Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-07, 19:44   #2
kastrati
 
Anėtarėsuar: 02-04-07
Postime: 16
kastrati i vlerėsuar jo keq
Gabim

Edhe nė librin “Kohė qė lanė gjurma”
pjesa e dytė,2006.
z.Dukagjin Hata, (kritik letrar) shkuran kėtė RECENSION,pėr librin e Bahtir Hamzės, qė i jepė fuqi njerzore dhe dashuri zemrore,-ATDHEUT,KOMBIT,KULTURES,dhe EDUKATĖS


FJALA E RECENUESIT

Bahtir Hamza ėshtė njė zė unikal nė letrat poetike shqiptare, nė gjithė hapėsirėn kombėtare, ku gėlon nė trajta e ngjyra nga mė tė pėrndezurat tharmi estetik mbarėshqiptar. Poet bohem, kriticist i lindur, njeri i lirė nė thelbin e tij gjenetik, Hamza ėshtė njė individ, qė nė emėr tė poezisė dhe tė vlerave estetike, ka sakrifikuar rehatinė e tij, komoditetin e gjėrave nė njė pėrditshmėri tė sėmurė, ku dualiteti nė mes “tė keshė a tė jeshė”, siē konstaton Fromi, ėshtė njė dualitet i vetė botės sonė. Bahtir Hamza, i pėrket pjesės sė dytė tė kėtij postulati, pra pjesės “tė jeshė”. Ai iu ka falur tė tjerėve dashuri, duke marrė pėr vete pjesėn e dhimbjes sė gjėrave, zhgjėndėrr dhe zhgėnjim.
Nė alarmin e kombit, ai ėshtė njė ushtar i radhėve tė para tė lirisė. Nė alarmin e shkronjave shqipe, nė ėndrrėn e fjalės sė bukur, ai ėshtė njė meshtar i pėrkorė.
Nė kėtė libėr, Hamza ka pėrmbledhur tė thėnat e miqve dhe armiqve pėr veten e tij, njė tufė krijimesh poetike nga mė tė mirat qė ai ka botuar deri mė tani dhe kumtet e njė folku humoristiko-alegorik, vjelė nga trevat e folkut, midis tė cilėve ėshtė formuar poeti. Ajo qė spikat nė tė trija kėto shtrirje tė objeksioneve tė tij estetike, ėshtė njė humor gri qė shkon drejt tė zezės (humori i zi), ēfarė i jep dorė autorit t’i shikojė nė rrafsh kritik veten dhe tė tjerėt.
Libri hapet dhe mbyllet me dy shkrime tė Konicės, hapet me Testamentin e Mjeshtrit, lėnė nė Boston , nė vitin 1942 dhe mbyllet me lutjen e tij tė famshme tė vitit 1932, drejtuar shkrimtarėve, nė formėn e njė hymni liturgjik.
Kredoja psiko-poetike e Hamzės ėshtė zhgėnjimi aktiv, nėpėrmjet tė cilit ai kėrkon dhe zbulon rrėnjėt e tė keqes individuale dhe kolektive tė botės shqiptare. Ai nuk e shikon kėtė tė keqe si njė udhėkryq, por si njė reagim aktiv dhe dėshmi tė mėvetėsisė qė duhet tė kthehet nė trajtėn e saj arkitipale.
Pėr mbretėrinė e sė vėrtetės
dhe lirisė,
unė Bahtir Hamza,
nė mes tė shqiptarėve
nuk jamė shqiptar, jam njeri.
Nė mes tė tė huajve,
jam shqiptar, s’jam njeri.
Bahtir Hamza ėshtė njė eksplorator i lirisė. Ai e gjen Kosovėn e tij tė dashur “nė tokė’, “nė qiell”, “nė histori”, nė rrėnjėt e mitit dhe tė keqkuptimit historik, tė plotė dhe tė “shkundur si njė gjethe vjeshte”, nė tė njėjtėn kohė, duke e mbrujtur artin e tij poetik me magjijimin e fjalės sė bukur, ku nėn prizmin poetik tė njė bohemi, pėrthyhen vizionet e njė idealisti tė kulluar.
Bahtir Hamza ėshtė njė mjeshtėr i ndėrtimit tė situatave poetike, ku me anė tė detajeve tė holla dhe fine, na pėrcjell tė vėrtetat e mėdha, qė flejnė nė pavetėdijen e botės shqiptare.
Ky njeri i shetitur, pasi “i ka rėnė botės pash mė pash”, i vjelur me ėndrra, iluzione, zhgėnjime e keqkuptime sipėrore, dashuritė e nisura nė njė rrugė pa kthim, sikur ēlirohet nė vetminė e ironisė sė tij therėse, duke u tallur me veten dhe ata qė e rrethojnė, pak Shvejk, pak don Kishot, mė shumė Promete qė, nė pamundėsi pėr t’iu ridhėnė bashkėkomabsve tė tij zjarrin, e ka lidhur fatin e tij me dhurimin e pėrhershėm tė kėnaqėsisė sė rikrijimit poetik tė botės, me anė tė dashurisė pa shpėrblim.
Libri qė po merr lexuesi nė dorė shėnon njė moment tė ri nė krijimtarinė e Bahtir Hamzės. Nė kėtė libėr, autori duket mė i menduar, mė i shqetėsuar, me mė shumė humor e alegori, me mė shumė dhimbje e zhgėnim, me njė ndjesi provokuese qė sa vjen e rritet nga faqja nė faqe, nga njėri pasazh tek tjetri.Edhe nė kėtė libėr, Bahtir Hamza ėshtė vėrtet Bahtir Hamzė, poet i lindur, i lirė nė shpirt, nė mendje e psikikė, njė individ nė kėrkim “tė rriskut tė diellit” pėr vete dhe bashkėkombasit e tij.


Dukagjin HATA,


Marrė nga libri “Kohė qė lanė gjurma”
(pjesa e dytė )2006.
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg BAHTIRi.JPG (60.1 KiloByte, 2 shikime)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-04-07 nė 09:42
kastrati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė