Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-10-04, 18:55   #26
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Te me falni per nderhyrje, megjithese nuk po i drejtohem askujt me emer e adrese.

Meqenese ky eshte forumi Hapesire filozofiko-psikologjike do ta marr te drejten time per te filozofuar mbi paragjykimet.


Paragjykim, sic thot edhe vet fjala, d.t.th. te gjykosh paraprakisht per dicka. Me gjeresisht, kur paragjykohet, njeriu gjykon (vlereson) dicka ne baze te te degjuarave e jo edhe ne baze te te vertetuarave. Ne kete menyre, thuajse gjithmone paragjykimet jane gjykime/vleresime te gabuara.

Shembull:
Nga te degjuarat, lexuarat e keshtu me radhe (rasti im) lidhje me shqiptaret e Shqiperise, me c'rast degjoj, lexoj e informohem kryesisht me lajme te keqia... edhe sot e kesaj dite "lengoj" nga paragjykimet mbi ta, megjithese, per fat te mire gjithnje e me pak. Shyqyr Zotit, ceshtja s'eshte ashtu. Ne Shqiperi, ashtu edhe si ne cdo vend tjeter ne bote, ekzistojne njerez, te cilet, sic themi ne, "ta lene syrin ēele" per shume gjera. Dhe kjo eshte mire dhe ndihmon ne flakjen e paragjykimeve.

Paragjykimet jane kryesisht rezultat i mungeses se informimit te duhur, mosinformimit total, mosdashjes per ta mesuar te verteten e gjera te ngjashme, te cilat per momentin nuk po me kujtohen.
Ajo qe me se shumti me preke lidhje me paragjykimet eshte prezenca shume e madhe, te them edhe me mire, rrėkeja e paragjykimeve ne kete forum (forume tjera nuk bejne fare perjashtim) e ne vecanti mbi religjionin (ku dhe marr kryesisht pjese) dhe historine, megjithese numri me i madh i paragjykueve s'ben fare dallim ndermjet historise dhe religjionit. S'eshte edhe per t'u cuditur kur gjat kohes se komunizmit e deri me sot, si ne shkolla ashtu edhe neper fakultete ende mesohet/ligjerohet histori e kastruar dhe, para se gjithash, te romantizuar. Keshtuqe, sa here t'i referohemi mesimeve nga keto institucione, paragjykimet mbesin edhe me tutje. Dhashte Zoti e te mos shtohen edhe me shume.

Keshilla ime: Eshte mire qe gjerat t'i shohim/gjykojme/vleresojme ashtu sic jane e jo sic i kemi mesuar ne te kaluaren (deri sot) dhe te mesojme "Die Sachen bei Namen zu nennen" (Gjerat t'i quajme me emer) sic thone gjermanet.


Me falni qe e zgjata pak.


Cdo te mire!



***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė