Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-09, 19:02   #5
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

REKLAME
BLENI FLAMUJ
Bleni flamujtė tanė, flamujtė tanė janė flamujtė mė kuq e zi nė botė. Shqipet e flamujve tanė janė aq tė natyrshme, veē qė s'bėjnė ve, dhe kanė gjak tė vėrtetė shqiptarė. Ato i kanė kokat mė tė mėdha se tė flamujve tė tjerė. Kthetrat e shqipeve nė flamujtė tanė janė tė mprehta dhe nuk e lėshojnė asnjė armik. Flamujtė tanė i kanė shtizat mė tė lira dhe mė tė gjata nė botė, dhe e kanė pėlhuren mė kualitative kėshtuqė nuk i shpon as plumbi i shkaut. Bleni, se flamujtė tanė ju mbajnė ngrohtė se kanė ngrohje qendrore dhe valojnė mė sė miri nė botė, valojnė edhe kur nuk ka erė, dhe nuk kėrkojnė tė ushqehen, as nuk shpenzojnė benzin. Ata vetvetiu vihen nė krye tė turmave, shkaktojnė erė qė tė mund tė valojnė nė erė tė vet, dhe e trembin armikun flamujtė tanė, sepse kanė zemėr trime. Bleni flamujtė tanė, se janė flamujtė mė liridashės nė botė. Shesim edhe flamuj me pėrvojė revolucionare e patriotike. Shesim flamuj tė harrnuar me copa zemrash, flamuj tė qepur me enė tė gjakut, flamuj me bazė tė shėndoshė patriotike, flamuj tė edukuar e tė formuar kombėtarisht, flamuj tė lindur nėpėr beteja e tė sprovuar nė robėri tė plotė, me shkolla tė kryera pėr patriotizėm, flamuj me plagė kombėtare dhe me biografi tė pastruara nga mbeturinat komuniste. I shesim tė larė e tė pastruar nga tradhtitė, tė ēiltėr dhe tė ndershėm, me paradispozita ēlirimtare.
Flamujtė tanė janė flamujt mė tė lirė nė botė. Nuk grisen pa nevojė dhe valojnė saherė tė doni. As shpenzojnė energji, as kėrkojnė vitaminė, as e humbin kohėn kot. Edhe kur janė tė paguar, i shėrbejnė kombit tė vet. Pėrvoja e gjatė nė robėri i bėn ata veteranė tė luftės ēlirimtare. Blejini dhe binduni nė rolin e tyre historik, janė tė disponuar gjeografikisht ata, dhe vetėm me flamujtė tanė mund t'i ndėrroni kufinjtė ndėrkombėtarė dhe ta shkėrdheni Kartėn e Helsinkit.
Urdhėroni e ejani, dyqani ynė ėshtė nė fund tė kombit, rruga e robėrisė shekullore, numri i lirisė, dera e parė nė drejtim tė sheshit patriotik, kati i pėrēarjes tradicionale.
("Ngucakeqi" nr.4/1998)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė