Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 22:25   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

“Identiteti europian i shqiptarėve”, pse publicistikė politiko-letrare?

Kadare ėshtė njė shkrimtar erudit, intelektual dhe si misionar, tė cilin gjithmonė e kanė shqetėsuar ēėshtjet, tė cilat kanė tė bėjnė me kombin e vet, si humanist i cili me anė tė penės sė tij gjithmonė ka pėrēuar vlerat, identitetin, kulturėn shqiptare, me kėtė synim ėshtė nisur dhe kur ka shkruar sprovėn “Identiteti europian i shqiptarėve” nė 2006-tėn.
Njė sprovė, ku si nė njė ambiguitet bashkėjetojnė publicistika politico-shoqėrore bashkė me historinė, kronikėn, komentin, analizėn opinioniste.
Njė sprovė publicistike e botuar nė libėr ku dallohet qartė shqetėsimi pėr kombin, jeta nė zgrip tė tranzicionit, ngjarjet e politikės sė brendshme dhe marrėdhėniet me politikėn e jashtme pas viteve ’90. Njė shqetėsim pėr kapėrthimet dhe trazirat, kaosin qė kaploi jetėn nė Shqipėri asokohe, ku njė bosht kryesor i sprovės ėshtė sidomos Shqipėria nė sy tė Europės, marrėdhėniet me jasht, identiteti europian i saj, siē ėshtė dhe titulli i kėsaj sprove. Ai analizon dhe gjykon si njė “avokat profesionist”, por herė pas here me stil letrari, i cili ka pėrballė palėn e kombit nė mbrojtje, dhe gjykuese palėn europiane. Ėshtė njė publicistikė letraro-politike e gėrshetuar bukur, ku informacioni , ngjarjet, personazhet janė realė, kjo e bėn sprovė publicistike. Ndėrsa nga krahu tjetėr e gjithė kjo sprovė nė njė stil letrar prej shkrimtari. Pra, autori i qėndron besnik fakteve tė realitetit, faktor themelor pėr tė qenė publicistikė. Meqė nė kėtė sprovė ka tė adresuar realė, ngjarje reale , kjo e bėn atė publicistikė nė thelb, por me nuanca letrare patjetėr.
Reagimi i Kadaresė nė kėtė sprovė, ėshtė pėrpjekja, ėshtė ndjesia, ėshtė akumulimi i impulseve nacionale tė misionit tė shkrimtarit pėr tė t’i ardhur nė ndihmė zėrit dhe faktorit tė shqiptarėve nė momente tė vėshtira qė ka kaluar pėrgjatė historisė sė tij, kjo nėpėrmjet njė kėndvėshtrimi e botėkuptimi politik. Duke qenė se vetė Kadareja ka jetuar midis Tiranės dhe Parisit , pėrjetimi i ngjarjeve tė para herė nė distancė dhe herė nga afėr, ka bėrė qė analiza e politikės sė jashtme tė jetė mė e kthjellėt pėr tharmine identiteti shqiptar.
Ėshtė njė sprovė e thjeshtė, ku stili i figurshmėrisė sė Kadaresė me nėnkuptime tė tėrthorta tė letėrsisė sė tij nė kėtė sprovė ia ka lėnė vendin figurave : metaforave, metonimive…etj, por tė kuptueshme dhe pėr njė lexues tė thjeshtė. Pasi kėtu, ngjarjet, personazhet, datat, dihen nga tė gjithė, tė gjithė i kanė pėrjetuar dhe parė, ku personazh ėshtė vetė shqiptari, identiteti i tij pas viteve ’90 , por dhe para viteve ’90. Nė fakt, duket se, Kadareja ashtu si ka ai dėshirė tė tė lidhė kohėt(veti e stilit tė tij), me njė fabul pa kohė lineare, pa fillim zero nė sensin kronologjik, porse me njė kronologji tė vendosur e mbivendosur, ku aty ku fillon njėra mbaron tjetra(dhe anasjellas), bėn lidhjet, gjen ngjashmėritė tek fenomenet. Si gjithmonė(tipike kadaerane) ai niset nga e tashmja(ardhja e Barosos mė 2006-tėn dhe nėnshkrimi i marrėveshjes me Tiranėn zyrtare) me tė kaluarėn, ku kthehet tė kujtojė identitetin e shqiptarėve nė kohėn e perandorisė osmane apo dhe tė regjimit komunist duke i krahasuar ato me tė tashmen, gjithnjė nė fuksion pėr tė formatuar identitetin europian tė shqiptarit(identiteti europian i shqiptarėve do tė jetė togėfjalėshi ēelės, me tė cilin do tė hapim shumė dritare dhe plane nė kėtė shkrim). Bėhet fjalė pėr njė sprovė ku jeta, ngjarjet, personazhet konceptohen dhe ilustrohen shpesh si nė letėrsi me figura letrare dhe shpesh tė tipit stigmatizuese, groteske, tipike kadareane(Shiko “Grotesku kadarean” A.Uēi). Ka njė harmonizim simbiotik tė egzistencės sė konceptimit botkuptimor me anė tė figurave letrare tė ngjarjeve, qėndrimit ideoemocional tė autorit ndaj asaj ēka ka dashur tė tė pėrēojė nė kėtė sprovė duke trajtuar probleme reale tė ngjarjeve, tė cilat kanė tė bėjnė sidomos me marrėdhėniet e Shqipėrisė me Europėn, duke dhėnė qartė njė tezė se, shqiptarėt janė europianė dhe tė vjetėr nė moshė po aq sa Europa. Atėherė, pėr tė nxjerrė nė pah tiparet publicistike letraro-politike tė sprovės, do tė ndjekim kėtė linjė arėsyetimi:
1. Tiparet Publicistike(ngjarje politike) tė sprovės: Informacion,ngjarje me data, tė adresuar dhe personazhe realė:
Siē duket spuntoja autorit i jepet njė datė kohore viti 2006, me ardhjen e Barosos, kryekomisionerit europian pėr marrėveshjen me Shqipėrinė. Lihet e tashmja pezull(ashtu siē Kadare vepron gjithnjė me kohėn: merret spunto nga e tashmja, bėhet lidhja me tė shkuarėn duke dhėnė mesazhinn e sė ardhmes), pra 2006-ta nė kėtė rast dhe autori kthehet para viteve ’90, nė periudhėn komuniste duke kujtuar marrėdhėniet e asaj kohe, por dhe sjelljen e shqiptarėve nė kapėrcyellin e dy epokave pikėrisht mė ’90.
Meqėnėse tashmė, rruga e kritikės pas ’90 ėshtė e hapur, shkrimtari nuk kursehet tė japė qėndrimin e tij pėr tė vėrjetur sjelljen e Shqipėrisė zyrtare, kryesisht ndaj Europės, por dhe anasjellas: si Europa ėshtė sjellė mė Shqipėrinė. Nuk ėshtė vetėm fshikullimi ndaj politikės dhe gabimeve tė saj, por dhe konceptimi i ndėrkombėtarėvė tė Europės atlantike ndaj kėtij vendi tė vogėl ballkanik. Nė fakt , duket se pas ’90,autori, qė tashmė i shihte ngjarjet dhe nga njė kėnvėshtrim nė distancė nė Paris(siē e thamė dhe mė sipėr) dhe mė tė qetė nė tė logjikuar tė fenomeneve qė po ndodhnin nė Shqipėri pėrmend ogurin e zi, vitin 1997, ku sipas tij, shqiptarėt treguan se ishin europian nė sjelljen pėrkundrejt ushtrisė euroatlantike, e cila vjen pėr tė shuar luftėn ndėr vetė shqiptarėve atė vit(rigjetjen e Europės sė humbur, shkruan Kadare).
Autori kujton anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen Islamike, si njė veprim i nxituar dhe jo efiēent,duke kritikuar si pozitėn ashtu dhe opozitėn pėr heshtjen e mėvonshme kur vjen nė pushtet.
Fajet e ngarkuara Shqipėrisė pėr strehim terroristėsh autori i pėrshkruan nė mėnyrė groteske duke kujtuar dhe arrestimin e atyre qė s ‘ishin arabė, por romė. Dhe vetė autori nė njė mėnyrė pothuaj tė drejtpėrdrejtė jep qartė mesazhin se futja nė Europė dhe arritja brenda familjes europiane varet nga njė factor shumė thelbėsor qė ėshtė marrėveshja e brendshme midis palėve, pozitė –opozitė, tė majtė-tė djathtė.
Lėkundjet e identitetit europian tė shqiptarėve qė pėr njė farė kohė u bėnė rend dite dhe kapluan shtypin e ditės asokohe, Kadareja i ka qartėsuar dhe komentuar si zhurma qė sa vinin e shtoheshin, meqė marrėveshja e Shqipėrisė apo Tiranės zyrtare duhet tė nėnshkruhej me Europėn.
Pikėrisht, pas kėtyre ngjarjeve kronikė fillon tė ngjitet boshti i vėprės(fabula e ndėrprerė lidhet sėrish) sėrish tek ulja e avionit tė Barosos, kryekomisionerit europian nė aereoportin Nėnė Tereza.
Besoj se mbani mend se si kundėrshton tezat e akademikut Qose me diskutimin dhe lidhjen e tė qenit europian me fetė e shqiptarėve myslimane dhe tė krishtere sėbashku me argumentet se si lidhen fetė me pushtimet e shumta ndaj shqiptarėve ndėr vite. Si dhe argumentin pėr pozitėn gjeografike, i cili sėrish ėshtė element me emra tė pėrveēėm realė publicistik.
Pėr boshtin ose togfjalėshin ēelės tė kėsaj sprove, atė qė mundohet ta mbrojė si tezė Kadareja, pra identitetin e pėrgjysmuar(kriteri fetar ėshtė mė i fuqishmi) europian tė shqiptarėve sėrish vijnė nė ndihmė elementėt publicistikė emra realė si poetėt De Rada, Naim Frashėri.
“Shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė vjetėr tė kontinentit europian, popull themeltar nė rrafshin e tij, ashtu siē ėshtė pranuar gjuha shqipe nga gjuhėtarėt e mėdhenj, si njė ndėr 10 a 12 gjuhėt bazė tė kontinentit.” Argumentet dhe gjykimet vijojnė me :pozitėn gjeografike, me ngjyrėn e popullsisė, preardhjen e saj nga ilirėt(trako-ilirėt) me histori tė kronikės mesdhetare europiane, ku tre qyetet Durrėsi, Shkodra dhe Berati kanė afėrisht njė moshė mė Romėn. Duke vazhduar sėrish me tė adresuar konkretė si : gjurmėt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro tė mesjetės shqiptare, vepra e Milan Shuflait, Gjergj Kastriot Skėnderbue, si mit europian, Kanuni, Eposi i Kreshnikėve, emrat e autorėve tė letėrisė sė Rilindjes, Alfabeti latin i shpallur nga Gjergj Fishta si alfabeti zyrtar shqiptar etj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė