Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-03-06, 15:52   #37
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Po lexoj postimet dhe nganjehere po pyes veten athua sa vjecar jane autoret e ketyre shkrimeve.

Vetem femijet hidherohen secilen here qe dicka nuk shkon sipas qefit te tyre. Kjo ndodh edhe me te "rriturit" te cilet jetojne ne boten e tyre te imagjinuar dhe asnjehere nuk funksionojne normalisht ne realitet dhe ne jeten e perditshme, ansjeher nuk dalin nga "strofulli" i mjedisit te tyre te ngushte ku te gjithe mendojne njejtje, per tu ballafaquar edhe me kundershtimin ne menyre te shendoshe, edhe me refuzimin, edhe me mospelqimin.

Aq me keq kur gjerat shkojne ne ekstrem, kur disa individe, te frustruar me realitetin e perditshemerise se tyre vijne dhe perplasen ne kete mjedis virtual, me shprehje banale, vulgare apo disa edhe me kercenime ndaj te gjitheve qe nuk u pershtaten vijave te tyre ideologjike. FD-ja, apo cilido mjedis virtual, nuk eshte vendi per te nxjerre mllefin e deshtimeve/mosknaqesise/deshprimeve nga jeta e perditshme.

Poashtu ata te cilet nuk e ndjejne veten rehat ne kete mjedis, apo ne cilindo tjeter, se paku do te duhej te kene DINJITETIN njerezor, respektin ndaj vetevetes, nese jo ndaj mjedisit, qe pa drama, pa histeri feminore e njerezish me probleme psiqike, te VENDOSIN se a e ndjejne veten rehat apo jo aty ku jane, dhe se a deshirojne te jene pjese e atij mjedisi, apo jo!!!

Turp per disa qe kujtojne se jane fort te mencur, e te dijshem, e ku tadi se cka, e kur vie momenti per te treguar, per te DESHMUAR pjekurine/mencurine/moralin e forte e kutadi tjeter se per cka lavderohen, kane sjellje jashte CDO NORME shoqerore, njerezore, e miresie.
Ndoshta disa nuk i vret ndergejgjja per sjelljet e tyre sepse e gjejne ngushellimin ne dogmat e tyre ideologjike apo fetare, me pretekstin se "qellimi e aryeton mjetin/metoden", por fatekeqesisht kjo vetem deshmon me shume per karakterin e tyre te dobet njerezor, hipokrizine, ligesine e tyre shpirterore dhe kryesisht makiavelizmin e rrenjesor ne personalitetin e tyre.

Njekohesisht qe kurr nuk pushoj te deshprohem me ata te cilet fillojne gjerat shoqerore ti marrin personale, e pastaj kur parashikimet nuk ju dalin sipas deshires, e shfrytezojne forumin per zenkat dhe deshprimet me antaret e tjere duke e shendrruar forumin ARENE fjalosjesh e zenkash... Mjaft ore me!!! Nuk besoj te kemi antare nen moshen 18 vjecare. Filloni te merrni PERGJEGJESI per veprimet tuaja personale, per sjelljet tuaja. Mesohuni edhe me kritika, edhe me REFUZIME, edhe kundershtime. KJO eshte ajo qe e ben dikend te pjekur, menyra sesi sillemi ne rrethana te tilla, e jo mosha kalendarike.
Nuk ka faj gjithe Bota se jeta e juaj nuk shkon sipas deshires suaj!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė