Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-09, 19:13   #11
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh

LETRA PA ADRESĖ
Populli nuk ka adresė. Sidomos populli ynė e ka adresėn e ēaprapikėt, mė tė shprisht se gjakun. Nėse u drejtohesh atyre tė Shqipėrisė, nuk tė marrin vesh ata tė Kosovės, nėse u drejtohesh atyre tė Kosovės nuk tė lexojnė nė Shqipėri, nėse u drejtohesh shqiptarėve tė Maqedonisė, hidhėrohen ata nė Mal tė Zi... Nėse u drejtohesh "tė gjithė shqiptarėve nė trojet tona" tė hidhėrohen 7-8 qind mijė nė diasporė, nėse u drejtohesh me "shqiptarė tė botės" ka rrezik qė ndonjė refugjat yni tė ngelet jashtė kontekstit sepse ka arritur nė ndonjė planetė tjetėr... Nėse u drejtohesh me "vėllezėr shqiptarė" hidhėrohen motrat, nėse u drejtohesh me "vėllezėr e motra" hidhėrohen hallat, e kėshtu - pėrherė dikush mbetet jashtė fonisė kombėtare, gjė qė shkakton kakofoni. Por kjo edhe nuk ėshtė qenėsore: kjo vetėm dėshmon - pėrse problemi qė duam tė shtrojmė, venalohet nė kontekstin melodramatik "letra pa adresė" dhe asgjė mė shumė as mė mirė...
E problemi qė duam tė sheshojmė ėshtė i ashpėr. I rreptė. Dikush do ta quaj edhe antishqiptarė. Por shqiptari ka nevojė tė jetė pakėz antishqiptarė nė momente tė caktuara, jo nė nivel tė tradhtisė po nė nivel tė komunikimit jashtė kanuneve. Jashtė shablloneve tė traditės. Jashtė formulave nacionale.
Pėr shembull: katėr virtytet tona kombėtare (mes tjerash) janė: mėshira, burrnija, mikrėpitja dhe besa. Mėshira - nė kuptimin e "mirėsisė" demek, zemrės njerzore, humanizmit!
Sė pari: MĖSHIRA!... a ka gjė mė tė tmerrshme se mėshira nė luftė? Ajo ėshtė katastrofa vetė. Pikėrisht nė mėshirė - humbet lufta. Dhe kėsaj duhet hypur shqelma sa mė parė. Nėse don tė keshė mėshirė nė luftė, lere edhe luftėn dhe mos e bė fare!
E dyta: BURRĖRIJA! Ēka tė duhet burrėrija nė diplomaci? Politika ėshtė arti i rrenės, diplomacia ėshtė arti i mashtrimit. Ēka i duhet kėsaj burrėrija? Qė ta falimentojė? Lere tė gjorėn pėr oda burrash se nė diplomaci, burrėrija ėshtė dekor i rremė!
E treta: MIKĖPRITJA. Po sa shumė bukė i dhamė tė huajit e sa shumė dajak e robėri na dha si kundėrshpėrblim! Hudhe nė bėrrlog tė traditės mikėpritjen, sepse atė e kemi pasur pėr tė huaj (mė shumė), dhe duke u ofruar kafshatėn kemi dashur t'u hyjmė nė zemėr tė tjerėve, e kemi harruar se kafshata nuk shkon nė zemėr por nė lukth. Del nga zorra e trashė! (mikėpritja, jona!)
E katėrta: BESA. Ēfarė institucuioni ėshtė ajo? Nė njė botė krejtėsisht tė pabesė (tė pabesė, sepse tė gjithė luftojnė pėr ekzistencė), ne e kemi shpikur besėn. Po duket se na e kanė shpikur tė huajt dhe na e kanė ngjeshur qė me tė tė na e pijnė gjakun mė mirė. Ēka tė duhet besa nė kėtė botė tė pabesė, o shqiptari im? Po a sheh ku tė solli besa qė e deshe dhe me tė cilėn u krenove. Po a di se dymijė vjet po tė presin tė tjerėt nė besė, e ti po shet mend se je i besės, ta hangėrt dreqi besėn. Atė qė s'mund ta keshė pėr veti, mos e ruaj pėr tė huajin, o fara e dreqit! Se u rrope duke rėnė viktimė e besės e burrėrisė, urtėsisė e butėsisė tėnde nėpėr shekuj tė pamėshirė, tė egėr, tė ashpėr e tė pabesė.
Ti je viktimė e zemrės sate, shqiptari im i mirė!
("Ngucakeqi" nr.14/1999)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė