hilmi I. (1848 – 1854) - djal dajes i ibrahim pashes
Muhammad Said (1854 – 1863) -djali i 4t i Mehmet pashes
Ismail Pascha (1863 – 1867) - djali i dyt i Ibrahim Pashes

Kadif
Ismail Pascha (1867 - 1879) - djali i dyt i Ibrahim Pashes
Tawfiq (1879 – 1892) - djali ma i madh i ismail pashes
Abbas Hilmi II. (1892 – 1914) - djali i Tawfiqit

Sultan
Hussein Khamil (1914 – 1917) - djali i ismail pashes
Ahmad Fuad (1917 - 1922) - vllau i hussein khamil / djali i ismail pashes

Mreta
Fuad I. (Ahmad Fuad) (1922 – 1936) - djali i ismail pashes
Faruq I. (1936 – 1952) - djali i ahmad fuadit
Fuad II. (Ahmad Fuad) (1952 – 1953) - djali i faruq 1. (ka pas vte 6 muj, mas 2 vite ka ik ne eksil kur ne egjypt u formu Republika.


Burimi:
http://de.wikipedia.org/wiki/Liste_d...er_von_Ägypten[/quote]
Doooni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė