Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-04-08, 22:38   #22
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Edlira Dedja
“Tė jetosh dhe punosh nė emigracion ėshtė njė detyrė dhe pėrgjegjėsi e madhe…”

Ėshtė njė nga muzikantet mė tė njohura shqiptare nė perėndim. Prej shumė vitesh nė Zvicėr, ku jeton sė bashku me familjen e saj, punon si pedagoge nė konservatoret e Gjenevės dhe Neuchātel-it dhe vlerėsohet si njė nga koncertistet mė tė suksesshme tė rretheve muzikore zviceriane. Ideja e krijimit tė shoqatės “Opera pa kufi” e ngre atė nė njė nga kontributoret mė tė mėdha pėr ēėshtjen e paqes nėpėrmjet muzikės, njė ide me tė vėrtetė origjinale, qė pėrcjell nėpėr botė njė mesazh, sa human aq dhe tė nevojshėm pėr kohėn qė jetojmė.

Pak fjalė pėr pianisten Edlira Dedja

Edlira Dedja ėshtė vajza e shkrimtarit tė njohur tė letėrsisė pėr fėmijė Bedri Dedja. E ka lidhur tėrė jetėn e saj pazgjidhshmėrisht me pasionin pėr artin, muzikėn, letėrsinė e veēanėrisht pianon, kėtė profesion aristokratik qė sot e ushtron suksesshėm nė Zvicėr. Ėshtė njė veprimtare e njohur e ēėshtjes kombėtare shqiptare, firmėtare e krijimit tė partisė demokratike shqiptare, por mbi tė gjitha njė profesioniste e vėėrtetė nė fushėn e muzikės. Ka nisur tė merret seriozisht me studimin pėr piano qė nga mosha 10-tė vjeēare. Pas mbarimit tė liceut ėshtė diplomuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė, dhe nė vitin 1986, ushtroi aktivitetin e saj si pianiste nė sektorin e solistėve tė Teatrit Kombėtar tė Operas e Baletit, nė Tiranė, krahas emrave mė nė zė tė artistėve shqiptarė. Pasi emigron nė Zvicėr, vazhdon profesionin e saj duke arritur tė rreshtohet suksesshėm ndėr artistet qė kanė kontribuar pėr emrin e mirė tė Shqipėrisė nėpėr botė. Sot ėshtė presidentja e shoqatės “Opera pa kufi”, njė inisiativė qė ėshtė pėrkrahur nga shumė artistė tė njohur shqiptarė dhe tė huaj duke organizuar shumė koncerte jashtė kufijve tė Shqipėrisė.


Opera pa kufi, institucioni i ri artistik shqiptaro-zviceran qė kėndon pėr paqen.

“Opera pa kufij”? Koncerti i saj i parė ishte njė nga takimet muzikore mė pasionante qė kemi mundur tė asistojmė”. Kėto ishin fjalėt hyrėse tė artikullit tė shkruar nga gazeta “Express” e Neuchātel-it mbi koncertin e datės 2 shkurt 2005, ku shndritėn yjet e artit shqiptar nė skenėn zvicerane, nė bashkėpunim me artistė tė tjerė vendas, italianė, gjermanė, turq, etj. Pėr dy orė rresht, salla u pėrfshi nga magjia e operės dhe baletit. Merrnin pjesė zėrat mė tė bukur operistikė shqiptarė e tė huaj, mes tė cilėve edhe sopranoja e njohur Inva Mula. Publiku i mahnitur kėndoi bashkarisht me kėngėtarėt nė pėrfundim tė koncertit, duke brohoritur me entuziazėm kėtė manifestim tė jashtėzakonshėm tė kulturės shqiptare.
Kjo dhuratė, publikut dhe kantonit tė Neuchātel-it iu bė prej pianistes shqiptare “tė nivelit ndėrkombėtar” (siē e cilėson gazeta “Express”, nė tė njėjtin artikull tė datės 5 shkurt 2005), Edlira Dedja, e cila ėshtė edhe iniciatorja dhe presidentja e shoqatės “Opera pa kufi”, themeluar nė vitin 2004 nė Neuchātel, ku marrin pjesė emra tė njohur tė artit, kulturės e politikės zvicerane. “Qėllimi kryesor i organizimit tė kėtij koncerti, - u shpreh pjanistja ndėr tė tjera, - qė u cilėsua edhe si “pagėzimi” i kėsaj shoqate dhe njė prelud pėr aktivitete tė ardhshme, ishte nė rradhė tė parė prezantimi i kulturės shqiptare pėr publikun zviceran, pėrfaqėsimi i vlerave tė vėrteta, ndėrthurja mes traditave dhe modernes dhe etja e njė populli tė vjetėr europian pėr paqe. Ky koncert tregoi edhe njėherė se, arti ynė qėndron nė nivelet mė tė larta dhe se artistėt, tanė janė mesazhierė tė paqes, nėpėrmjet tingujve e interpretimeve tė tyre dinjitoze.


“Opera pa kufi” ėshtė njė inisiativė shumė e veēantė. Nga ju lindi kjo ide?
Mėsimdhėnia nuk e ka pėrmbushur kurrė dėshirėn time tė madhe pėr tė qėnė gjithnjė e lidhur me publikun dhe skenėn edhe pse nė konservatoret e Muzikės sė Gjenevės e Neuchātel-it, kemi mjaft aktivitete artistike qė na mbajnė vazhdimisht pranė saj. Nga ana tjetėr, duke dashur tė ndodhem edhe mė pranė spektatorit zviceran, pėr t’i transmetuar pasionin e veēantė qė kam pėr Operėn, (pasion i cili mė lindi atje nė Tiranė, kur fillova punėn nė Teatėr e ku ruaj kujtime tė mrekullueshme tė bashkėpunimit me artistė tė mėdhenj shqiptarė si Gaqo Ēako, Ramiz Kovaēi, Edith Mihali, Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ēesk Zadeja e Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, Zhani Ciko, Jani Papadhimitri etj. etj.), edhe nė Zvicėr, fillova tė marr pjesė si koncertmaestėr nė vėnien nė skenė tė disa operave dhe komedive muzikore, ndėr tė cilat mund tė pėrmėnden premierat e “Borgjezit Fisnik”, “Les contes d’Hoffmann”, si edhe shumė vepra tė repertorit operistik italian si “Traviata”, “La Bohčme” etj.
Por ideja pėr krijimin e njė shoqate artistike siē ėshtė ”Opera pa kufij” mė lindi, nė rradhė tė parė, si njė dėshirė e brendshme pėr tė treguar potencialin e madh artistik tė artistėve tanė, i cili realisht ka qėnė njė befasi e kėndshme pėr publikun zviceran. Kėshtu, u lidha me kolegėt dhe miqtė e mi mė tė mirė dhe ata u treguan menjėherė tė gatshėm pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj thirrjeje.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė