Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-09-12, 14:00   #2
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

Fushata e dytė e Madhėrisė sė tij Sundimtarit tė
Gjithėsishėm nė vendin e Shqipėrisė


I thashė tė dashurės: "Pse kjo tirania tėnde?"
Mė tha: "Me gjithė kėtė, mos vallė tė kam
braktisur?"
I thashė: "Nė fund tė fundit, ē 'mund tė bėsh ti?"
Mė tha: "Shpirtin tė ta marr dhe s'do jesh veē njė
trup i zbrazėt."



E kam thėnė mė herėt se cili ėshtė synimi i renditjes
sė kėtyre perlave tė hijshme tė vargjeve. Kushdo qė
e ka vėzhguar krahinėn e Shqipėrisė me aftėsitė e
veta perceptuese, e ka tė qartė natyrėn e saj
kryeneēe; pėr kė s’e ka parė, mjaftojnė dija dhe
njohja. Nė tė vėrtetė, ashpėrsia e rrėpirave dhe
vėshtirėsitė e rrugėve tė hyrjes nė atė vend tė
mbushur plot me njerėz tė ligj, janė tė tilla qė - me
ē'thonė - as Aleksandri nuk ia doli dot tė depėrtonte.


Sulltani Pushtues - shpirti i tij u prehtė nė paqe -
herėn e parė e kishte nėnshtruar atė me njė goditje
tė vetme dhe, siē e treguam, e kishte asgjėsuar
armikun, duke ndėrtuar aty njė fortesė tė fuqishme
me qėllim qė tė pėrforconte pushtimin. Kurse
arsyeja e kėsaj fushate tė dytė nė Shqipėri qe se
raca shqiptare ėshtė bėrė e tillė qė nė karakterin e
saj kanė hedhur rrėnjė mosbindja, kėmbėngulja,
rebelimi e arroganca.

Dhe ajo ēka e ke pėr natyrė,
nuk zhduket dot nga peripecitė e jetės! Ata derra
qenė nėnshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetėm
nga tmerri prej kordhės gjakderdhėse tė Sovranit.



Skėnderbe Tradhtari qysh nė fėmijėrinė e hershme
ishte ushqyer me pluhurin e Fronit, por mė pas
kishte parapėlqyer rebelimin. Kėshtu, kishte
mbėshtjellė qafėn me rrobėn e mohimit tė fesė, qė
ėshtė mė e keqja e veshjeve, pėr t'u bėrė komandant
i njė bande mėkatarėsh tė pafe. U arratis prej Fronit
fatlum duke u vėnė nė krye tė atyre tė cilėve iu
tha:"Unė jam biri i beut tuaj".


Me t'iu larguar sysh
shkėlqimi i shpatės sė Sulltanit, njerėzit e prapė tė
kėsaj province ngritėn krye nė vende tė ndryshme tė
nxitur nga ky djall tundues dhe, me tė nė krye, me
qėllim qė tė hidheshin kundėr fortesės si; Elbasanit,
nuse e qiellit. Kurrėn e kurrės mos ndodhte qė
shqiponja me kthetrat e mprehta tė bjerė pre e
ēifteve dhe e hutave!


Ndonėse ajo fortesė s'kishte rrezik tė pėsonte as
gėrvishtjen mė tė vogėl prej armiqve tė tillė, sepse
dhe ndėrhyrja e njė sanxhakbeu do tė kishte
mjaftuar pėr t'i zmbrapsur, prej bindjes ndaj zellit
sulltanor, Sundimtari vendosi tė mos i linte as t'i
qaseshin fortesės. Kupa e zareve tė planit tė tij u vu
nė lėvizje: Sulltani do tė kthehej nė ato anė dhe do
tė dimėronte nė qytetin e Plovdivit.


Rasti e deshi qė ai dimėr tė ishte tejet i ashpėr, por
prapė se prapė pati ditė kėndelljeje e dėfrimesh. Atė
dimėr, duke pasur parasysh atė ēka do tė sillte e
ardhmja, duke pėrfytyruar tė ėmblat krijesa
shqiptare, ēdo burrė e kaloi kohėn duke u argėtuar
nė shoqėri, me tė ngrėna e tė pira.


Afrohu! O zemėr, le ta pėrballojmė ketė gjendje tė
dy bashkė
Sa s'e kemi takuar tė dashurėn, tė kėnaqemi me
pėrfytyrimin e saj.




Nė kohėn kur pranvera e vitit tetėqind e
shtatėdhjetė e njė (1467) zuri tė shfaqte shenjat e
Parajsės sė madhėrishme, bajraku - pėrhapės i
fitores - u vu nė lėvizje, duke pėrparuar bashkė me
pushtimin dhe triumfin.


Pėr ta pastruar rrugėn pėr atė Shah,
Reja u bė shtėpiake e zefiri fshesar.
Kėsaj radhe u gjykua me vend tė kalohet nga ana e
Beratit.
Kalorės te shumtė nė numėr si milingonat e me
kėrcim luani,
Armata nė trazim e vlim tė plotė.



Mbėrritėm nga tė gjitha anėt dhe iu bashkuan
ushtrisė perandorake. Ushtria u lėshua mbi krahinėn
e Shqipėrisė si vėrshimi i njė armate tė stėrmadhe.
Njė vėrshim qė mbuloi majat e maleve, luginat e
kodrat dhe hapėsirat me pluhur, si tė bėhej fjalė pėr
pėrmbytjen e pėrbotshme, duke mbuluar krejtėsisht
atė vend tė mbushur plot me njerėz tė ligj.



Ēdo vend ku kėta mėkatarė rebelė ngujoheshin
duke e kujtuar se do qe e pamundur tė merreshin,
falė ndihmės sė Zotit - lėvduar qoftė s’i bėri dot ballė
mėsymjes sė luftėtarėve osmanė. Lugina e
Buzursekut, ku kėmba e gaziut deri atėherė s'ishte
shkelur kurrė ėshtė si njė lug qė nga tė dyja anėt ka
male majat e tė cilėve ngrihen deri lart nė qiell.



Lugaja e saj prek fundin e tokės dhe ėshtė e
mbushur plot me njerėz tė ligj tė pafe. Mė tė
mbėrritur aty, punė e parė qe grabitja e ēdo gjėje qė
gjendej nė tė dyja anėt e saj. Sidoqoftė, pėr t’i
dhėnė tė pafeve qė gjendeshin aty mundėsinė e
nėnshtrimit me dėshirė. Sulltani i ndali luftėtarėt
pėrpara se tė hynin nė atė luginė. Por meqė ata
vazhduan tė kėmbėngulnin me kryeneēėsi pėr tė
rezistuar, u desh qė ata tė ndėshkoheshin. Kėshtu,
nga njėra anė marshoi ushtria e Anadollit, nga tjetra
kalorėsia e Rumelisė, tė cilat u lėshuan nė mėsymje.



Kur panė sė s’kishte mė asnjė mundėsi as pėr
armėpushim e as pėr tė rezistuar, tė pafetė, duke
pėrfituar nga nata, u sulėn kundėr ushtrisė sė
Anadollit. Me ta u morėn gazinjtė tė cilėt vranė aq
shumė sa qe e pamundur tė numėroheshin.
Djelmoshat, vajzat dhe gratė e tyre u zunė robėr.
Kalorėsia - strehė e fitores - shtiu nė dorė edhe plot
lugina e skuta tė tjera si kjo, aq sa po tė zė t’i rrėfej
me hollėsi. Kjo pėrmbledhje do tė dilte mjaft e
zgjatur. Nė kėtė mėnyrė. Sulltani e pushtoi tė gjithė
vendin e Shqipėrisė.



Nė pėrputhje me traditėn qė ekzistonte qė mė parė -
"nė traditėn e Zotit nuk do tė gjesh kurrė ndryshim
(Kurani 33:62)" - tė gjithė djemtė e vashat e tyre u
kapėn dhe u bėnė robėr, ndėrsa meshkujt e rritur u
mblodhėn dhe i lidhėn me zinxhirė. Nė ēdo
vendqėndrim, nė prani tė Sundimtarit, u ekzekutuan
me njė tė rėnė shpate aq shumė tė pafe sa qe e
pamundur tė llogariteshin. Tė shtyrė nga kjo frikė tė
pafetė qė kishin mbijetuar pranuan tė bėheshin
shtetas tė shtruar osmanė dhe tė paguanin xhizjen e
pėrcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.


Pasi Sundimtari i Gjithėsisė dha shah mat nė lojėn e
shahut tė pabesisė sė armikut, ai kaloi lumin Mat, me
qėllim qė tė niste rrugėn e kthimit. Mahmut Pashain
e dėrgoi qė tė bėnte pretime kundėr fortesės sė
Shkodrės, qė ishte e lidhur mė frėngjtė. Ai mbėrriti,
mėsyu fortesėn, e mori qytetin, e plaēkiti dhe i vuri
zjarrin. Pas kėsaj, gazinjtė kaluan me not lumin
Buna, ku s'kalohej dot me vah, dhe u hodhėn nė njė
pretim. Kur u kthye i ngarkuar me plaēkė tė pasur,
Mahmut Pashai u nderua duke e lejuar tė puthte
Fronin.



Rebeli Skėnderbe, duke ia mbathur porsi bretkosė
prej goditjes gjėmėmadhe tė ushtrisė osmane, shkoi
nė bregdet. Edhe atij kordha e zellit tė Sundimtarit i
dha lejen qė tė shkonte nė Mbretėrinė e tė
Vdekurve. Atė kohė kur ky ndėshkim pllakosi mbi
shqiptarėt dhe Shejtani i tyre shkoi drejt e nė ferr,
njėrėzit qė jetonin nė malet e ashpra qė rrethojnė
fortesėn e Elbasanit, u dhanė lamtumirėn atyre
vendeve dhe zbritėn nė rrafshinėn e fortesės. Ajo
tokė u mbulua me fshatra e toka tė mbjella dhe u bė
truall i populluar e i sigurt osman.

Pasi u mor nė
zotėrim i gjithė vendi i Shqipėrisė, ai iu besua njė
sanxhakbeu, ndėrsa vetė Sulltani u kthye lumturisht
nė kryeqytetin Stamboll.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė