Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-08, 14:13   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Herezia – Edhe Njė Shkak Pėr Kalimin E Shqiptarėve Ne Islam

HEREZIA – EDHE NJĖ SHKAK PĖR KALIMIN E SHQIPTARĖVE NE ISLAM

Aristidh Kolja: "Ndėrrimi i fesė sė shqiptarėve me anė tė dhunės" ėshtė pjellė e fantazisė dhe shpikje e murgjėve..."




Hajrudin. S. Muja



Mbi ēėshtjen e islamizimit tė shqiptarėve ėshtė studjuar e ėshtė shkruar shumė nga dy kėndėvėshtrime. Njė pjesė e tyre, qė kanė tentuar ta paraqesin islamizimin e shqiptarėve si "njė e keqe e madhe", njė konvertim i detyrueshėm me metoda tė ndryshme, mė shumė me shpifje e me shprehje rrugaēėrie, sesa me dėshmi historike, kanė provuar tė paraqesin 'dėshmitė' se "Islami ėshtė fe e turkut", se "Zoti i myslimanėve ėshtė Zot orjental" se "islami ėshtė trung i huaj nė trupin shqiptarė", se "ėshtė mbjellur me shpatė gjatė pushtimit 500 vjeēarė turk!"[1], dhe se ėshtė "nė kundėrshtim me zakonet shqiptare" [2].
Pjesa tjetėr e studjuesve, e cila duket se ėshtė mė argumentuese e mė bindėse, kanė dhėnė dėshmi krejt kontradiktore. Aristidh Kolja (Kryetar i Arvanistasve tė Greqisė), ėshtė shprehur se: "Ndėrrimi i fesė sė shqiptarėve me anė tė dhunės" ėshtė pjellė e fantazisė dhe shpikje e murgjėve..."[3].
Nė fakt, pėrhapje tė islamit me dhunė nuk mund tė kishte, sespe vetė esenca e islamit e ndalon kėtė. Zoti kishte urdhėruar tė dėrguarin e Tij: "Thirr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi dhe kėshillė tė mirė, dhe diskuto me ta nė mėnyrė tė mirė!"[4] dhe e kishte qortuar: "A do t'i detyrosh ti njerėzit qė tė bėhen besimtarė?!"(10.99), sepse: "Po tė kishte dashur Allahu, do t'ju kishte bėrė njė popull."[5]. Duke i njohur kėto tė vėrteta, historiani anglez De Lacy shkruan: "Historia e bėnė tė qartė, se legjenda qė 'fanatikėt musliman u shpėrndanė nėpėr botė duke detyruar popujt e mundur me majėn e shpatės qė tė pranojnė Islamin', ėshtė njė nga legjendat mė absurde qė historianėt ta kenė pranuar ndonjėherė"[6].
Edwin Jacques pėr arsye kryesore tė islamizimit shqiptar, ka veēuar dy oponente primare: grindjet e padurueshme midis kishės katolike e ortodokse dhe dekadencėn e krishtėrimit. Brėnda kėtyre dy oponenteve primare, ai nuk ēuditet qė 70%-shi i shqiptarėve u islamizuan, por pse nuk u islamizuan edhe 30%-shi tjeter!? Nė konkluzion, brėnda rrethanave politike tė kohės, ai vė domosdoshmėrinė historike pėr tė theksuar dallimin nga sllavėt (e grekėt) qė pėrmes ortodoksisė po asimilonin me vrull shqiptarėt[7].
Brėnda kėti kontesti, Miftar Spahija pėr arsye kryesore veēon domosdoshmėrinė pėr ruajtjen e qenshmėrisė shqiptare[8]. Ashtu vėrtetė, thoshte Konica: "...ka pesė shekuj qė shqiptarėt kanė bėrė njė aleancė me turqit vetėm e vetėm qė tė munden ta dėrrmojnė; soj e sorollopin e serbėve"[9].
S'ka dyshim se nė islamizimin e popullatės shqiptare kanė ndikuar shumė faktorė dhe janė shtjelluar nga historianėt veē e veē. Por, pa dyshim, kėtu hynė edhe njė faktor tjeter mė pak i studjuar por jo pak i rėndėsishėm, prezenca e herezisė ndėr shqiptarėt.
Ēėshtė herezia dhe kush ishin heretikėt?
Sipas fjalorit tė shqipes sė sotme, herezia ishte njė doktrinė fetare mesjetare qė kundėrshtonte dogmat e kishės sė krishterė, ndėrsa heretiku ishte njė pjestar i kėti kundėrshtimi qė ndiqej e dėnohej nga kisha[10]. Fjalori i religjioneve, si terminologji greke 'hairesis', i jep kutimin e njė opozite tė drejtimit natyral pėrkundėr librave tė mėvonėshme tė "Beslidhjes sė Re", duke pėrdorur 'Ungjij' tė tjerė, qė sipas katolicizmit e ortodoksisė kishin prishur unitetin e kishės, kurse sipas Agustinit, kishin menduar gabimisht pėr Zotin. Nė tė vėrtetė, ata nuk kundėrshtonin mėsimet e vėrteta krishtere, por nė disa pikėpamje ishin tė ndryshme[11], prandaj edhe ndiqeshin prej tyre.
Studjuesi Aleks Buda, duke analizuar anonimin e vitit 1308, e konsideron kėtė herezi si njė 'fond paganizmi antik', ose mė thjeshtė, si njė kėmbim i "fesė sė shqiptarit"[12]. Tė njėjtėn gjė bėn edhe Dh. Shuteriqi, qė e mbėshtetė nė mbeturinat e besimeve pagane me njė sens tė fortė, edhepse kundėr kishave lindore e prendimore tė organizuara mirė, me njė kler tė madh e me objekte kulti nė ēdo vend tė banuar[13]. Por, dihet se nė kėtė kohė, ashtu si edhe mė pas, tė dy kishat ishin nė luftė me to, kur njėkohėsisht luftononin edhe njėra tjetren.
Nė tė vėrtetė, nė fillim, para se tė formohej doktrina e krishterė, fjala "herezi" kishte kuptim krejt tjeter: zgjidhje, pėrparėsi, preferim, drejtim mendor, etj. Me paraqitjen e etėrve kishtarė, herezia dhe heretikėt u etiketuan njerėzit qė nuk mendojnė dhe nuk veprojnė nė ujdi me fenė dhe dogmėn e krishterė. Nė fillim kisha dhe teologėt, kurse mė pastaj edhe kisha e inkuizicioni famėkeq i ka shpallur heretikė edhe shumė njerės e mednimtarė qė me zemėr e shpirtė i takonin krishterimit dhe si tė tillė merrnin masa tė rrepta kundėr tyre [14].
Dokumntet e vjetra historike japin plot dėshmi pėr prezencen e heretizmit ndėr shqiptarėt. Tri dekada, para se Perandria Osmane tė qeveriste Krahinėn e Tivarit e Ulqinit, siē njofton relacioni i Sindikėve Venedikas (1540)), ndėr njėmijė burra tė aftė pėr luftė, qė jetonin nė vendin e Markoviqit (Mėrkot H.M) kishte edhe heretikė. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja qė prifti i tyre Sefani ishte shkishėruar "prej patriarkės serbiane"[15].
Ēka nė tė vėrtetė ishte herezia dhe kurė kishte filluar ajo?
Ajo e kishte fillimin e vet nė kohėn e dishepujve tė Jezusit (Isaut a.s). Njė grup i vogėl njerėzish qė besonin e praktikonin mėsimet monoteiste tė profetit Jezus, duke zbatuar praktikėn fundamentale tė Mojsiut (Musaut a.s)[16]. Ky ishte besimi qė kishte pėrhapur dishepulli Barnabė me bashkėkohasit e vet, tė cilėt edhe pėrkundėr vėshtėrsive nė pėrballje me kundėrshtarėt, nuk pranuan kompromise nė lėshimin e mėsimeve tė Jezusit, prandaj edhe sukseset e tyre ishin mė tė kufizuara, dhe mė pas u shpallen heretikė. Nė anėn tjetėr, ishte Shėn Pali i cili pėrmes "lidhshmėrisė vizionale" si "autoritet hyjnor", ua bėnte paganėve tė lehtė konvertimin nė krishterizėm, duke i pėrzie mėsimet e Jezusit me mėsimet qė gjeti ndėr to. Mė pas ndikoj edhe Konstantini, i cili pėr tė mbajtė pozitėn e perandorit, pranoj fenė kristjane dhe unifikoi Sabatin (e Jezusit) me tė dielen (e zotit romak tė diellit) duke e mveshur plotėsisht me petkun pagan. Gibbon thotė se ushtarėt romakė shumė para krishterizimit tė tyre mbanin kryqe nė krahrorė, qė ishte njė simbolikė pagane[17].
Nė antologjinė qė Pali pėrdorė tek letra e dėrguar Romakėve (7:1-4), arsyeton ndryshimin qė ai bėnte ndėrmjet "Jezusit" dhe "Krishtit". Sipas kėti arsyetimi, ligji qė kishte pru Jezusi, nuk ishte i nevojshėm pas 'vdekjes' sė tij. Tani ligjet nuk ishin tė Jezusit, por tė Krishtit, krejt i ndryshėm prej tė parit. Kjo, jo vetėm qė ndryshoj mėsimet e Jezusit, por u bė njė parapėrgaditje e ndryshimit tė idesė se "kush nė tė vėrtetė ishte Jezusi? Figura imagjinare e shenjtėrisė sė Krishtit u pėrvetėsue nga shtresat intelektuale greke e romake, qė u shkri nė filozofinė platonike, deriqė sipas Gibbon-it "emri i Platonit u respektua tek tė krishterėt dhe u abuzua te heretikėt si njė pėrzierje e tė vertetės me intrigėn..."[18].
Herezia dhe heretikėt tek shqiptarėt!
Gjurmėt e para tė heretikėve shqiptarė nė burimet e shkruara, i hasim nė fillimin e shekullit IX-tė, te kryeideologu i ikolonatrisė nė Bizant - Teodor Studiti, i cili ishte i shqetėsuar pėr zhvillimin e luftės kundėr ikonave nė Shqipėri[19]. Derisa pėr herezinė e kėsaj kohe, do tė flasė mė shtuar Kozmai (962-969), pėr tė cilin disa thonė se jetonte nė Maqedoni e Shqipėri[20], dhe i cili nė traktin[21] e tij, i akuzonte heretikėt se: "demaskojnė tė pasurit, urrejnė carin dhe venė nė lojė eprorėt e tyre, i ndalojnė skllevėrit tė ndjekin urdhėrat e zotėrive, ē'pranojnė tė adhurojnė kryqin, tė cilin e quajn armė tė satanait dhe nuk duan tė adhurojnė ikonat tė cilat i quajn 'idhuj'. Ata nuk u besojnė mrekullive dhe hedhin poshtė liturgjinė..."[22]. Ky trakt na lė rrugė tė hapur pėr tė kuptuar terrorin qė shpėrtheu mbi popullin e ngritur nė kėmbė, qė e pėrligjėte me aksiomėn se "Carėt janė tė vendosur nga Perendia"[23]. Pa dyshim, Kozmai flet pėr paulicianizmin qė ishte e pėrhapur mė sė shumti nė Ballkan, e qė ata e quanin "Bogomilizėm" sipas njė prifti heretik bullgar me emrin Theodor Bogomil[24], siē pėrmendet nė tekstin e atribuar anonimit tė Elbasanit[25].
Kryqzatorėt e Kryqėzatės sė parė dhe tė katėrt, kur kaluan nėpėr viset e Shqipėrisė, u ndeshėn me grupe heretike pauliciane, ndėrsa nė shekullin XII-tė, njė e tillė ishte nė Kolonjė[26]. Meqė paulicianėt e Danubit ruanin tekste fetare katėr shekuj tė vjetra, sigurisht edhe heretikėt shqiptarė kishin tekste tė tilla.
Se sa shqetėsues ishte numri i heretikėve nė shqipėri, flet edhe njė leter papale e vitit 1298, ku cilėsohet pėrhapja e heretizmit nė Arqipeshkvinė e Durrėsit, Tivarit dhe Raguzės, dhe urdhėron arqidiakonin e Durrėsit, ti luftojė e ti ēfarosė ato[27].
Njė anonim prendimorė qė vizitoj Arbėrinė e vitit 1308, i ēmon banorėt shqiptarė pėr "...shumė trima...", por shton se: "Njerėzit e kėtyre provincave nuk janė as thjeshtė katolikė, as thjeshtė skizmatikė..."[28]. Pra, ata ushtrojnė njė krishterizėm tė tyre dhe ne kemi pėrfunduar se janė heretikė[29]. Anonimi flet edhe pėr ndjekjen e heretikėve nė Serbi[30]. Edhe pėrkundėr tė gjitha pėrpjekjeve kishtare pėr ta zhdukur herezinė, nė prak tė ardhjes sė Osmanėve nė Shqipėri (1383-1385), pėrgjithėsisht nė Ballkan, ajo ishte gjithnjė aktive.

...


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante