Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-12-11, 00:17   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kur Ismail Qemali deshi ta ndante Shqipėrinė nė kantone

Si e lashė Shqipėrinė...


Nga Ismail Qemal Bej Vlora


Mbretėrimi i shkurtėr i Wilhelm Wiedit, qe mė i pasur nė episode groteske, se sa nė veprime pėr organizimin e njė shteti tė ri. Kjo ishte prova e kujdesit tė pakėt qė Fuqitė kishin pėrdorur nė zgjedhjen e njė sovrani pėr njė vend, lumturia e tė cilit varej nga njė zgjedhje e kujdesshme. Kishim shpresuar se takti dhe urtėsia e Princit, do tė shėrbenin si kundėrpeshė pėr humbjet e territorit, pėr tė cilat kishim vuajtur, dhe ngjitja e tij nė Fron, do ti jepte njė shtytje tė konsiderueshme zhvillimit tė vendit. Pėrkundrazi situata u bė mė e ngatėrruar dhe pėr pak kohė u bė kritike. Njė mėngjes mora njė telegram nga Vlora, qė mė shkaktoi njė tronditje tė thellė. Shtėpia e Esad Pashės ishte bombarduar dhe vetė ministri ishte arrestuar. Ky njoftim i shkurtėr pa asnjė shpjegim tjetėr, mu duk kaq i ēuditshėm, sa pėr njė ēast nuk e besova pėr tė vėrtetė. Sidoqoftė, nxitova tė shkoja tek konsujt italian e austriak nė Nicė e nė Vjenė pėr tė vėrtetuar informatėn nėse ishte e vėrtetė e pėr tė pėrcaktuar domethėnien. Pėrgjigjet qė mora, nuk lanė asnjė dyshim, e pas pak kohe mora vesh hollėsitė e ngjarjes.
Kisha parashikuar gjithnjė se Esad Pasha do tė ndodhej nė njė pozitė jashtėzakonisht tė vėshtirė nė Durrės. Ky qytet me mė pak se pesė mijė banorė, kishte qenė qendėr intrigash e kundėrshtimesh pėr kandidaturėn e Ėiedit si princ evropian, si dhe qendėr e kryengritjes sė Esadit kundra Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės. Esadi, qė menjėherė pas njė kthimi tė dyshimtė, ishte vėnė ministėr pikėrisht i atij Princi qė ishte aq i padėshiruar pėr shokėt e tij, nuk mund tė kishte tjetėr veē mungesė popullariteti e pėrbuzje. Mllefi kundra tij u bė shpejt mė i thellė dhe demonstratat popullore nė vend, morėn njė karakter kėrcėnues. Princi, pėrkundrazi, nė vend qė tė qetėsonte popullin kur lėvizja ishte nė kulm, pėrdori topin. Nga ana tjetėr, nė vend qė tė pushonte ministrin e tij tė padėshirueshėm, me njė procedurė legjitime tė rregullt, Princi vetė, duke vepruar nėn njė influencė, qė nuk jam nė gjendje ta pėrcaktoj, pėrdori pėrsėri mjete tė dhunės. Ai adaptoi njė linjė veprimi tė pashembullt nė analet e qeverisjes. Shtėpia e Esadit u rrethua e u bombardua deri sa gruaja e tij doli nė njė dritare duke tundur njė ēarēaf tė bardhė si shenjė armėpushimi. Bombardimi u pezullua. Ndėrhyri ministri italian Carlo Aliotti, nė sajė tė tė cilit Esadi pati mundėsi tė dilte pa incidente tė tjera. Tė shoqėruar me marinarė e gjithė familja mundi tė largohej me njė anije vrojtimi austriake, nga ku u transferua nė anijen bazė tė Italisė, me tė cilėn Esadi shkoi nė Evropėn Perėndimore, pasi kishte dhėnė fjalėn e nderit, se nuk do tė kthehej mė nė Shqipėri.
Duke patur parasysh kėto ngjarje tė ēuditshme, e quajta detyrė qė tė kthehesha menjėherė nė Vlorė. Pikėrisht kur po i hipja trenit nė Nicė, mė takoi konsulli italian, me njė telegram tė Ministrit tė Jashtėm, Markezit San Xhiuliano, qė mė kėrkonte tė njihte mendimin tim, pėr gjendjen nė Shqipėri dhe pėr masat qė duheshin marrė, duke pasur parasysh se gjendja po bėhej gjithnjė e mė alarmuese. Meqė kėrkonte, nėse ishte e mundur tė diskutonim argumentin me tė, ndalova nė Romė, ku San Xhuliano e unė u morėm vesh pėr masat qė do tė ishin tė pėrshtatshme tė merreshin. Nė Vlorė, sapo arrita, mora vesh hollėsitė e ngjarjeve qė isha njoftuar dhe se Durrėsi ishte i rrethuar nga tė gjitha anėt e nuk kishte komunikim me pjesėn tjetėr tė vendit. Autoriteti mė i lartė dhe juridiksioni i Mbretit tonė ishte kufizuar nė atė qytet tė vogėl. Pas disa ditėsh, u nisa pėr nė Durrės me pesėmbėdhjetė fisnikė tė krahinės, me qėllim qė ti parashtronim Princit opinionin tonė pėr situatėn, qė pėrputhej me atė tė ministrit San Xhuliano. Gjatė njė takimi tete-a-tete (kokė mė kokė) qė pata me tė, i paraqita konkluzionet qė kishim arritur dhe masat e nevojshme. Princi mė ēuditi pėr mungesėn e njė ideje pėr gjendjen dhe koshiencėn e vėshtirėsive tė jashtėzakonshme tė momentit. U tregua i paaftė tė bėnte njė vėrejtje, apo tė bėnte njė pyetje tė dalė nga arsyetimi i tij personal. Ndėrsa i ilustroja masat e ndryshme qė mund tė zgjidhte, pėr tė dalė nga gjendja e vėshtirė, nuk mė pyeti asnjėherė se si mund tė viheshin nė praktikė kėto masa.
Tė nesėrmen Princi priti tė pesėmbėdhjetė fisnikėt e Vlorės. Nuk na la megjithatė, pa dhėnė mė parė ndonjė shenjė kujdesi pėr vendin. Nė Pallat u bė njė mbledhje e tė gjithė krerėve shqiptarė qė ndodheshin nė Durrės. Princi e hapi vetė mbledhjen me pak fjalė frėngjisht, duke shpjeguar qė na kishte mbledhur qė tė shprehnim mendimet tona personale mbi gjendjen nė vend. Nuk kishim pasur asnjė diskutim paraprak, siē ėshtė zakon kur ėshtė puna pėr tė dhėnė njė mendim nė rrethana tė kėtij lloji, por iu pėrshtatėm dėshirave tė tij. Nė vend qė tė mbyllja serinė e propozimeve, siē duhet tė bėja lidhur me pozitėn time, unė fola i pari. Nė fund Princi na falenderoi e tha se pasi tė pėrktheheshin vėrejtjet tona e ti studionte, do tė na njoftonte vendimin e tij. Pritėm disa ditė, dhe pastaj pėr shkak tė mungesės sė njoftimeve tė tjera, shkuam nė Vlorė.
Duke parė rėndimin e gjendjes sė pėrgjithshme tė vendit dhe tė paaftėsisė sė dukshme tė Qeverisė sė Durrėsit, me qėllim qė tė merreshin masat pėrkatėse pėr tė shpėtuar Shqipėrinė, u caktua nė sheshin e madh tė Vlorės njė mbledhje e banorėve tė qytetit e tė krahinės, ashtu dhe tė gjithė refugjatėve tė krahinave tė tjera tė pushtuara nga armiku. Mbas njė diskutimi tė gjerė, u vendos tė formohej Komiteti i Shpėtimit Publik, nėn kryesinė time. Njoftuam Fuqitė e Mėdha dhe Princin me njė proklamatė, nė tė cilėn deklarohej se pėrfaqėsuesit e popullit tė Vlorės dhe tė njė duzine krahinash tė tjera, ishin mbledhur dhe kishin votuar krijimin e Komitetit tė Shpėtimit Publik me qėllim qė tu kėrkonin Fuqive garante tė princit, qė tia transferonin pėrkohėsisht pushtetin Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, e tė merrnin tė gjitha masat qė kėrkonin rrethanat. Mesazhi i nėnshkruar nga tridhjetė delegatė, i bėnte thirrje drejtėsisė sė Fuqive, e i lutej ti besonte Komisionit kėtė detyrė pa vonesė, duke shtuar se ishte fjala pėr tė vetmen masė, sipas mendimit tonė, qė mund tė mbajė sovranin legjitim nė fron, tė sigurojė bashkimin kombėtar dhe tėrėsinė tokėsore e tė shpėtojė nga shkatėrrimi mbi njėqind mijė qenie njerėzore, qė duke u larguar nga hekuri e zjarri, iu desh tė braktisin pronat e tyre tė djegura e vatrat e tyre tė rrėnuara e tė mbroheshin nė tė vetme qoshe tė Shqipėrisė qė ende ishte e lirė, nė qytetin e Vlorės e nė rrethinat e saj.
Arrita nė momentet e fundit tė kėtij mbretėrimi tė dhimbshėm e tė kotė. I mbyllur, siē kam thėnė, nė kryeqytetin e tij fatkeq Princi kishte humbur ēdo autoritet dhe sovraniteti i tij nuk ekzistonte mė. Nuk mbeti asgjė nga dhjetė milion frangat qė i kishin dhėnė paradhėnie dhe qė ai i kishte harxhuar marrėzisht nė gjėra si krijimi i njė gjykate Kasacioni, kur nė vend nuk kishte asnjė gjykatė, emėrimin e inspektorėve tė arsimit publik, kur nuk kishte shkolla, mbajtjen e ministrave tė plotfuqishėm tė akredituar nė vende tė huaja, por qė rrinin rehat nė shtėpi. Megjithėse dėrgonte Ministrin e Financave nė Romė pėr kontribute tė tjera, qoftė Roma, qoftė Vjena luajtėn pjesėn e shurdhit. Si njė spekulator i falimentuar Ėilhelm Ėiedi e kuptoi se nuk mbetej tjetėr veēse tė largohej. Lufta e madhe kishte filluar e do tė pėrmbyste shpejt Evropėn. Anijet e Fuqive e braktisėn Durrėsin dhe e lanė nė dorė tė ngjarjeve, kurse Princi i ndoqi me njė jaht tė vogėl italian, qė i ishte lėnė nė dispozicion.
Me gjithė pėrvojėn e kėtyre tre muajve, bashkatdhetarėt e mi e panė me trishtim tė largohej, sikur ai tė pėrfaqėsonte njė shpresė qė merrte fund, njė ėndėrr qė zhdukej. Ai skishte bėrė asgjė pėr ti njohur e kuptuar, asnjė hap pėr tiu afruar zemrave tė tyre, qė i ishin hapur me aq besim.
Tashti nuk mbetej tjetėr, veēse tė pritej dita kur pėrfaqėsuesit e njerėzimit tė mblidheshin e tė vendosnin tė njihnin tė drejtat tona qė deri nė kėtė moment fatkeqėsisht kishin mbetur tė harruara, me preteksin pėr tė evituar atė qė ishte e paevitueshme. Jemi tė bindur qė njė akt drejtėsie i dhėnė pėr ne, do tė jetė i dobishėm jo vetėm pėr ne vetė, por dhe pėr tė gjithė ata qė kanė kėrkuar zgjerimin e tyre me shkatėrrimin tonė. Rindėrtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e pavarėsisė sė tij, do tė jetė njė nga faktorėt mė tė fuqishėm pėr paqen e Evropės Lindore dhe tė botės.
Kjo ndėrtesė ballkanike mund tė forcohet, vetėm me forcimin e Shqipėrisė, qė pėrbėn kolonėn e katėrt qė e mban.

*Paris, korrik 1917
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė