Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-05-05, 13:51   #5
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

B. Gjuhėsia e pėrgjithshme dhe zbatuese


Fusha shumė e gjerė e gjuhėsisė sė pėrgjithshme dhe zbatuese, qė ka njohur veēanėrisht njė zhvillim tė rėndėsishėm nė dekadat e fundit, nė Institutin e Gjuhėsisė tė Insbrukut ėshtė pėrfaqėsuar pėrmes drejtimeve tė ndryshme kėrkimore dhe realizimit tė projekteve tė veēanta. Edhe me kėtė fushė ėshtė e lidhur tradita e zhvillimit tė gjuhėsisė nė Insbruk, sepse Hermann Ammann-i, themeluesi i Institutit, ka qenė Profesori dhe titullari i parė i kėsaj dege mėsimore, qė i ka krijuar Institutit njohje pėrmes shkrimeve tė tij nga teoria dhe filozofia e gjuhės. Tradita kaloi mė pas te Johann Knobloch, i cili, midis tė tjerash, ėshtė botuesi i njė Fjalori tė Gjuhėsisė dhe, pėr mė tepėr, ėshtė interesuar nė Insbruk dhe mė pas nė Bonn pėr ēėshtjet e normimit gjuhėsor dhe tė reformės sė drejtshkrimit tė gjermanishtes. (Kjo reformė, siē ėshtė bėrė tani e njohur, qė mė 1 korrik 1996 ėshtė ligjėruar, pas nėnshkrimit tė bėrė nė Vjenė nga pėrfaqėsues politikė tė shteteve gjermanishtfolėse dhe vendeve tė tjera tė interesuara nė lidhje me njė sqarim tė pėrbashkėt pėr rregullimin e ri tė drejtshkrimit tė gjermanishtes)*.


Kėtu duhet tė pėrmendet veēanėrisht njė fushė e gjuhėsisė sė pėrgjithshme dhe zbatuese, e quajtur "Plansprachen" (Gjuhėt e planifikuara), domethėnė, normimi i gjuhėve pėr qėllime tė marrėveshjeve ndėrkombėtare. Nė lidhje me kėtė, nė Insbruk u krijua njė lektorat pas Luftės II Botėrore. Nė fillim atė e drejtonte Dr. Leo Blaas dhe pas vdekjes sė tij nė vitin 1952, i kaloi Hermann Ölberg-ut. Qė prej atėhere janė trajtuar ēėshtjet e gjuhėve tė planifikuara, historia dhe ndėrtimi i tyre, dhe, sipas kėrkesave tė paraqitura, janė mbajtur gjithashtu kurse praktike pėr to (Esperanto, Interlingua). Trajtimi shkencor i kėtij rrethi temash pėrkujdeset vetėm nė pak universitete, nė mėnyrė tė vazhdueshme qė prej Luftės II Botėrore nė Insbruk, qė prej viteve '80-tė edhe nė Vjenė.


Nė kuadrin e projekteve kėrkimore ėshtė realizuar edhe ai i llojit sociolinguistik, kushtuar problemit tė kontaktit gjuhėsor, domethėnė, llojit dhe mėnyrės se si janė realizuar kontaktet intensive tė dy apo mė shumė gjuhėve nė zonat kufitare gjuhėsore apo nė zona tė pėrziera, sikurse ėshtė rasti nė Tirolin e Jugut, ku kontaktojnė gjermanishtja me italishten.


Njė fushė tjetėr e gjuhėsisė, pėr tė cilėn ėshtė pėrkujdesur W. Meid ka qenė "Gjuhėsia e tekstit" dhe "Pragmatika", ku pėr kėtė tė fundit nė vitet '80 Manfred Kienpointner ka pėrgatitur njė punim disertacioni mbi figurat e argumentimit. Siē e pėrmendėm edhe mė parė, Kienpointner sot ėshtė drejtues i Institutit dhe titullar i fushės sė gjuhėsisė sė pėrgjithshme dhe zbatuese. Nga kjo fushė kėrkimore, mund tė pėrmendim njė prej punimeve tė tij, qė ka lidhje edhe me ēėshtjet metodike tė shkencave humane dhe qė titullohet "Zur Rhetorik in den Fachsprachen" (1992) (Pėr retorikėn nė gjuhėt e specialiteteve (profesioneve)). Nė kuadrin e kėtyre ēėshtjeve metodike ėshtė shkruar punimi me shumė interes i Peter Anreiterit "Konstruktion und Rekonstruktion. Zu einigen methodischen Problemen der historisch-vergleichenden Sprachwissenschaft" (1992) (Ndėrtimi dhe rindėrtimi. Mbi disa probleme metodike tė gjuhėsisė historiko-krahasuese).


Nė fushėn e gjuhėsisė sė pėrgjithshme kontribuon edhe Barbara Stefan, e cila pėrkujdeset nė mėnyrė tė veēantė pėr lėndėn mėsimore "Hyrje nė gjuhėsi". Gjithashtu nė kuadrin e Institutit japin ndihmesėn e tyre nė veprimtaritė e ndryshme mėsimore dhe veēanėrisht nėpėrmjet pėrfshirjes nė projektet kėrkimore-shkencore edhe studiuesit e rinj tė Institutit, si: Marialuise Haslinger, Peter Gusenbauer, etj.


Nė fushėn e gjuhėsisė zbatuese ekziston njė lidhje e ngushtė qė prej vitesh me klinikėn pėr ērregullimet e tė folurit dhe tė dėgjuarit. Nė kėtė klinikė ka njė aparat pėr analizėn gjuhėsore tė tingujve, me ndihmėn e tė cilit realizohen hulumtimet fonetike. Kjo ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e formimit tė studentėve tė tė gjitha filologjive, si edhe e pėrkthyesve. Nė kėtė fushė ka kontribuar mjaft H. Ölberg-u. Nė vitin 1976, si rezultat i bashkėpunimit, u botua nga Kunigunde Müller dhe Hermann Ölberg libri mėsimor "Hyrje nė analizėn e tingujve tė gjuhės".
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė