Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-02-06, 03:47   #1
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim Identiteti kosovar nuk ėshtė identitet kombėtar

Identiteti kosovar nuk ėshtė identitet kombėtar*
(Valon Murati)





1. Sot me tė madhe nė botė flitet dhe shkruhet pėr identitete tė ndryshme. Dhe ėshtė pak a shumė e pranuar ekzistenca e shumė identiteteve edhe brenda njė individi. Pra njė individ e ka njė identitet tė vetin familjar, fetar, klasor, regjional, kulturor, kombėtar, universal-njerėzor etj. Nė varėsi tė rrethanave me tė cilat ballafaqohet ai e pėrforcon njėrin identitet mė fuqishėm se tjetrin. Kjo normalisht vlen edhe pėr kolektivin.
Identiteti kombėtar unik ėshtė kulminacion i homogjenizimit politik, kulturor dhe zhvillimit ekonomik tė njė populli. Popujt qė mė herėt e kanė arritur kėtė stad tė zhvillimit tė tyre kanė ecur mė sigurt dhe mė shpejt nė rrugėt e vėshtira tė historisė njerėzore. Nuk ka dyshim se sot nė kohėt moderne individi i ėshtė nėnshtruar ndikimeve tė ndryshme globale, identiteteve transnacionale dhe atyre subnacionale. Megjithė tė gjitha ndryshimet dhe paqartėsitė rreth konceptit tė identiteteve qė bashkėveprojnė nė njė individ dhe kolektiv nė tė njėjtėn kohė, nga tė gjithė studiuesit serioz, pranohet ekzistenca e fuqishme e identitetit kombėtar [1]. Shqiptarėt nuk ka dyshim se janė tė vonuar nė shumė procese historike. Edhe nė procesin e krijimit tė njė identiteti tė fuqishėm kombėtar janė tė vonuar [2]. Megjithėse i vonuar ky identitet ėshtė krijuar dhe ka arritur qė tė ruaj ekzistencėn e substratit etnik shqiptar nė Ballkan. Ky identitet shqiptar i krijuar nėpėrmjet Rilindjes Kombėtare dhe luftėrave tė shumta tė shqiptarėve ėshtė rrezikuar nė vazhdimėsi nga fqinjėt tanė. Ndarja e kombit tonė nė momentet mė tė qenėsishme tė tij, kur ai ishte duke luftuar pėr krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, dhe gllabėritja e gjysmės sė tokave shqiptare nga fqinjėt e me miratimin e fuqive tė mėdha tė kohės, ishte ndėr goditjet e fuqishme kėtij identiteti. Sado i rrezikuar ky identitet, nė pjesėn qė mbeti nėn sundimin serb nuk u shuajt kurrė, por pėrkundrazi ishte baza kryesore pėr tė mbijetuar dhe pėr tė rezistuar pushtimin. Nė kėtė identitet kanė goditur nė vazhdimėsi pushtuesit tanė. Teza mbi ekzistencėn e dy kombeve: atij “albanaca” (nė Shqipėri) dhe “shiftara” (nė ish-Jugosllavi) ėshtė tezė e vjetėr e politikave shoviniste serbe [3]. Rezistenca ndaj kėtyre pėrpjekjeve gjithmonė ka qenė e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjėherė ta jetėsojė kėtė qėllim tė tijin. Sot, pas krijimit tė rrethanave tė reja tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundėsisė sė ekzistencės sė njė identiteti tė posaēėm kombėtar – atij kosovar, janė ngjall nė njė masė tė caktuar. Krahas me kėto teza por gjithsesi si produkt i tė parės po shtrohen tezat mbi kthimin nė gegnishte ose ndryshimin e tėrėsishėm tė standardit gjuhėsor. Edhe politika e krijimit tė simboleve tė Kosovės (duke qenė Kosova larg tė qenurit shtet) ėshtė pjesė e tė njėjtit projekt [4]. Kėto tendenca Arbėn Xhaferi duke i vlerėsuar si regresive dhe dekadente tani sė voni i ka cilėsuar si “transferim lojaliteti (apo bartje besnikėrie) nga standardet dhe vlerat institucionale kombėtare nė preferenca tė tjera, pra nga vlerat kombėtare nė ato rajonale, nga kultura nė subkulturė, nga norma gjuhėsore nė dialekt, apo nė tė folme lokale, madje edhe familjare, nga kombi nė besime fetare, apo nė parti politike”[5]


Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante