Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-07, 10:39   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kur Ismail Qemali deshi ta ndante Shqiperin ne kantone

Nga Mit“hat Frasheri ;


Problemet e Shqipėrisė indipendente

"Me indepindencėn e saj Shqipėria u gjend pėrpara problemeve mė tė rėnda dhe mė tė vėshtira qė mund tė takojė njė komb. Ngushtėsia e kufijve, pakica e numurit, nė vend qė tė lehtėsonin situatėn, e bėnin dėshprimisht akoma mė tė komplikuar. Nga kaosi i njė mbledhje fisesh duhesh nxjerrė njė komb dhe njė shtet. Me brumin amorf tė popullsive tė vogla ishte pėr tė bėrė njė kristalizim i rregullt nė kondita tepėr tė pavolitshme pėrpara cirkonstancave tė krijuara prej njė lufte tė egėr. Tridhjetėpesė vjet para se tė buēasė kriza ballkanike, me Shoqėrin e Stambollit dhe me Lidhjen e Prizrendit ishte bėrė nisja e njė pritmi pėr Shqipėrinė, tė ndryshėm prej jetės qė ishte rrojtur gjermė atėherė. Lėvizja dhe zgjimi kombiar-shfaqur prej tronditjes qė solli lufta ruso-tyrke, me traktatin e Shėn Stefanit dhe Kongresin e Berlinit-po e vinte Shqipėrinė pėrpara realiteteve tė rrojtjes, duke i dėftyer gjithė rrezikun qė i ishte ngrehur nė fund tė asaj gremine qė gjendesh: pa njė zhvillim kombėsie, pa forcėn morale qė pjell bashkimi, pa tė drejtėn e pranuar prej botės sė qytetėruar e shtetit mbi Bosforin qenė fare inkompetentė nė ēėshtje politike, fanatikė dhe intolerantė: donin mė mirė njė katastrofė sesa zgjimin e njė nacionalizme qė inteligjenca e tyre s'e kuptonte dot. Kėshtu qė ballkanikėt gjetėn njė aleat te Tyrqia kur ishte fjala pėr popullin dhe truallin e Adriatikut. Pėrgatitja donte kohė dhe pėrpjekje tė mėdha; kishe tė bėsh me tradita konservatore, me ide rebele, me zakone reaksionare, me inercinė qė paraqit grumbulli vitet e kaluar, tė vdekurėt e shkuar. Nė njė anė kishim, pra, punimin dhe gatimin e brendshėm; nė atė anė antipatinė dhe hostiliterin (armiqėsinė) e sundimtarit; dhe nga ana tjetėr kishim njė detyrė mė imediate, problemin e racės, i vogėlsuar, i pakėsuar prej trubullimeve permanente dhe, mė tepėr akoma, prej shėrbimit ushtarak dhe mėnyrės me tė cilėn aplikohesh. Mezi qė pak vjet e tėhu, kishte filluar raca tė marrė njė zgjerim, tė bėhet prapė e zonja e kufijve etnografike, tė hyjė nė pronjė dhe tė jepet pas njė pune pjellore. Nė kėto kondita shqiptari ishte i shtrėnguar, kishte detyrėn tė mejtojė: nė ishte mė mirė tė durojė akoma ca kohė zgjedhėn e shkatėrruar tė njė dominate tė dobėsuar dhe tė drejtojė gjithė fuqinė dhe vitalitetin e tij pėr tė siguruar pritmin e racės, pėr tė ndaluar sulmin e shqehėve dhe tė grekėve, apo nė duhesh tė humbasė durimin kundėr dominonjėsit pesėherė shekullor?
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė