Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-05-05, 13:53   #6
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

III Bashkėpunimi shkencor brenda e jashtė Austrisė


Instituti i Gjuhėsisė nė Insbruk ka lidhje e bashkėpunim intensiv me institutet homologe tė universiteteve tė tjera austriake, para sė gjithash nė kuadrin e tė ashtuquajturit "Program gjuhėsor austriak" dhe me njė numėr tė madh institucionesh jashtė Austrisė, sikurse me studiues dhe shkencėtarė tė shumtė. Nė mėnyrė tė veēantė Instituti i mban lidhjet, i fuqizon dhe i shtrin mė tej nėpėrmjet veprimtarisė sė tij tė pasur botuese, ku njė rėndėsi tė veēantė i kushton bashkėpunimit mė institutet e specializuara. Seritė qė botohen nė Insbruk, si: "Innsbrucker Beiträge zur Kulturwissenschaft" dhe "Innsbrucker Beiträge zur Sprachwissenschaft" kanė fituar njohje tė gjerė nė Evropė dhe mė tej. Kėtė e dėshmojnė edhe shkėmbimet e kėtyre serive qė realizohen me njė numėr shumė tė madh tė bibliotekave jashtė Austrisė. Nė kuadrin e revistave tė Institutit duhet pėrmendur edhe "Mitteilungen aus dem Institut für Sprachwissenschaft der Universität Innsbruck" (= MISIN Reports).


Instituti ka shėrbyer edhe si seli pune e dy shoqatave shkencore, siē ėshtė Shoqata gjuhėsore e Insbrukut dhe Shoqata pėr pėrkujdesjen e shkencave humane, qė kanė luajtur njė rol mjaft aktiv pėr zhvillimin e gjuhėsisė nė Insbruk, nėpėrmjet nxitjes sė botimeve dhe ndihmesės dhe bashkėpunimit pėr organizimin e veprimtarive tė shumta shkencore qė janė zhvilluar nė Institut.


Ndėr veprimtaritė shkencore, tė zhvilluara 2-3 vitet e fundit nė Insbruk, mund tė pėrmendim Kongresin e 10-tė tė Shoqatės indoevropiane, qė i zhvilloi punimet nga data 22-28 shtator 1996 dhe qė kishte si bosht trajtimi gjuhėn dhe kulturėn e indoevropianėve dhe "Kongresin e 25-tė tė Punės sė gjuhėtarėve austriakė", qė u zhvillua nė tetor tė vitit 1997.


Nuk duhet lėnė pa pėrmendur, se, nė tė gjithė veprimtarinė e Insbrukut, njė rol aktiv luan edhe Sekretarja e kėtij institucioni, Dr. Elisabeth Maithofer, e cila me pėrkushtimin e saj tė pėrditshėm kontribuon nė mbarėvajtjen e punėve. Anėtarėt e Institutit ndjehen shumė krenarė pėr standartin e zhvillimit tė institucionit tė tyre, dėshirojnė ta ruajnė si tė tillė dhe ta ēojnė edhe mė tej. Me to bashkohet edhe dėshira jonė, sepse me zhvillimin e gjuhėsisė atje, ne shpresojmė qė edhe albanologjia do tė vazhdojė tė zhvillohet edhe mė tej, si deri tani, si njė degė e veēantė kėrkimore dhe me interes tė veēantė pėr gjuhėsinė e sotme krahasuese indoevropiane.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė