Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-05, 00:19   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Harroni Formulen e Pagezimit dhe Mesharin e Buzukut. Prej pak ditesh, ne Arkivat e Vatikanit eshte gjetur doreshkrimi, qe e shtyn 345 vite ne kohe dokumentin e pare te shkruar ne shqip. Rrefimi i studiuesit qe e zbuloi.

nga Erjon Tase



Lajmi i pak diteve me pare per zbulimin e nje doreshkrimi te vjeter ne Gjuhen Shqipe ne Bibliotekat e Vatikanit, ka shkaktuar jo pak zhurme ne rrethet kulturore shqiptare. Mesa duket, historia e deritanishme e Gjuhes Shqipe duhet te shkruhet edhe nje here nga fillimi. Nje studiues kosovar, doktor Musa Ahmeti, pas me shume se shtate vitesh kerkimi, ka arritur te zbuloje ne Arkivat e Papatit nje doreshkrim ne Gjuhen Shqipe qe daton vitin 1210. Rreth 74 vite me i hershem se deshmia e pare per shqipen e folur dhe plot 345 vite perpara Mesharit te Gjon Buzukut. Behet fjale per nje doreshkrim prej 208 faqesh, te ruajtur mjaft mire ne kohe, i cili eshte shkruar mbi nje pergamene dhe mbeshtillet nga kapake druri. Duke vleresuar rendesine e nje zbulimi te tille historik, "Klan" i eshte drejtuar profesor Musa Ahmetit ne Vatikan, me deshiren per te botuar per here te pare doreshkrimin. Por studiuesi kosovar duket i vendosur per te publikuar personalisht doreshkrimin ne nje botim te tijin. Ndersa premton se nje kopje te origjinalit do ta dorezoje se shpejti ne Muzeun Historik Kombetar, ai pranon te rrefeje aventuren e tij ne Arkivin e Vatikanit dhe rendesine e ketij zbulimi.

Profesor. Si rate ne gjurme te doreshkrimit te vjeter?

Deri para pak kohesh eshte folur e shkruar, por gjithnje deri tani ne forme supozimesh, se "duhet" te kete libra, doreshkrime ose dokumente te shkruara ne gjuhen shqipe, te cilat jane me te hershme se sa "Formula e pagezimit" nga viti 1462 apo nga libri i pare i shtypur ne gjuhen shqipe, "Meshari" i Buzukut nga viti 1555.

Duke u nisur nga ide te tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Cabejt se: "Ne nendorin e vitit 1940, N.Borgia me kumtoi ne Grotaferata prane Romes se kishte zbuluar ne Arkivin e Vatikanit nje dokument ne gjuhen shqipe me te vjeter se Buzuku. Fshehtesine e zbulimit te tij ky dijetar e mori me vete ne varr. Gjurmime te metejshme neper arkivat e Vatikanit e te Propagandes mund te na sjellin ndonje te papritur ne zbulim dokumentesh me te mocme te shqipes". [Studime gjuhesore, vellimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtine 1988.]

Ne, (Ahmeti ka qene i vetem ne kete aventure, por preferon ne shenje modestie numrin shumes) sikur edhe shume studiues te tjere, iu vume kerkimeve ne Arkivin Sekret te Vatikanit, ne Vatikan, per tė gjetur ndonje gjurme te ketij dokumenti apo doreshkrimi. Megjithese qemė pothuajse te sigurte se aty nuk mund te ndodhej nje dokument apo doreshkrim per te cilin ben fjale Nilo Borgia, (e pas tij edhe Zef Skiroi), fondet qė duhej te studioheshin, prapė ishin te shumta dhe teper voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime te ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytezuar Kodekse dhe doreshkrime te tjera qe kishin te benin me shqiptaret dhe Shqiperine , me shprese qe te kishim fatin e mire te zbulonin ate doreshkrim aq te deshiruar.

Si mundet te hynit ne biblioteken e Vatikanit?

Arkivi i Vatikanit u hap per publikun dhe studiuesit laike ne vitin 1882. Ketu ruhen dokumente, doreshkrime dhe libra nga me te ndryshmet, qe kane te bejne me religjionin dhe kishen; por edhe me momente te tjera te jetes laike, politike e shkencore. Per momentin mund te konsultohesh me lenden burimore arkivore deri ne periudhen e Benediktit te XV (1914), ndersa per ate ne vazhdim, por edhe per disa fonde te vecanta, vec lejeve speciale, nje pjese e mire Arkivit te Vatikanit eshte ende "sekrete".

Per sa kohe vazhdoi ky hulumtim?


Kerkimi ne Vatikan nisi ne vitin 1995, por vetem pas tre vitesh, apo 39 muaj e dy ditesh, patem fatin e mire, te kishim ne dore nje vellim te nje doreshkrimi, te lidhur me kopertina te forta druri, nga viti 1210, titulli i te cilit ne regestat e Vatikanit nuk ishte i shenuar komplet dhe ne formen origjinale. I gjithe doreshkrimi eshte i shkruar me grafema (littera- shkronja) latine; pervec qė per tre grafema te shqipes jane perdorur grafemat greke, (per shkronjat: "dh", "th" dhe "y"); dhe i teri ne gjuhen shqipe, ne dialektin e veriut, qe si i tille paraqet mjaft veshtiresi per t'u lexuar. Vellimi i teri eshte ne pergamen, gje e zakonshme per kohen kur ishte shkruar. Perbehet nga 208 flete te shkruara dhe 12 te tjera te zbrazeta. Paginimi (numerimi) i faqeve eshte vetem recto, dmth. eshte shkruar vetem ne njeren ane te faqes, ate te djathte. Doreshkrimi lexohet mjafte lehte, sepse shkrimi eshte shume i qarte. Faqet kane rreshta te njejte, cdonjera nga 43. Dimensionet e doreshkrimit ne pergamen jane: 28 x 39.5 cm; ndersa kopertinat jane dicka me te medha dhe kane dimensione: 29.5 x 42 cm. Komplet vellimi, eshte i ruajtur shume bukur, nuk ka fare demtime, vec qe ne disa vende ka filluar te fshihet ngjyra dhe kjo ne fletet 188, 189 dhe 192.

I gjithe doreshkrimi eshte autograf, i shkruar nga nje dore. Ndersa ne fund fare, ne f. 208, autori ka firmosur vete emrin e tij: Teodor Shkodrani, duke shenuar: "Me ndihmen dhe deshiren e fort te lumturit Zot, perfundova ne vitin 1210, diten e 9 te marsit -:- Teodor Shkodrani".

Cilat jane provat qe vertetojne vjetersine dhe origjinalitetin e ketij zbulimi
?

Doreshkrimi ndahet ne tre kapituj, ne f. 1 - 97 mbi teologjine; f. 98 - 146 mbi filozofine dhe 147 - 208 mbi historine. Duke mos mohuar vleren dhe rendesine e dy kapitujve te pare, kapitulli i trete ka terhequr me shume vemendjen tone, sepse vec te dhenave me interes te vecante, autori citon edhe vepra te tjera qe ka konsultuar. Dhe me shume se nje here, mbeshtetet ne kronikat shqiptare te qyteteve te ndryshme. Ngjarjet renditen kronologjiksht deri ne dhjetorin e vitit 1209, deshmi kjo e forte per te perforcuar edhe me shume vitin e perfundimit te doreshkrimit.

Eshte e sigurte se ky doreshkrim nuk eshte pershkrim apo kopje e ruajtur. Mendime te vlefshme per nje gje te tille kane dhene shumė specialiste. Por doreshkrimi ka kaluar edhe ne disa prova te tjera per vleresimin e vjetersise, duke analizuar ngjyren, shkronjat, inicialet dhe miniaturat. Pastaj ngjarjet historike, por edhe emrat e disa autoreve apo prelateve kishtare, qe permend autori, per te cilet ruhen te dhena biografike ne Arkivin Sekret te Vatikanit.

Pas nje pune disa vjecare, kemi arritur te bejme transkriptimin dhe transliterimin e doreshkrimit. Ishte nje pune shume e mundimshme kjo, ngaqe ne nuk kishim tekste (dokumente apo doreshkrime) te ngjashme nga kjo kohe apo kohe me e afert, per te konsultuar e krahasuar: grafemat, fjalet, fjalitė dhe strukturen e pergjithshme gramatikore. Jemi te vetedijshem se mund te kete leshime, por mbetet qe specialistet e fushave perkatese, pas studimeve te tyre, te nxjerrin perfundime te drejta dhe shkencore.

Rendesi te vecante ka edhe fakti, qė autori i ketij shkrimi eshte nje shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur ne rrethet shkencoro-kulturore te kohes, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Bizant, Rome, Raguze, etj. Autori, Teodor Shkodrani, ne fund te doreshkrimit te tij, na ka lene te dhena shume te cmuara per veten e tij, origjinen dhe pėrgatitjen profesionale.

Cfare rendesie paraqet ky doreshkrim i Theodhor Shkodranit?


Vec rendesise se jashtezakonshme qe ka doreshkrimi, per ate se tregon nje vazhdimesi te panderprere te shkrimit te gjuhes shqipe, ai i kalon kufijt e njohurive tona per shkrimin apo permendjen e gjuhes shqipe. Sepse, sipas deshmive qe kemi, per heret te pare behet fjale per gjuhen shqipe ne vitin 1284 (jo me 1285 sic eshte menduar deri me tani), ne nje dokument te Arkivit te Dubrovnikut, (Raguzes) nga 14 korriku i viti 1284, ku thuhet: "Degjova nje ze qe therriste ne mal ne gjuhen shqipe" (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca). Deshmite e tjera per gjuhen e folur shqipe mberrijne nepermjet dokumentave te ndryshem ne vitin 1308 dhe 1332. Pra, nese e shikojme kronologjikisht, qe nga viti 1284, kur per here te pare permendet gjuha shqipe, doreshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe per 74 vjete me heret jo vetem permendjen e gjuhes, por edhe e deshmon se shqipja ishte e shkruar. Ndersa kur behet fjale per dokumente te shkruar, sic eshte "Formula e pagezimit" nga viti 1462, ky doreshkrim eshte me i hershem 252 vjet. Dhe 345 vjet me i hershem se "Meshari" i Buzukut. Lajmi per zbulimin e ketij doreshkrimi tė vitit 1210, eshte mirepritur ne rrethet shkencore e intelektuale jo vetem shqiptare.

* revista Klan
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė